Ekonomi
-
Krahasuar me të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit, të huajt në jug të vendit përfaqësojnë gati 40 përqind të tw huajve tw punësuar në të gjithë vendin.
3 Shtator, 18:25 -
Kompensimi 10% për fermerët, Tatimet sqarojnë kushtet: Kush përfiton, dokumentet që duhen dhe kur hidhen paratë
3 Shtator, 16:25Tatimet kanë sqaruar procedurën që duhet të ndjekin fermerët për të përfituar kompensimin 10%, nga kushtet që duhet të plotësohen dhe dokumentet e nevojshme, deri te afatet e aplikimit, problemet me e-Filing dhe mënyra se si kryhet pagesa.
-
Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues
3 Shtator, 13:12Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me vendimin e ri do të trajtohen 328 prona, ndërsa në procesin e kompensimit përfshihet një sipërfaqe totale prej 61,477.13 metrash katrorë truall.
-
Kursime në rritje, por shqiptarët nuk i ‘bllokojnë’ paratë, BSH: 56% e kursimeve janë ‘pa afat’, tërhiqen në çdo kohë
2 Shtator, 20:15Kursimet e shqiptarëve në banka kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë këtij viti, duke arritur në 1.56 trilionë lekë në fund të korrikut. Banka e Shqipërisë thotë se qytetarët preferojnë depozita pa afat që të mund t’i tërheqin paratë në çdo kohë.
-
Banka e Shqipërisë: Sistemi financiar i qëndrueshëm, më shumë transparencë për pagesat në valutë! Thjeshtëzim i procedurave për kryerjen e transfertave
2 Shtator, 15:34Në raportin e Bankës së Shqipërisë theksohet se sektori bankar mbetet rezistent ndaj rreziqeve të identifikuara, megjithëse kërkohet forcimi i mëtejshëm i sistemeve të administrimit të rreziqeve dhe ruajtja e niveleve të përshtatshme të kapitalizimit.
-
Greqia uli çmimet e 1,600 produkteve, ekspertët në Report TV: Në tregjet tona ka produkte me marzh fitimi 200-300%! Muço: Konkurrenca të hetojë
2 Shtator, 15:00Në "Sot Live" në Report TV, Klodian Muço dhe Fatos Çoçoli thanë se transparenca nuk mjafton dhe se ka mekanizma për të frenuar abuzimet me çmimet.
-
Nuk ndalet rënia e Euros, sërish në minimum! Po këmbehet me 92.16 lekë
2 Shtator, 14:58Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët europiane.
-
Tërhiqet qeveria, tjetër kompensim transportit publik për çmimin e naftës! Autobusët kthehen nga nesër më kapacitet të plotë
2 Shtator, 13:13Nga nesër rikthehet në normalitet flota e autobusëve urbane. Shoqata e Transportit Urban edhe Interurban ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e qeverisë, ministrin e infrastrukturës Enea Karakaçi dhe ministren e ekonomisë Delina Ibrahimaj.
-
Kompensimi i TVSH, 4.104 fermerë aplikojnë brenda 2 muajve! Tatimet: Vlera arrin në 10 mln euro
2 Shtator, 11:11Aktualisht janë miratuar 2,906 aplikime për kompensimin prej 10%, ndërsa pjesa tjetër është ende në proces shqyrtimi. Aplikimet për këtë skemë mbështetëse që po zbatohet për herë të parë këtë vit do të mbyllen më 31 dhjetor 2026.
-
Çmimi i naftës mbi 200 lekë për litër, por konsumi arrin rekord historik! Ministria e Financave: Në korrik u importuan 75 mijë tonë karburant
1 Shtator, 17:17Rekord importesh të karburanteve në korrik të këtij viti. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në vend kanë hyrë 75 mijë tonë karburant, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Rritja e importit reflekton shtimin e konsumit në vend edhe pse me çmim shumë më të lartë.
-
Filipinas, indian apo egjiptian: gati 30% e vendeve të lira të punës në vend tani u mbushën nga të huajt, 12 mijë morën leje në 6 muaj!
1 Shtator, 16:12Tregu shqiptar i punës po mbështetet gjithnjë e më shumë te punonjësit e huaj, me 12.348 miratime për punësim në gjashtëmujorin e parë të 2026-ës. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thotë se 28.3% e vendeve të lira të punës që u shpallën gjatë këtij viti janë mbushur me shtetas të huaj. Ata janë të punësuar kryesisht në turizëm, industri, ndërtim dhe tregti.
-
Tatimet arkëtojnë 41,3 miliardë lekë në gusht, të ardhurat rriten me 11,2% krahasuar me një vit më parë
1 Shtator, 14:23Administrata Tatimore thotë se të ardhurat tejkaluan planin mujor me 0,5 miliardë lekë dhe ishin 4,2 miliardë lekë më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
-
Ndërtimi ‘pika e fortë’ e ekonomisë, optimizmi rritet me 4.7%, fluks pune e kontrata! Shërbimet në vend të tretë në mes të sezonit turistik
1 Shtator, 13:51Besimi në ekonomi u përmirësua në gusht, me ndërtimin që shënoi rritjen më të fortë mes sektorëve. Edhe pse turizmi po shënon rekord për numrin e pushuesve të huaj, Banka e Shqipërisë raporton një rritje më të fortë të besimit në ndërtim sesa në shërbime.
-
Ç’përfaqësojnë mbi 1.7 milionë pasagjerë në Rinas në gusht?
1 Shtator, 12:00Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas trajtoi një milionë e 717 mijë pasagjerë vetëm gjatë një muaji. Dita më e ngarkuar ishte 17 gushti, kur u regjistruan mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime brenda vetëm asaj dite.
-
Një e pesta e ekonomisë për t’u ushqyer, Shqipëria rekord në Europë për qumësht, vaj e zarzavate
1 Shtator, 07:33Pesha kaq e lartë lidhet në radhë të parë me nivelin e ulët të të ardhurave. Për familjet me të ardhura më të kufizuara, pjesa më e madhe e buxhetit përqendrohet te nevojat bazë dhe ushqimi është ndër të parat.
-
Transporti publik, nga sot 30% më pak autobusë! Shoqatat thirrje qeverisë: Kompensim për çmimin e naftës ose nuk nxjerrim asnjë mjet në qarkullim (VIDEO)
1 Shtator, 07:10Rritja e çmimit të naftës po vë në vështirësi transportin publik. Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë paralajmëruar se nga sot do të reduktojnë me 20 deri në 30% flotën e autobusëve në qarkullim, pasi thonë se nuk mund të përballojnë më kostot.
-
Rezerva valutore kalon për herë të parë 8 miliard euro, BSH: Brenda vitit u rrit me 1.2 mld euro! Me vlerën aktuale garantohen 8 muaj importe
31 Gusht, 17:50Rezerva valutore regjistroi rekord të ri në muajin korrik, duke kapërcyer për herë të parë vlerën prej 8 miliardë euro. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti rezerva është rritur me 18%, dhe shkaku kryesor është shtimi i blerjeve të euros në treg për shkak të zhvlerësimit të saj.
-
Roskovec/ Mbi 300 ton rrush, por s’ka treg! Fermerët: Me 60 lekë/kg s’mbulojmë kostot, po i zëvendësojmë vreshtat me ullinj
31 Gusht, 15:51Çmimi i ulët dhe mungesa e një tregu të sigurt i ka penalizuar kultivuesit e rrushit në Kuman të Roskovecit, të cilët po detyrohen të zëvendësojnë hardhitë me ullinj. Sot ata prodhojnë mbi 300 ton rrush, por çmimi është pa leverdi, me 60 lek/kg.
-
‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’/ Ministrja Ibrahimaj: Po punohet që ky program të jetë sa më i aksesueshëm për çdo biznes, javën e ardhshme lançojmë portalin e dedikuar
31 Gusht, 15:35Ministrja Ibrahimaj ka shkruar se javën e ardhshme do të lançohet edhe programi i dedikuar, i ndërlidhur me E-Albania, ku bizneset do të mund të përgatisin më lehtë dokumentacionin dhe të ndjekin hap pas hapi ecurinë e aplikimit të tyre.
-
Eurocontrol në gjyq me “Air Albania”, kërkon 1.2 mln euro për tarifat e korridoreve ajrore dhe terminalet! Borxhet që prej vitit 2024
31 Gusht, 13:17Në një kohë kur prej më shumë se 9 muajsh nuk operon më asnjë fluturim dhe fati i së ardhshmes është ende në pikëpyetje, kompanisë “Air Albania” i kërkohet të paguajë borxhet e prapambetura. Mes proceseve gjyqësore me kompani vendase për detyrime të mos paguara, “Air Albanias” i kërkon paratë edhe Eurocontrol, Organizata Europiane për Sigurinë e Navigimit Ajror.