Ekonomi
-
Bilanci i energjisë i tremujorit të dytë të këtij viti, publikuar nga INSTAT, tregon se prodhimi neto vendas arriti në 2.361 GWh në periudhën prill-qershor 2026, nga 1.757 GWh një vit më parë, duke shënuar rritje vjetore prej 34,4%. Energjia në dispozicion u rrit me 5,1%.
26 Gusht, 13:57 -
Luftë evazionit fiskal, Tatimet prezantojnë aplikacionin e ri! Shkeljet mund të raportohen në mënyrë anonime (VIDEO)
26 Gusht, 13:09Aplikacioni është i disponueshëm në Apple Store dhe Google Play dhe, sipas Administratës Tatimore, u mundëson qytetarëve të denoncojnë në mënyrë të sigurt rastet e dyshuara të informalitetit.
-
500 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave në Dhërmi, ndërhyrje në 160 objekte! Synohet rikthimi i identitetit tradicional
26 Gusht, 11:53Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, fokusi do të jetë zona e mbrojtur përreth qendrës historike. Projekti parashikon një ndërhyrje të integruar në fasadat e ndërtesave, hapësirat publike, rrugët dhe infrastrukturën urbane.
-
Fatos Çoçoli: Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?
26 Gusht, 10:49Euro rekord e ulët është njëkohësisht një e mirë për konsumatorin dhe një provë për prodhuesin shqiptar. Sfida është që përfitimi nga euro e dobët dhe leku i fortë, të mos paguhet me humbjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë.
-
Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana
26 Gusht, 07:40Në kushte normale trafiku, 3 km nga zona e Shijonit deri te rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan do të përshkoheshin afërsisht për 4–5 minuta me makinë. Për shkak të trafikut, koha e udhëtimit ishte rreth 6–7 herë më e gjatë se normalisht.
-
Auditimet, KLSH gjen 3.2 mln euro efekte negative në buxhet në katër muajt e parë të vitit
26 Gusht, 07:26Nga vlera totale prej 314.8 milionë lekësh, 84.3 milionë lekë janë vlerësuar si dëm ekonomik, ndërsa 230.5 milionë lekë si menaxhim joefektiv i fondeve. I gjithë dëmi ekonomik i identifikuar nga KLSH është konstatuar në fushën e shpenzimeve.
-
Turizmi mbush arkën e shtetit/ Në 7 muaj, 511 milionë € të ardhura më shumë, rriten me 45 milionë € edhe investimet
25 Gusht, 19:26Në 7 muajt e parë të këtij viti në buxhetin e shtetit kanë hyrë 511 milionë euro të ardhura më shumë se e njëjta periudhë e 2025-ës, me ndikim kryesor rritjen e konsumit e lidhur drejtpërdrejtë nga fluksi i turizmit në vend. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari në korrik ka edhe një rritje me 45 milionë euro të investimeve.
-
Shtëpi për punonjësit e administratës, ofrohen 300 kredi me 0% interes, me 27 gusht hapen aplikimet
25 Gusht, 15:25Programi është për punonjësit e administratës publike, ndërsa afati për të aplikuar përfundon më 25 shtator
-
Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora mbetet 'mbretëresha' e qirave afatshkurtra
25 Gusht, 14:38Durrësi renditet i dyti, ndërsa Golemi dhe Shëngjini vijojnë të tërheqin turistë. Të dhënat e AirDNA tregojnë se bregdeti mbetet motori i tregut të qirave afatshkurtra.
-
Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimumin e ri historik pranë 92.4 lekëve
25 Gusht, 13:52Që nga fillimi i vitit kalendarik, kursi Euro/Lek ka rënë me 4.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit ka arritur në 4.9%
-
Pas 'ngecjes' në qershor, turizmi rifiton ritmin! Gati 2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në korrik, rritje me 7.1 përqind krahasuar me 2025-ën
25 Gusht, 13:16Afro 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit korrik. Sipas INSTAT, krahasuar me një vit më parë, u regjistruan 7.1 përqind vizitorë më shumë. Numri i të huajve nga Evropa Lindore dhe Veriore, pati rritjen më të madhe.
-
Kompensimi i naftës te Transporti Publik, Financat të gatshme për 3 muaj shtesë! Pritet propozimi
25 Gusht, 07:59Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas vetëm gjatë muajit gusht ka përsëritur 2 herë kërkesën se kostoja e operimet mbetet e papërballueshme dhe se kjo shumë shpejt do të sjellë reduktim të mjeteve për lëvizjen e qytetarëve.
-
Fatos Çoçoli: Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?
24 Gusht, 21:28'Eksportet shtohen tri herë më shpejt se importet, por nuk mjafton'.
-
Banka e Shqipërisë publikon të dhënat, rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove
24 Gusht, 15:23Në periudhën 2024-2025, Banka Qendrore bleu më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor, me qëllim për të frenuar forcimin e vazhdueshëm të Lekut në kursin e këmbimit.
-
Ndërtimi i bazës mekanike të trenave, Hekurudha Shqiptare shpall fituesin e kontratës 9 mln euro
24 Gusht, 15:19Hekurudha Shqiptare ka shpallur PROGEEN fitues të tenderit për projektimin dhe ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbajtjen e trenave në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, me ofertë fituese prej 9 milionë euro.
-
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli i lë 6 muaj kohë qeverisë për marrëveshje: Të hapur për dialog, në të kundërt shkojmë në arbitrazh ndërkombëtar
24 Gusht, 13:55MABCO, që deklaron se zotëron 98% të kuotave, pretendon se prej vitit të kaluar është privuar nga vendimmarrja në VIA dhe nga ushtrimi i të drejtave që i burojnë nga pronësia.
-
Nafta mbi 210 lekë/litër, operatorët e transportit publik: Kompensim të naftës deri në shtator ose do të reduktojmë qarkullimin
24 Gusht, 13:48Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas thotë se kompensimi aktual nuk mbulon kostot e operimit dhe kërkon zgjatjen e skemës edhe për muajt në vijim.
-
INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi
24 Gusht, 13:08Rritet pothuajse me 50% numri i të huajve që kërkojnë të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Referuar të dhënave të INSTAT për vitin 2025 India dhe Filipinet shënojnë rritjen më të madhe, ku së bashku përbëjnë gati 1 në 4 të aplikimeve.
-
Aeroporti i Vlorës padit qeverinë në Arbitrazhin e Londrës/ Koncensionari kërkon masë sigurie për zgjidhjen e kontratës
23 Gusht, 19:06Vlora International do t'i drejtohet gjykatës për të kërkuar bllokimin e prishjes së kontratës koncensionare. Pra, një masë sigurimi mbi njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës për zgjidhjen e kontratës.
-
5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar
23 Gusht, 07:43Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për pasuri të paluajtshme ka shënuar rritje të shpejtë në vitet e fundit. Ndërkohë, kredia direkte për sektorin e ndërtimit është në vlera më të kufizuara.