Ekonomi
-
Teksa tregu i punës është përfshirë në emergjencë kombëtare për punonjës në të gjithë sektorët e ekonomisë në kryeqytet dhe në qarqe, papunësia në grupet e reja të popullsisë shënoi rritje në tremujorin e fundit të vitit 2022 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT
18 Prill 2023, 08:35 -
Eksportuesit humbën 225 mln euro nga rënia e euros, Zekja: Po rrezikohet e ardhmja e bizneseve tona! Paratë e munguara na duheshin për teknologji e rritje pagash
17 Prill 2023, 13:53Rënia e euros ka sjellë 225 milionë euro humbje vitin e kaluar për eksportuesit shqiptarë. Florian Zekja, përfaqësuesi i ProExport tha në Report Tv se po rrezikohet e ardhmja e bizneseve pasi shifra që i mungon do të shkonte për teknologji, marketing e rritje pagave.
-
Mbledhje e FMN dhe Bankës Botërore në SHBA! I pranishëm edhe Sejko, guvernatori: Banka e Shqipërisë ka garantuar stabilitet financiar të vendit
17 Prill 2023, 10:05Në datat 12-15 prill 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington.
-
Bie ndjeshëm konsumi i kafesë e karburanteve, në rritje importi i cigareve
17 Prill 2023, 09:28Në dy muajt e parë të kjëtij viti, importi i karburanteve dhe kafes ka pësuar ulje të ndjeshme, ndryshe nga Birra dhe cigareja. Sipas raportit financiar të Ministrisë së Financave, është ulur edhe konsumi në tërësi
-
Eksportuesit shqiptarë humbën 225 milionë euro në 2022 nga rënia e euros
16 Prill 2023, 07:49Eksportuesit shqiptarë humbën 225 milionë euro vitin e kaluar nga nënçmimi me 6.6 lekë i Euros në kursin e këmbimit.
-
4.4% e individëve kanë gati 60% të vlerës së depozitave në vend! 900 mijë llogari në banka janë bosh
14 Prill 2023, 07:52Kursimet në banka vijuan rritjen në vitin 2022, por pjesa më e madhe e tyre zotërohen nga pak individë, ndërsa një e treta e llogarive, që individët kanë hapur nëpër banka, kanë maksimumi 100 lekë.
-
Rritja e pagave, Soko për Report Tv: Rama e bëri se jemi para zgjedhjeve! Rrumbullaku: Lëvizje e menduar, do nxisë edhe bizneset që t’i rrisë
13 Prill 2023, 15:01Qeveria ka shprehur ambicien që pagën mesatare ta çojnë brenda harkun kohor të një viti në 900 euro, ndërsa për disa kategori e ka rritur që këtë muaj. Por, si shihet kjo lëvizje në syrin e ekspertëve të ekonomisë? Olti Rrumbullaku i ftuar në Report Tv tha se reforma e pagave ishte e nevojshme.
-
Helikopterët Black Hawk mbërrijnë në shtator, Ministria e Mbrojtjes jep 3.5 milionë euro për hangarin
13 Prill 2023, 07:46Ministria e Mbrojtjes synon që të ndërtojë një hangar të ri për strehimin e helikopterëve UH60 BLACK HAWK që mbërrijnë këtë shtator nga Shtetet e bashkuara të Amerikës.
-
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave/ Zusi: Biznesi nuk bën magji, duheshin konsultime! Çoçoli: Mundësohet vetëm nëse ka rritje ekonomike në vend
12 Prill 2023, 18:39Nisma e qeverisë për rritjen e pagave mesatare në vend, ka sjellë diskutime mes ekspertëve të eknomisë mbi mundësinë e realizimit të një politike të tillë. Kreun e shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi, tha se duhet të jetë analizuar më parë nëse një rritje e tillë është e mundshme dhe e qëndrusheshme në kompanitë e biznesit privat në vend.
-
Credins Smart Park, një pit stop i relaksit në natyrë!
11 Prill 2023, 12:51Në 20 vjetorin e themelimit të saj, Credins bank vjen me risinë më të fundit, krijimin e parkut “Smart Credins”. Në bashkëpunim edhe me bashkinë e Tiranës, sot janë mbjellë 20 pemë, të llojeve qershi japoneze dhe lofata për ti shtuar kështu kryeytetit më shumë gjelbërim.
-
Nis operimin Bursa shqiptare e energjisë, hidhet ankandi i parë! Flet ambasadorja e SHBA Yuri Kim: Furnizim më të mirë dhe çmime më të lira
11 Prill 2023, 11:25Ankandi i parë në Bursën Shqiptare të Energjisë hidhet sot duke i hapur rrugë kështu zyrtarisht operimit të kësaj burse. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj tha se Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e biznesit.
-
Moody’s ri-konfirmon vlerësimin aktual për ekonominë shqiptare: B1- me perspektivë të qëndrueshme
11 Prill 2023, 09:53Në “gjykimin vlerësues” më të fundit të saj, publikuar në 07 Prill 2023, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kredibilitetit (credit rating agency) Moddy’s ri-konfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.
-
Pagat zyrtare, ndërtimi, bujqësia, tregtia, shërbimet dhe industria paguajnë nën mesataren
11 Prill 2023, 07:28Presionet për rritjen e pagave në ekonomi janë shtuar si nga kushtet e reja në tregun e punës ashtu edhe nga qeveria, e cila në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale kanë vënë rritjen e pagave si kryefjalë. Të dhënat nga pagat zyrtare që deklarohen në tatime tregojnë se punonjësit në katër aktivitete kryesore ekonomike e kishin pagën mesatare mujore më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi.
-
Emigrimi masiv i të rinjve në Britaninë e Madhe tkurr ekonominë e Hasit, banorët: Është skandal, jemi lodhur! S’po bëhet më mirë
10 Prill 2023, 15:40Ikja e të rinjve e ka shkretuar Hasin, ku ekonomia është në rënie të lirë. Tregtarët thonë se ka rënë fuqia blerëse dhe nëse kjo situatë vazhdon, do të detyrohen të emigrojnë edhe vetë
-
Dyfishohet çmimi i qepës, tregtarët: As në ’97 nuk është shitur me 150 lekë! Eksperti: S’janë orientuar fermerët
10 Prill 2023, 12:54Çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar një rritje të ndjeshme! Dyfishim të çmimit ka pësuar qepa, e cila për fermerët është diçka pazakontë. Sipas tyre kjo rritje çmimi lidhet me mungesën e prodhimit në fusha, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, por edhe pasi një vit më parë kostoja e prodhimit ishte shumë e lartë dhe fermerët u detyruan ta hedhin
-
A i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?
10 Prill 2023, 10:24Përtej diskutimeve se çfarë rreziku paraqet zhvillimi teknologjik për të ardhmen e profesioneve të caktuara, për diçka biem dakord: Inteligjenca Artificiale është në mesin tonë dhe do të qëndrojë gjatë. Rreziqet e zëvendësimit të njerëzve mbizotërojnë në punë që mbartin procese mekanike. Ekspertët thonë se ChatGPT duhet përdorur në funksion të proceseve të caktuara të punës.
-
Dyfishimi i akcizës së birrës, prodhuesit dërgojnë ligjin në Kushtetuese! Financat: Akciza rrit çmimin, por nuk synojmë diferencime
10 Prill 2023, 07:08Ministria e Financave dhe Ekonomisë në muajin nëntor të vitit të kaluar kur nisi diskutimet për projektligjin e akcizës, parashikoi se 65% e konsumit do të tarifohen me taksën e re 710 lekë për Hl (50% birrë e prodhuar në vend dhe 15% nga importi).
-
Rritja e pagës minimale, Nasto në Report Tv: Qeveria të ndihmojë financiarisht biznesin e vogël! Rrezikon të shkurtohet fuqia punëtore
9 Prill 2023, 17:34Bizneset e vogla duhet të ndihmohen financiarisht nga qeveria për rritjen e pagës minimale. Kështu deklaroi i ftuar në Report Tv, Albert Nasto kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, i cili u shpreh se ka gjasa që të shkurtohet fuqia punëtore, pasi bizneset e vogla nuk do të mund t’i paguajnë dot
-
Importet 'mbysin' produktet shqiptare
9 Prill 2023, 08:06Kostot e larta prodhuese nga rritja e taksave dhe çmimet e lëndëve të para po favorizojnë shitjen e mallrave të importit. Prodhimet shqiptare kanë humbur konkurrueshmërinë dhe po zëvendësohen në treg me mallrat e importit.
-
Të ardhurat nga fasoneria shënuan rekord të ri në vitin 2022
8 Prill 2023, 07:29Të ardhurat nga ekonomisë shqiptare nga aktivitetet e fasonerisë arritën një rekord të ri vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhura neto nga shërbimet e punës me porosi për subjektet e huaja vitin e kaluar arritën në 625 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.