Ekonomi
-
Bord ii Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa i përket naftës, benzinës dhe gazit. Çmimi i naftës është rritur me 8 lekë dhe do të shitet me 214
2 Dhjetor 2022, 14:27 -
Ndryshon udhëzimi i kontributeve: Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj
2 Dhjetor 2022, 11:29Udhëzimi parashikon që për të punësuarit që janë me raport barrë lindje ose raport mjekësor, që nuk janë ende shkëputur nga puna marrin përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore nëse nuk kanë punuar për 1 muaj dhe jo pas ditës së 14 siç parashikoj në udhëzimin e mëparshëm
-
Shqipërisë i shtohen ‘mysafirët’, 2022 vit i mbarë për turizmin! Rama: Vizitorë nga e gjithë bota
2 Dhjetor 2022, 10:26Kryeministri Edi Rama ka publikuar një statistikë të ecurisë së turizmit në vendin tonë. Krahasuar me vitin që lamë pas, Shqipëria arriti një vit të mbarë dhe të frytshëm për sa i takon turizmit duke mikpritur flukse të reja nga e gjithë bota
-
Dev.al në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës me 3 zgjidhje të reja
2 Dhjetor 2022, 10:06Panairi i 28-të Ndërkombëtar i Tiranës po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve i formësuar nën lajtmotivin “Think Global, Embrace Digital”
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15Ekonomia Shqiptare konfirmohet si një ekonomi me perspektivë të qëndrueshme nga “Moddys”, agjencia ndërkombëtare e Vlerësimit të Krediblitetit. Sipas agjencisë vlerësohet pozitive rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë.
-
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat/ Braçe: S’mund të shqyrtohet pa kaluar ‘lojërat e fatit’! Spaho: Pse e ndryshuat strategjinë?
1 Dhjetor 2022, 15:05Në komisionin e Ekonomisë ku u prezantua ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që më parë të kalojë ligji për lojërat e fatit, ndërsa deputeti demokrat Edmond Spaho ngriti shqetësimin se mazhoranca ndryshoi strategji duke rikthyer edhe një herë lojërat e fatit.
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40Mbi 6.7 milionë të huaj kanë vizituar vendin tonë në 10 muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në tetor, duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe shifrat e vitit 2019 i cili ka qenë më i suksesshmi deri më tani.
-
Fasha 800 kwh/ Bejtja: Njerëzit vijojnë të kursejnë! Me energjinë jemi gjithmonë në alert! Bursa shqiptare do të hapet në mars
30 Nëntor 2022, 20:36Ndonëse vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ende nuk ka siguri që dimrin do të kalohet pa u prekur nga fasha 800 KWH. Zv.ministri i Energjetikës Ilir Bejtja bëri me dije se muaj pas muaji shihet situata nga prodhimi vendas dhe më pas përcaktohet vijimësia. Në një intervistë në Report Tv, Ilir Bejtja u shpreh se për energjinë do të jenë gjithmonë në gjendje alerti.
-
Tregtia përmes rrugëve detare merr sërish hov
30 Nëntor 2022, 14:02Ekonomia globale po vuan ende nga pasojat e pandemisë së koronës dhe luftës në Ukrainë. Megjithëse nga kjo tregtia botërore ka humbur ritmin, shumë zinxhirë furnizimi janë çarë dhe ndërveprimi ekonomik në mbarë globin po kalon një provë të vështirë, ka shenja të çtensionimit të pjesshëm të situatës
-
Europa në emergjencë për punonjës, sinjalizon emigracionin në rritje nga Shqipëria
30 Nëntor 2022, 08:53Vendet anëtare të BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore (BE-EQL) po përjetojnë mungesa në rritje të fuqisë punëtore pas pandemisë COVID-19. Rënia e vazhdueshme demografike sugjeron se mungesa e fuqisë punëtore do të bëhet më e fortë me kalimin e kohës
-
Nafta do kushtojë 5 lekë më lirë, do shitet 206 lekë/litri! Ulet me 3 lekë dhe benzina! Çmimet e reja nga nesër në 12:00
29 Nëntor 2022, 21:43Nga nesër (30 nëntor) ora 12:00, nafta dhe benzina do të shiten më lirë, e ndërsa gazi prej disa ditësh vijon të mbetet i pandryshuar. Kështu, nafta do të shitet me 5 lekë më pak, pra 206 lekë për litër nga 211 lekë që ishte. Ulje ka pësuar edhe benzina që do të kushtojë 191 lekë/litri ose 3 lekë më parë. E ndërsa gazi mbetet i pandryshuar. Ajo do të kushtojë 71 lekë/litër.
-
Nga 20 grupet më të mëdha të importit, 5 janë ushqime me vlerë 1.1 mld euro
29 Nëntor 2022, 17:36Nga 20 artikujt më të importuar në vlerë në 10 mujorin, një e katërta janë produkte ushqimore me një vlerë totale rreth 125 miliardë lekë rreth 1.1 miliardë euro.
-
Eksportet e Shqipërisë në Gjermani rriten me 75%, Italia partner kryesor ndër vendet e BE! Shkëmbimet me Kosovën u ulën 40%, shkak aksesi direkt në Portin e Durrësit
29 Nëntor 2022, 14:59Eksportet me Gjermaninë kanë pësuar rritje të ndjeshme në gati 75% në 10 muajt e këtij viti. Në raportin e INSTAT për shkëmbimet tregtare, vendet e BE vijojnë të zënë volumin më të madh, ndërsa Italia mbetet tregu kryesor. Por nga ana tjetër kanë pësuar ulje në masën 40 % eksportet me Kosovën
-
Festat e nëntorit, të gjithë drejt Korçës! Menaxherja e hoteleve për Report Tv: Prenotimet kaluan pritshmëritë, përgatitemi për fundvitin
29 Nëntor 2022, 14:45Korça është destinacioni i preferuar për turistët vendas, sidomos në sezonin e dimrit, ku magjia e dëborës të fton për të kaluar disa ditë pushime. Edhe për festat e nëntorit, Korça ishte ndër vendet më të preferuarat, ku turistët kanë zgjedhur të kalojnë rreth katër ditë pushime larg monotonisë.
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13Rreth 700 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht midis janarit dhe shtatorit të këtij, më shumë se dyfishi (+133%) se numri i regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2021. Kjo shifër është sa 63% e nivelit të viti 2019 dhe e vendos sektorin në rrugën e duhur për të mundur ndikimet e pandemisë së COVID-19.
-
Informaliteti në tregun e pagave i lartë, tatimet arkëtuan 18 mln euro sigurime shtesë vetëm se dërguan letra tek bizneset
28 Nëntor 2022, 11:28Ministria e Financave në një material të posaçëm shpjegues për Kuvendin ka sqaruar se, vetëm nëpërmjet disa letrave të dërguara në biznese këtë vit, arkëtoi 7 % më shumë të ardhura nga kontributet ose 2,1 miliardë lekë (18 mln euro).
-
Shqiptarët kanë paguar 185 milionë euro më shumë për të blerë 9% më pak karburant këtë vit
28 Nëntor 2022, 07:35Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, kompanitë tregtuese të naftës kanë importuar 9.2% me pak karburante gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës
-
Prodhim i lartë në Konispol, këtë vit 50 mijë ton mandarina! Eksportohen në Ballkan dhe Europën Lindore
26 Nëntor 2022, 15:45Mandarinat e Konispolit po preferohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, kryesisht në Poloni e Çeki por dhe vende të tjera të Europës Lindore dhe të Ballkanit. Prodhimi është i bollshëm dhe çmimi i volitshëm, e vetmja ankesë e fermerëve është ndërprerja e energjisë elektrike.
-
Festat/ Shqiptarët drejt Turqisë për Ditën e Flamurit, spanjollët drejt Shqipërisë për festat e fundvitit
26 Nëntor 2022, 14:57Turqia është destinacioni i shqiptarëve edhe për këtë vit për festat e nëntorit, 110-vjetorin e Pavarësisë dhe 78-vjetorin e Çlirimit, ndërkohë që surpriza është fakti se spanjollët do të jenë turistët më të shumtë që do të vizitojnë Shqipërinë në festat e fundvitit.
-
Inflacioni i lartë në vend, parashikohet rënie ekonomike dhe ulje e konsumit
26 Nëntor 2022, 08:35Në Shqipëri, Banka Qëndrore ka ndërhyrë disa herë brenda pak muajve, duke rritur normën bazë të interesit, me qëllim për të ulur inflacionin. Ky është një instrument që po përdoret në mjaft vende nga bankat qëndrore, për të frenuar rritjen e çmimeve shkaktuar nga mungesa e ofertës në tregjet ndërkombëtare, pas agresionit rus në Ukrainë.