Ekonomi
-
Faza e fundit e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji nga era është mbyllur sot pasdite me oferta mjaft të mira nga kompanitë pjesëmarrëse.
26 Korrik 2023, 00:03 -
Euro në pikiatë, shoqatat e biznesit: Jemi në kufijtë e rezistencës! Po falimentojmë, BSH të ndërhyjë ose do protestojmë
25 Korrik 2023, 12:48I gjendur përballë rënies së vazhdueshme të euros biznesi publikisht i bën thirrje Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë të ndërhyjnë në treg. 9 mln € në muaj është humbja e fasonëve nga këmbimi. Ata paralajmërojnë protesta pasi ndodhen në kufijtë e rezistencës dhe prag falimentimi.
-
Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë edhe në 2023, fuqia blerëse shumë më e vogël se rajoni
25 Korrik 2023, 09:16Pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare për rritjen e pagës minimale, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj, vendi ka vijuar të ketë pagën minimale më të ulët në Europë, kur krahasohet sipas fuqisë blerëse, sipas përditësimit të fundit të Eurostat, që i përket datës 20 korrik, ku nuk përfshihen të dhënat për Kosovën.
-
60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime
24 Korrik 2023, 07:45 -
Emigrimi i mjekëve, humbjet neto nga shkollimi 45 mln euro
22 Korrik 2023, 08:30Informacionet që ka përcjellë në Kuvend Universiteti i Mjekësisë, Tiranë tregojnë se kostoja e studimit për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme” është 678,994 lekë në vit/student.
-
Taksa e re për tokat bujqësore hyn në fuqi në 2028, Ibrahimaj: Brenda vitit synojmë të miratojmë ligjin
21 Korrik 2023, 22:53Qeveria po vijon konsultimin me grupet e interesit për ndryshimet në ligjin për taksën e pasurisë.
-
Rënia e kursit të euros me 17% dëmton direkt 1.4 milion shqiptarë! Ndikim te familjet e emigrantëve dhe te ata që kanë depozita në euro
21 Korrik 2023, 13:52Shumica e shqiptarëve po vuajnë pasojat e rënies së kursit të euros. Të prekura direkt janë familjet që jetojnë me dërgesat e emigrantëve dhe ata që kanë depozita në euro ndërsa efektet pozitive po i përjetojnë një pakicë e importuesve që blejnë jashtë me euro mallra të cilat i shesi në lek në Shqipëri dhe ata që i kalojnë pushimet jashtë.
-
Rënia drastike e euros, Ibrahimaj: Po përjetojmë një forcim të lekut shumë më të shpejtë se në vitet e kaluara
21 Korrik 2023, 11:10Rënia drastike e kursit të këmbimit të euros në tregun shqiptar u bë objekt diskutimi në seancën e mbrëmshme në Kuvend.
-
S’ka më bashki që nuk paguan dot detyrimet, Ibrahimaj: 8 bashki me probleme financiare, 4 në vështirësi
21 Korrik 2023, 10:29Katër bashki vijojnë të jenë të kenë probleme financiare, ndërkohë që një tjetër ka kaluar në vështirësi financiare
-
Qeveria miraton bastet online, Artan Shyti: Ligji jashtë realitetit shqiptar, s'do ketë para për sportin! 10 licenca janë shumë
20 Korrik 2023, 13:38Qeveria shqiptare i ndez dritën jeshile rikthimit të basteve sportive online. Këshilli i Ministrave miratoi më 19 korrik ndryshimet në pr/ligjin për "Lojrat e Fatit", me draftin që do kalojë në Kuvend në muajin shtator.
-
OTP Bank Albania ka fituar për të katërtin vit radhazi çmimin Euromoney 2023 si "Banka më e mirë në Shqipëri", duke konfirmuar statusin e saj si institucion financiar lider në treg.
20 Korrik 2023, 12:37Vlerësimi me këtë çmim shënon punën e shkëlqyer që banka ka bërë si dhe përkushtimin e saj ndaj klientëve. OTP Bank Albania është njohur për shërbimin cilësor, zgjidhjet inovative dhe përkushtimin ndaj klientëve, dhe kjo arritje forcon pozicionin e saj në tregun financiar vendas.
-
Qeveria rikthen bastet sportive online, 10 licenca në rang kombëtar! Rikthehen dhe reklamat në mediat elektronike e emisionet sportive në TV
20 Korrik 2023, 08:04Bastet online do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve, Ipad-ëve. Këshilli i Ministrave miratoi më 19 korrik ndryshimet në pr/ligjin për lojrat e fatit sipas të cilit parashikohet që aktiviteti i lotarive sportive nuk do të jetë më në pika fizike të lotove, por vetëm online.
-
Shqipëria, me përqindjen më të ulët të mbështetjes financiare, që BE dha për Ballkanin
20 Korrik 2023, 07:55Bashkimi Europian është nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Ballkanit Perëndimor, por të dhënat e analizuara për vitet 2007 dhe 2020 nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike tregojnë se Shqipëria kishte përfitimet më të ulëta
-
Gjermanët ‘pushtuan’ Shqipërinë në maj! Turistët rritën ndjeshëm net-qëndrimet
19 Korrik 2023, 15:48Në rrugët e mbushura plot me turistë gjatë muajit maj, shumica e tyre, që janë akomoduar në strukturat turistike, kanë qenë gjermanë
-
Bujqësia, duhani e pijet vijojnë trendin e rritjes së eksporteve
18 Korrik 2023, 14:29Pas tekstileve dhe këpucëve, sektori i bujqësisë, duhani dhe pijet, kanë shënuar rritjen më të madhe të eksporteve përgjatë muajit qershor.
-
Bie niveli i euro-s, ekspertja e Ekonomisë për Report Tv: Ja pse ka pasur këtë rënie drastike
18 Korrik 2023, 13:13Barazimi i euro-s në të njëjtin nivel këmbimi me monedhën e LEK-ut, është një ndër situatat më problematike jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e huaja.
-
‘Ekonomia’ kalon legalizimin e kanabisit mjekësor! Braçe: Limit sipërfaqes së tokës edhe për kanabisin industrial! Leskaj: Turp që po e kalojmë ligjin, duhet ta refuzojmë
17 Korrik 2023, 13:44Në Komisionin e Ekonomisë kaloi ligji i Qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Ligji kaloi me një propozim për vendosjen e kufizimit të sipërfaqes së kultivimit në 200 hektarë edhe për kërpin industrial ashtu siç është parashikuar për kanabisin mjekësor
-
Fatura e paguar nga buxheti në 7 vjet për dëmshpërblimet për të larguarit nga puna, arrin vlerën e 127 mln USD
17 Korrik 2023, 07:48Bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin
-
Bashkitë administruan 930 mln euro më 2022, varësi e lartë nga ndërtimet
16 Korrik 2023, 08:38Burimet financiare të pushtetit vendor arritën vitin e kaluar në 930 milionë euro, me zgjerim vjetor 4%. Raporti i Financave Vendore, që u hartua nga Co-Plan, tregoi se u rrit më tej varësia e të ardhurave ndaj taksës së ndikimit në infrastrukturë, që vilet ndaj ndërtimeve të reja.
-
Mbaron në 1 gusht; Paguam 32 mln euro për koncesionin e markimit që nuk e luftoi kontrabandën e naftës
15 Korrik 2023, 10:06Një koncesion pa asnjë efekt të matshëm në luftën kundër kontrabandës dhe evazionit të naftës për të cilin deri në vitin 2021 janë paguar 32 milionë euro.