Rritja e rrogave në administratë/ Nga 4300 dollarë paga bazë e ambasadorit, tek gjenerali lejtant në NATO 3990 dollarë, e atasheu me 1180 dollarë

Rritja e rrogave në administratë/ Nga 4300 dollarë paga bazë e ambasadorit, tek gjenerali lejtant në NATO 3990 dollarë, e atasheu me 1180 dollarë

Foto ilustruese

Në fletoren zyrtare të datës 21 qershor 2023, janë publikuar pagat e punonjësve të personelit shqiptar të misioneve diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e huaja, në përfaqësitë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, si dhe të punonjësve të tjerë shqiptarë për kohën që shërbejnë si nëpunës ndërlidhës, si oficerë kontakti, si përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe si prokuror ndërlidhës pranë EUROJUST në Hagë, Holandë.

Kështu për një ambasador paga bazë për gradë/ funksion shkon në 3 530 euro ose 4 300 dollarë. Ndërsa konsullit të përgjithshëm i shkon në 2 730 euro ose 3 290 dollarë.

1687431437_pagabaze.JPG

Ushtarakët në misione diplomatike
Janë përcaktuar dhe pagat për ushtarakët e Forcave të Armatosura, si dhe punonjësit civilë të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes për kohën që shërbejnë në misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në përfaqësinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në stafin ndërkombëtar, stafin ushtarak ndërkombëtar, strukturën e komandës, strukturën e forcës, agjencitë dhe qendrat e NATO-s në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale;

Kështu për një ushtarak me gradë Gj. Lejtnant që është në përfaqësinë e NATO-s paga bazë është 3 300 euro, ose  3 990 dollarë. Nëse ka gradën Gj. Major, paga bazë është 3 235 euro ose 3 850 dollarë. Për Gradën Gj.Brigade paga bazë është 3 025 euro ose 3 625 dollarë.

1687431603_gaga.JPG

Në vendimin Nr. 324, datë 31.5.2023 e publikuar në Fletore zyrtare, paga e atasheut ushtarak nuk mund të jetë më e lartë se paga e punonjësit të personelit diplomatik me gradën “ministër këshilltar” në misionet diplomatike.

Në ratet kur ministri i Mbrojtjes, në marrëveshje me ministrin përgjegjës për punët e jashtme, për shkak të ngarkesës së punës, emëron edhe një ndihmës të atasheut ushtarak, paga e ndihmësit të atasheut ushtarak nuk mund të jetë më e lartë se paga e punonjësit të personelit diplomatik me gradën diplomatike “këshilltar” në misionet diplomatik

Trajtimi me pagë, fillon nga data e mbërritjes në vendin e punës.

Punonjësit kur shkojnë për herë të parë në vendin e punës, marrin si paradhënie një shumë në valutë, të barabartë me pagesën e 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, shumë që e shlyejnë brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e fillimit të detyrës. Nëse transferohen në atdhe përpara mbarimit të këtij afati, kundërvlerën e paradhënies së mbetur e shlyejnë në monedhën kombëtare (lekë), sipas kursit të këmbimit valutor, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e kthimit në atdhe.

Gjithashtu ata mund të marrin dhe shtesë për koston e jetesës e cila varion nga 360 euro/dollarë në 180 euro/dollarë

Misioni i përhershëm në New York

Punonjësit e personelit diplomatik, të cilët shërbejnë në misionin e përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në New York, për një periudhë dyvjeçare të anëtarësisë së Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, për periudhën deri më 15 janar 2024, përfitojnë një shpërblim mujor që varion nga 1 230 dollarë në 420 dollarë për atasheun.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 prill 2023 dhe për vitin 2023 dhe përballohen: për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, nga fondet e akorduara për këtë ministri, për këtë vit; ndërsa për institucionet e tjera, nga fondet e kontingjencës, të miratuara për vitin 2023.

Projektligji për rritjen e pagave u miratua më 25 maj 2023 dhe u dekretua disa ditë më pas nga presidenti Bajram Begaj. 

(Kliko këtu për të lexuar vendimet e plota)

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion