Ekonomi
-
Skadon sot afati që kishin më shumë se 10 mijë biznese për të deklaruar pagat reale të punonjësve. Prej 10 ditësh tatimet i kanë dërguar letër bizneseve ku i kanë kërkuar të korrigjojnë nën deklarimin e pagave. Nëse bizneset nuk kanë reaguar pozitivisht pas kësaj thirrjeje, ata do të bëhen pjesë e kontrolleve të thelluara dhe nëse vërtetohet shkelja do të ndëshkohen.
20 Janar 2022, 10:25 -
Tkurret bujqësia, eksportet e zarzavateve rënie historike, i frutave në rritje! Rrapaj: fqinjët na konkurruan fort
19 Janar 2022, 23:06Pandemia ka stopuar zhvillimin e bujqësisë, pasi për herë të parë pas 16 vitesh, në 2021 është ulur eksporti i zarzavateve. Por nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e frutave shënuan rritje.
-
SPECIALE/ Nga kartëmonedha e parë shqiptare deri te Leku sot, historiku si ndikuan pushtimet dhe politika! Pse ngatërrohemi me lekë të ri dhe lekë të vjetër?
19 Janar 2022, 20:22Prej vitit 1917 deri më tani historia e kartëmonedhave është shënjuar nga disa data të rëndësishme. Për herë të parë një kartëmonedhë në Shqipëri u emetua në Korçë, e quajtur franga. Pas këtij viti prodhimet e kartëmonedhave kanë ndryshuar disa herë në varësi të marrëdhënieve politike që kishte Shqipëria me shtete si ish-Jugosllavia, Italia, Bashkimi Sovjetik apo Kina.
-
Qeveria kërkon të ndryshojë skemën e ndihmës sociale! Më shumë familje përfituese, do rritet vlera e asistencës
18 Janar 2022, 21:30Pavarësisht se ndihma ekonomike këtë janar u rrit për kategori të ndryshme, ministria e Financave synon ta reformojë sërish skemën për të përfituar më shumë familje dhe për të rritur vlerën e asistencës sociale.
-
'ONE' mbështet sipërmarrjet e reja në teknologji, aksioneri Elvin Guri: Në biznes mund të kesh sukses edhe pa qenë gjeni
18 Janar 2022, 15:15Kompania ONE Telecommunications mbështeti eventin e zhvillimit të sipërmarrjeve të reja në teknologji, UpLift Albania. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte edukimi mbi krijimin e një plani te suksesshëm biznesi.
-
Turqia 'furnitori' kryesor i Shqipërisë, 2.9 mld euro importe në 6 vite, eksportet në minimum! Shqipëria blen materiale ndërtimi e veshje dhe shet ushqime e duhan
18 Janar 2022, 13:45Turqia është e dyta pas Italisë për tregtinë me Shqipërinë. Por çfarë mallrash shkëmbehen mes 2 vendeve? Turqia sjell në Shqipëri materiale ndërtimi, veshje e këpucë, ndërsa në një minimum eksportesh, vendi ynë çon në Turqi ushqime dhe veshje. Në 6 vjet Shqipëria ka bërë rreth 3 miliardë Euro blerje në Turqi, ndërsa vendi ynë ka shitur 2.7 miliardë euro më pak.
-
Rekord historik për të ardhurat, kapin vlerën e 1.9 miliardë dollarëve! Tejkalojnë rekordin e vitit 2019
18 Janar 2022, 13:34Të ardhurat doganore kanë shënuar rekord historik duke ju afruar vlerës prej 1.9 miliardë dollar për vitin 2021 duke tejkaluar planin dhe rekordin e mëparshëm të vitit 2019.
-
Turqia rekord investimesh në Shqipëri, e pesta në botë! Deri në shtator 2021 stoku i investimeve turke, 2 mld €
18 Janar 2022, 09:10Turqia është ndër partnerët kryesor ekonomik të Shqipërisë, dhe kjo faktohet nga të dhënat e institucioneve në vend. Banka e Shqipërisë thotë se stoku i investimeve nga Turqia në fund të shtatorit 2021 ishte 2 miliardë euro, me një dyfishim në krahasim me vitin 2014.
-
Në dhjetor, rekord historik për importin e produkteve farmaceutike! INSTAT: Në 2021 janë importuar 31.6 mld lekë ilaçe
17 Janar 2022, 16:17Pandemia dhe dozat e vaksinave të marra për të luftuar virusin e çuan në rekord importin e ilaçeve vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në muajin dhjetor vendi ka importuar 3.9 miliardë lekë produkte farmaceutike, vlera më e lartë prej vitit 1990.
-
Tregtia ‘mposht’ ndikimin e pandemisë! Në vitin 2021 eksportet u rritën me 35.6 % në raport me 2020, përmirësohet me 32.2% edhe importi
17 Janar 2022, 16:22Reduktimi kufizimeve për shkak të pandemisë COVID-19, si dhe gjallërimi i kërkesës për konsum i dhënë një hodh të madh tregtisë në vitin që lamë pas.
-
FOTOT/ Të gjithë kartëmonedhat e reja në treg, nga sot edhe 500 e 2000 lekëshit
17 Janar 2022, 10:37Pas katër kartëmonedhave, atë 200, 5000, 1000 dhe 10 000, seria e re e përbërë nga 6 prerje është plotësuar sot me daljen në treg të kartëmonedhave 500 dhe 2000 lekë.
-
RAPORTI/ Shqipëria e 94-ta në botë në përdorimin e kriptomonedhave, e dyta në rajon pas Greqisë! Vendi ynë posedon 15 mld dollarë në monedhën virtuale
16 Janar 2022, 18:03Shqipëria ka përparuar në përdorimin e kriptomonedhave. Në vitin 2021 vendi është renditur i 94 nga 154 vende që ishin pjesë e një indeksi global të realizuar nga platforma për kriptomonedha. Në rajon Shqipëria është e 2-ta për përdorimin e kësaj industrie dhe posedon rreth 15 miliardë dollarë në monedhë virtuale.
-
FMN: Rimëkëmbja ekonomike të jetë një mjet për rregullim fiskal në Shqipëri! Pandemia është pikëpyetja më e madhe për ecurinë
16 Janar 2022, 08:39Intervistë me Yan Sun, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë
-
Turizmi 2022, një hap drejt normalitetit
16 Janar 2022, 07:35Turizmi vijoi rikuperimin nga pandemia vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në fund të nëntorit, 5.4 milionë shtetas të huaj hynë në territorin shqiptar, shumica për arsye turizmi.
-
Bujqësia nuk pret rritje në vitin 2022, shkak mungesa e subvencioneve dhe çmimeve të larta të inputeve
15 Janar 2022, 07:22Çmimet e larta të inputeve bujqësore, heqja e skemës së subvencionit dhe mungesa e punonjësve e kanë rënduar klimën e bizneseve në bujqësi. Fermerët kanë lajmëruar pakësim të mbjelljeve këtë sezon.
-
Prej 1 korrikut rritet paga minimale, përfitojnë 390 mijë punonjës! 49% e të punësuarve s'do paguajnë tatim mbi pagën
14 Janar 2022, 21:30Rritja e pagës minimale do të ndikojë pozitivisht tek 1/3 e të punësuarve në vend që aktualisht paguhen me 30 mijë lekë. Prej 1 korrikut paga minimale rritet me 2 mijë lekë dhe do të përfitojnë rreth 390 mijë të punësuar.
-
Tatimet nisin kontrollet në mars për bizneset që nuk deklarojnë pagat e plota, eksperti Gajo: Aksioni të mos i penalizojë, të analizohen faktorët që kanë çuar në mos deklarimin e pagës
14 Janar 2022, 19:58Gajo tha se krahas kontrollit të analizohen edhe faktorët që kanë çuar në këtë lloj deformimi të deklarimit të pagës, në mënyrë që më pas të eliminohen. Sipas Gajos nëse nuk analizohen faktorët, do të vazhdojmë me të njëjtën situatë dhe të njëjta deformime.
-
Nga 17 janari në treg prerjet e reja 500 lekë e 2 mijë lekë, BSH: Më të sigurta dhe të vogla në përmasa! 3 metoda si të dalloni kartëmonedhat e falsifikuara
14 Janar 2022, 16:54Në 17 janar do të hidhen në qarkullim 2 kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekë me elemente të shtuara sigurie, moderne dhe e prodhuar me teknologjinë më të fundit.
-
Raiffeisen Bank përuron ambientet e reja në degën kryesore në qytetin e Korçës
14 Janar 2022, 16:29Raiffeisen Bank përuroi ambientet e reja të degës së saj në qytetin e Korçës, në bulevardin “Fan Noli” duke shënuar investimin e parë të rëndësishëm të këtij viti në rrjetin e saj të degëve.
-
Kartat bankare Credins do jenë të përbëra me material 99% të tretshëm në mjedis
14 Janar 2022, 13:34E perbere me 99% material te tretshem, kartat Eco Credins vijne si nje risi jo vetem per banken tone, por per gjithe tregun bankar ne Shqiperi. Banka Credins po lancon te gjitha kartat bankare, te debitit dhe te kreditit, te perbera me material te tretshem 99% ne mjedis si pjese e angazhimit tone per te reduktuar impaktin ne mjedis.
