Ekonomi
-
10 Nëntor 2021, 16:58
-
Braçe: Kontrolloni fabrikat e qumështit, s'mund të abuzojnë në këto parametra
10 Nëntor 2021, 16:05 -
-
Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?
10 Nëntor 2021, 15:44Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua për paketën fiskale, u shoqërua me debate të forta. Ministrja Ibrahimaj theksoi se të ardhurat do të rriten me 7.8% në krahasim me vitin 2021, ndërsa do të mblidhen nga tatimet dhe doganat vlera e 306.5 miliardë lekëve. Ndërsa deputeti socialist Braçe pati akuza të forta ndaj prodhuesve të qumështit.
-
COVID 'kyçi' 1526 biznese, INSTAT: Mbyllja ka sjellë rritje edhe të numrit të të papunëve! Goditjen më të madhe turizmi dhe tregtia
10 Nëntor 2021, 15:20Kriza që shkaktoi pandemia COVID-19, në vitin e kaluar ka mbyllur 1526 biznese. Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara këtë të mërkurë thuhet se numri i ndërmarrjeve është ulur me 1.5% krahasuar me vitin 2019. Mbyllja e aktivitetit ekonomik ka sjellë edhe rritje edhe të numrit të të papunëve.
-
Çmimet e kafesë dhe restoranteve 'kërcejnë' dhe në tetor, rritja më e lartë në 6 vjet
10 Nëntor 2021, 12:12Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, për kategorinë e Kafe – restorante (catering), ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej fundit të vitit 2014.
-
KLSH: Qeveria jo serioze me investimet, nënshkroi në shkelje të ligjit 500 kontrata me vlerë 190 mln euro pas 15 tetorit 2020
10 Nëntor 2021, 08:26Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka patur jo pak kritika ndaj qeverisë në lidhje me zbatimin e buxhetit përgjatë vitit 2020, ku thuhet se ka treguar mungesë serioziteti, ndërsa në filtër është kaluar edhe sektori i turizmitm malor, ku u konstatua mungesë rakordimi mes institucioneve dhe federatave që do ta nxisnin këtë lloj turizmi më shumë
-
Kosto e Unazës së Re arrin në 290 mln euro
10 Nëntor 2021, 00:25Ministria e Financave e kontabilizoi projektin e Unazës së Re të Tiranës për qëllime të financimit të zërit të shpenzimeve kapitale me 35.6 miliardë lekë (290 mln euro) nga të cilat 7,8 miliardë janë paguar deri në fund të vitit 2020, rreth 13,5 miliardë lekë do të paguhen në 4 vitet në vijim dhe 14 miliardë lekë ose 40 për qind e vlerës totale është programuar për tu financuar pas vitit 2024.
-
Propozimet e Shoqatës të Përpunuesve të Qumështit për paketën fiskale, TVSH 6% për produktet shtazore, të hiqet akciza e gazit, 10 lekë subvencionim për litër qumësht për fermerët
9 Nëntor 2021, 16:35Propozimet e Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet fiskale 2022 për heqjen e TVSH-së të rimbursueshme 6%, vendosjen e akcizës për gazin 6 lekë/litër në industritë përpunuese, u kundërshtuan nga Shoqata Industria e Përpunuesve të Qumështit.
-
Rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet edhe me një korsi! Në dhjetor hapen 4 tendera për korridorin blu
9 Nëntor 2021, 16:33Buxheti i përcaktuar për Ministrinë e Infrastrukturës për vitin 2022 plotëson vetëm 71% të nevojave që ka ky institucion. Ministrja Belinda Balluku gjatë prezantimit të buxhetit për këtë dikaster, tha se pavarësisht uljes me 1,9 miliardë lekë, projektet do të realizohen
-
-
Ndotja e mjedisit, ministrja e Turizmit: Task-forcë për pastrimin e plehrave në verë në 4 bashki bregdetare! 199 landfille të paligjshme në Shqipëri
9 Nëntor 2021, 14:21Gjatë verës bashkitë që veç banorëve të tyre presin edhe turistë që zgjedhin bregdetin, kanë ndotjen më të madhe në vend. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se do të ngrihet një taskë Forcë me fond 205 milionë lekë të rinj, për të pastruar bashkitë më problematike, të Kavajës, Durrësit, Himarës e Sarandës. Ajo zbuloi se në vend janë 199 vende të paligjshme të depozitimit të mbetjeve.
-
-
Fabrikat nuk taksohen për qumështin pluhur, Ministrja e Bujqësisë: Vetëm për ata që i evidentojnë në etiketa përdorimin e saj
9 Nëntor 2021, 13:16Ministrja tha se nuk do të ketë akcizë për kompanitë që e importojnë qumështin pluhur dhe e evidentojnë këtë në etiketë dhe për të shmangur abuzimet do të ketë kontrolle dhe analiza të produkteve. Ndërsa ata që nuk e kanë të shkruar në etiketë qumështin pluhur do të mbetet akciza 100 lekë për kg e qumështit pluhur
-
Braçe-Ministres së Bujqësisë: Banditët kanë marrë kontratat e tokave bujqësore, prishini!Mos prisni SPAK sa t’u sekuestrojë pronat atyre
9 Nëntor 2021, 11:32Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe në Komisionin e Ekonomisë ngritit shqetësimin e kontratave të dhënies me qira të tokave bujqësore. Sipas tij, personat që kanë marrë këto toka janë banditë, ndaj i kërkoi ministres së Bujqësisë që të rishikohen dhe prishen, pasi nuk po shfrytëzohen ashtu siç duhet.
-
-
-
-
Ministrja e Bujqësisë: Shtojmë pikat e grumbullit për prodhimet t’i shesim me çmim të lartë! Braçe: Mbroni fermerin me bursë për bujqësinë, çmimet në dorë të grumbulluesve
9 Nëntor 2021, 10:00Ish-Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përdorur me tone të ashpra në Komisionin e Ekonomisë, pasi sipas tij, me paketën fiskale të 2022 bujqit jo vetëm nuk ndihmohen por rëndohen më shumë. Braçe ka kërkuar ngritjen e Bursës së produkteve bujqësore pasi sipas tij grumbulluesit përcaktojnë çmimet. Ndërkohë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca prezantoi objektivat e buxhetit për vitin e ardhshëm për këtë sektor.
-
Rritja ekonomike në rajon sipas BERZH; Mali i Zi e para, Shqipëria e dyta dhe Kosova e treta
9 Nëntor 2021, 07:31Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se gjatë vitit 2021, në Kosovë rritja ekonomike do të jetë 7.7%. Kurse në Shqipëria do të jetë 8%, e në Malin e Zi do të shkoje deri në 12.3%, kurse në Maqedoninë e Veriut 4%.
