Ekonomi
-
Në fushat e Lushnjës është ulur ndjeshëm sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë! Sipas të dhënave zyrtare për këtë vit janë plot 3100 hektarë më pak se vitin e kaluar. Fermerët shprehen se nuk kanë leverdi për këtë kulturë bujqësore për shkak se janë trefishuar çmimet për plehrat kimikë.
12 Shkurt 2022, 12:16 -
Të ardhurat dhe shpenzimet, raportit i 'Financave': U mblodhën 84.5 mld lekë me shumë se 1 vit më parë, plani i investimeve realizim rreth 95%
12 Shkurt 2022, 11:43Shqipëria ka pasur një rritje më 20 % të të ardhurave totale gjatë 2021 krahasuar me një vit më parë. Në raportin paraprak të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë 2021, të ardhurat totale për 2021 janë 510 mld lekë ose 84.5 mld lekë më shumë se 2020. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike për 2021 kapën shifrën e rreth 596.2 miliardë lekë ose 11.1 % më shumë se 2020.
-
Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria ka nevojë për model më të fortë dhe më të qëndrueshëm ekonomik! Borxhi publik, më i larti në rajon
11 Shkurt 2022, 12:45Sipas Bankës Botërore modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, të publikuar sot.
-
Prodhuesit kundër pr/ligjit për heqjen e qeseve plastike: Drafti të ndryshojë, do e çojmë në arbitrazh! Bizneset: Na dëmton financiarisht
11 Shkurt 2022, 10:15Bizneset janë kundër propozimit të qeverisë për të ndaluar prodhimin e qeseve plastike dhe përdorimin e tyre në vend. Sipas prodhuesve të këtij sektori një vendimi tillë do të sjellë humbje financiare deri në falimentim të tyre. Ata paralajmërojnë dërgimin e projektligjit në arbitrazh nëse qeveria nuk tërhiqet.
-
Braçe i ashpër në Kuvend, liston kostot e fermerëve: Çmimet e plehrave kimike janë rritur! Karteli grumbullues ka zaptuar tregun! Krifca: S’kemi kompetencë të ndërhyjmë në treg
10 Shkurt 2022, 16:56Pasi e denoncoi disa herë në rrjetet sociale dhe në media, ish zëvendëskryeministri Erion Braçe ngriti në kuvend shqetësimin për kostot e rritura të bujqve për shkak të rritjes së çmimeve për lëndët e para. Para nisjes së interpelancës me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca të thirrur prej tij, tha se ndërkohë që ekonomia është rritur, bujqësia është e përjashtuar nga ky përmirësim dhe kjo sipas deputetit ndodh për shkak të kostove të shtuara.
-
Frutat, perimet dhe mishi kushtuan më shumë në janar! Nafta 7 herë më shtrenjt se në 2021! INSTAT: Inflacioni në 2022 do të jetë mbi 3%
10 Shkurt 2022, 15:55Çmimet e ushqimeve dhe të karburantin u rritën përsëri në muajin janar. INSTAT raporton se inflacioni në muajin e parë të vitit ishte 3.7%, duke u rritur me 1.3% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportit zarzavatet, frutat, buka dhe mishi patën shtrenjtimin më të ndjeshëm.
-
INSTAT: Nga 2014-2020 janë investuar 1,2 mld euro në rrugë, por numri i kilometrave ka rënë me 4.4%
10 Shkurt 2022, 08:52Qeveria ka investuar nga fondet e brendshme 152,7 miliardë lekë nga viti 2014 në vitin 2020, por numri i kilometrave gjatë kësaj periudhe ka ardhur në rënie, raportoi INSTAT
-
Kryebashkiakët e 6 marsit do shlyejnë 10 mln € borxhe, Vora 5.5 mln euro detyrime! Më shumë hua për investime dhe vendime gjyqësore
9 Shkurt 2022, 19:06Kryebashkiakët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki, do të duhet të shlyejnë jo pak por 10 milione euro borxhe të prapambetura të paraardhësve të tyre që lidhen kryesisht me investimet dhe proceset gjyqësore. Sfida më e madhe do të jetë për kryebashkiakun e ri të Vorës me 5.5 mln euro detyrime.
-
Hapet tenderi 6.5 mln euro për të blerë 4.8 milionë litra naftë për rimbursimin e fermerëve
9 Shkurt 2022, 16:56Rreth 6.5 milionë euro pa TVSH është vlera e tenderit të hapur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për blerjen e naftës që do u shpërndahet fermerëve si pjesë e skemës së rimbursimit të naftës.
-
Rritja e çmimeve të hidrokarbureve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet: Prej një jave tregu po mbahet në monitorim
9 Shkurt 2022, 13:17Për herë të shtatë, në më pak se një vit, çmimet e hidrokarbureve janë rritur në Shqipëri dhe dyshimet kanë çuar mbi një marrëveshje të fshehtë mes bizneseve, e për pasojë Autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet.
-
-
-
-
Çmimi i bukës u rrit në bllok, kreu i Autoritetit të Konkurrencës 'justifikohet': Nuk kemi pasur kërkesë për të gjobitur bizneset, se s'kishim prova! DOKUMENTI që e nxjerr 'blof'
9 Shkurt 2022, 11:00Rritja e çmimit të bukës në bllok në shtator të vitit 2021 ka ardhur si pasojë e një sjelljeje e bashkërenduar mes 4 bizneseve, por Autoriteti i Konkurrencës nuk ka gjetur provat, prandaj ka vendosur që të mos i gjobisë.
-
Gent Sejko prej 5 shkurtit me mandat të përfunduar, a do e propozojë Meta edhe për 7 vite? Si e ‘prek’ Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë beteja për shkarkimin e Presidentit
8 Shkurt 2022, 12:04Me inflacionin mbi objektiv, çmimet e rritura dhe politikë monetare ende në presionin e pandemisë, Gent Sejko është nën ethet e një mandati të dytë për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Mandati i tij ka mbaruar prej 5 shkurtit, dhe emri i Guvernatorit të ri, duket të jetë larg, nxitur edhe nga konflikti i fundit mes Presidentit që propozon emrin, dhe Kuvendit që e voton.
-
Qeset plastike, prodhuesit bindin Kuvendin: Të rishqyrtohet, penalizon eksportin! Pëllumbi: Do diskutojmë me aktorët në terren
7 Shkurt 2022, 18:00Prodhuesit kanë kundërshtuar ligjin për heqjen e qeseve plastike teksa ishin në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese. Sipas tyre nëse do të frenohej prodhimi i qeseve do të penalizohej eksporti, ndërsa komisioni vendosi të ridiskutojë me hartuesit e projektligjit për disa ndryshime të bëra nga biznesi i vendit.
-
Rritja e çmimeve dhe inflacioni, bizneset në vështirësi! Kreu i Dhomës së Tregtisë në Durrës: Krizë për punëtorë, specialistët po emigrojnë
7 Shkurt 2022, 19:23Inflacioni dhe rritja e çmimeve është efekt global që po vë në vështirësi bizneset. Një shqetësim tjetër është mungesa e fuqisë punëtore, thotë Alban Isteri, kreu i dhomës së tregtisë për Durrësin.
-
2022 nis me pesimizëm, bie me 1.7% besimi në ekonomi! Konsumatorët stepen nga çmimet, ulin blerjet
7 Shkurt 2022, 19:17Pas një rritjeje gjatë vitit të kaluar, besimi në ekonomi ka rënë me 1.7% në muajin janar kryesisht në sektorin e shërbimeve, industrisë dhe tek konsumatorët. Banka e Shqipërisë thotë se besimi i konsumatorëve është ulur si pasojë e çmimeve të larta, që kanë sjellë edhe ulje të blerjeve.
-
20 vjet me Euron, si nisi epoka e monedhës evropiane në Shqipëri dhe kush ishin sfidat e bankave në fillim
6 Shkurt 2022, 09:13Në fillim të këtij viti, monedha e përbashkët evropiane mbushi 20 vjet prej daljes për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike. Për Shqipërinë, dalja e Euros do të shënonte një moment kthese dhe i dha origjinë një zgjerimi të shpejtë të Euros si monedha alternative në transaksionet ekonomike të vendit. Por, hyrja e Euros ishte një moment që shtroi disa sfida për bankat tregtare në Shqipëri dhe sidomos për bankën më të madhe në atë kohë, Bankën e Kursimeve.
-
Çmimet e larta mund të thellojnë varfërinë, ekspertja: Duhet subvencion e 'paga lufte' për familjet në nevojë për produktet e shportës
5 Shkurt 2022, 20:40Goditja që do të marrin pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike apo me paga minimale nga rritja e çmimeve kërkon paketa ndihme të posacme për të mos i cuar në vafëri. Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë subvencion të produkteve të shportës ose paga lufte për ta.