Ekonomi
-
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi në mbledhjen e datës 28 shkurt Fondin e Kompensimit për vitin 2022, në masën 250 milionë lekë. Në zbatim të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, në këtë mbledhje është miratuar edhe krijimi i provigjoneve (rezervave) në vlerën rreth 764 milionë lekë, për dëmet e Fondit të Kompensimit, të cilat do të pasqyrohen nga shoqëritë në pasqyrat financiare të vitit 2021.
4 Mars 2022, 11:06 -
Shqipëria vlerësohet lider në Ballkanin Perëndimor për transformimin digjital
3 Mars 2022, 11:23Performancë lider, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për transformimin digjital të vendit, në ofrimin e shërbimeve publike e administrative dhe mirëqeverisjen në vend. Shifrat më të larta në shprehjen e kënaqësisë së qytetarëve, pra përdoruesve të shërbimeve digjitale, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
-
Tregu ndërkombëtar i energjisë arrin shifra rekord! Një megavat kushton 335 euro, rreth 157 euro më shumë se para luftës
2 Mars 2022, 23:06Që prej datës 24 shkurt 2022 kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tregu ndërkombëtar i energjisë elektrike, ka pësuar një rritje drastike të çmimeve. Një rritje e tillë e menjëhershme e energjisë elektrike vjen për faktin se rreth 35-40% e furnizimit me gaz natyror të Evropës sigurohet nga Rusia
-
Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, benzina arrin 210 lekë litri, nafta shtrenjtohet në 199 lekë/litër
2 Mars 2022, 22:31Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të jap menjëherë efekte në tregjet tona, ku nuk shmangen as abuzimet. Sot nafta ka arritur në çmim rekord, ku një litër është shitur me 198-199 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 4-5 lekë brenda pak javësh.
-
Moody’s rikonfirmon, rimëkëmbje të fortë dhe të qëndrueshme për ekonominë shqiptare
2 Mars 2022, 20:53Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike ishte e fortë, me bazë të gjerë dhe ndryshe nga sa pritej fillimisht, me një rritje prej 8.9% në 2021, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti nivelin para pandemisë, që në tremujorin e dytë të 2021
-
Lufta në Ukrainë, Sejko: Ndikimi në ekonominë e Shqipërisë do jetë i kufizuar! Marrim masa në rast të përshkallëzimit të situatës
2 Mars 2022, 13:40Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për të diskutuar mbi situatën aktuale dhe ecurinë e pritur ekonomike të vendit
-
Lufta, ish kreu i rezervave të shtetit për Report Tv: Shqipëria e përballon situatën, por duhen marrë masa
1 Mars 2022, 21:05Megjithatë ai këshillon edhe qeverinë të veproi siç ka bërë Gjermania. Ka nevojë që rezervat e shtetit të financohen më tepër, të ketë buxhet më të madh, këtë bëri këto ditë edhe Gjermania që miratoi një buxhet shumë më të madh seç e kishte.
-
Rusia jashtë Swift, e izoluar nga pagesat për tregti! Drejtoresha e Operacioneve në Credins: Ekonomia ruse do të marrë goditje të menjëhershme
1 Mars 2022, 22:01Report Tv realizoi një intervistë me drejtoreshën e Operacioneve në Credins, bankë që e ka përdorur sistemin Swift prej vitit 2003. Suela Çela thotë se ekonomia ruse do të marrë goditje të menjëhershme me daljen nga ky sistem global financiar duke pësuar humbje në tregti.
-
Lufta, pritet ndikim negativ në turizëm në Shqipëri! Operatorja turistike në Vlorë: Asnjë rezervim nga dy vendet në konflikt! Kreu i tur-operatorëve: Një vit më parë 40 mijë turistë ukrainas në Vlorë
1 Mars 2022, 16:16Lufta në Ukrainë pritet të ketë ndikim negativ në turizmin shqiptar, e konkretisht në Vlorë, ku një vit më parë pushuan 40 mijë turistë ukrainas.
-
Lufta dhe ndikimi në ekonominë tonë, Preçi në Report TV: Rritja e çmimeve abuzim, bizneset me rezerva për 90 ditë! Qeveria të orientojë qytetarët drejt prodhimit vendas
1 Mars 2022, 13:53Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi tha në Report Tv se sulmi rus në Ukrainë, ka ndikim të tërthortë në ekonominë, individët dhe bizneset shqiptare deri në këto momente.
-
Ç'është sistemi SWIFT dhe pse BE-SHBA kërcënojnë Rusinë me largim prej tij? Përfaqësuesja e SWIFT në Shqipëri: Dritarja e vetme e komunikimit global financiar! Bllokimi i bankave, bllokon çdo transaksion
1 Mars 2022, 12:28Largimi i bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT, do i izolonte pagesat, dhe për pasojë do e ndikonte negativisht në anën ekonomike. Por çfarë është ky sistem, pse është kaq i rëndësishëm, për çfarë shërben? Për këto pikëpyetje përgjigjet i jep për Report TV kryetarja e përdoruesve të sistemit SWIFT, në Shqipëri Najada Xhaxha.
-
Lufta në Ukrainë, rritet çmimi i miellit me shumicë në Vlorë, një kuintal shkon 7 mijë lekë, tregtarët: E marrim më shtrenjtë nga fabrika
1 Mars 2022, 11:40Lufta në Ukraina po jep efekt negativ në tregun e shumicës. Ditët e fundit vihet re rritja e çmimit të miellit me 500 lek për kuintal, ndërsa qytetarët nxitojnë të vendosin rezerva. Një tregtar shumice në Vlorë tregon se çmimi u shtrenjtua nga fabrikat e mëdha të miellit.
-
Pas sanksioneve ndaj Rusisë, mbërrin në Durrës anija e 'fundit' ruse me 3030 tonë grurë
1 Mars 2022, 09:56Pak orë para se vetë ministra e Jashtme të bënte publike sanksionet kishte mbërritur edhe anija e fundit me grurë nga Rusia drejt Shqipërisë. Në bordin e anijes ndodheshin 3030 tonë grurë, të cilat janë në proces shkarkimi, ndërsa kjo ngarkesë nga Rusia duket se do të jetë e fundit.
-
Miratohet marrëveshja, njihen pensionet me Kosovën! Greqia nuk i njeh emigrantëve vitet e punës në Shqipëri
28 Shkurt 2022, 22:36Komisioni i Shëndetësisë miratoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellët të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo i hap rrugën, përfitimit të pensioneve të shqiptarëve që punojnë atje dhe kosovarëve që punojnë në vendin tonë. Teksa me Italinë marrëveshja po konkretizohet në hapat teknikë, Greqia e ka bllokuar procesin.
-
Përjashtimi i bankave ruse, përfaqësuesja e SWIFT në Shqipëri për Report Tv: I bllokon pagesat me jashtë, asnjë blerje s'do bënte dot! Do dëmtoheshin edhe partnerët e saj
28 Shkurt 2022, 20:17Paralajmërimi për të larguar Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFT, do i bllokonte këtij shteti të gjitha lidhjet, transaksionet dhe shkëmbimet tregtare me jashtë, duke i dëmtuar ekonominë. Përfaqësuesja e SWIFT në Shqipëri Najada Xhaxha thotë për Report TV, se nga ky vendim do të kishin pasoja edhe partnerët e tjerë të Rusisë.
-
Sanksionet e Tiranës, 28 marrëveshjet që pezullohen mes Rusisë dhe Shqipërisë nga transportet tek tregtia
28 Shkurt 2022, 18:09Sanksionet e Tiranës, 28 marrëveshjet që pezullohen mes Rusisë dhe Shqipërisë nga transportet tek tregtia
-
Lufta në Ukrainë, rritje abuzive e miellit nga tregtarët e prodhuesit! Qytetarët nxitojnë të blejnë miell: Rezerva për 3 muaj
28 Shkurt 2022, 16:18Frika nga pasojat e mundshme të luftës Ukrainë-Rusi është reflektuar në Kukës dhe Fier ku qytetarët janë dyndur të blejnë miell. Blerës dhe tregtarë akuzojnë se situata është shfrytëzuar nga tregtarët, që edhe pse kanë rezerva mielli, kanë rritur çmimin në mënyrë abuzive.
-
Eksperti në Report Tv: Rusia po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT, e përgatitur për t’u përballur me sanksione! Ekonomia shqiptare e mbrojtur për 2 muaj
28 Shkurt 2022, 13:24Eksperti i Ekonomisë, Eduard Gjokutaj tha për Report Tv se Rusia prej 7 vitesh po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT dhe se është e përgatitur për t’u përballur me sanksionet e ndërkombëtarëve, pas sulmit ndaj Ukrainës.
-
Në 2023 do të ndryshojë akciza për birrën dhe verën! Hiqen diferencimet në taksim, të ardhurat do të rriten
26 Shkurt 2022, 16:10Ministria e Financave ka hartuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2022-2026 që synon të rrisë të ardhurat tatimore, dhe të heqë favorizimet e bëra ndër vite me taksat. Në vitin e ardhshëm do të rritet taksimi i birrës dhe i verës, propozim ky i bërë nga deputeti Erion Braçe në tetor të vitit të kaluar.
-
Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon
28 Shkurt 2022, 07:36Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën.