Ekonomi
-
Rritja e çmimeve të ushqimeve do të ishte parandaluar nëse do të ishte investuar më shumë në prodhimin vendas. të këtij janë ekspertët e ekonomisë dhe bujqësisë, të cilët thonë se produktet e shportës po shtrenjtohen si pasojë e importit.
22 Tetor 2021, 10:58 -
Të dhënat e INSTAT/ Gjatë viteve 2014-2020, shpenzimet e familjeve me arsim të ulët u rritën më shpejt se tek ato me arsim të lartë
22 Tetor 2021, 09:08Ekonomia shqiptare po zhvillohet nëpërmjet një modeli që gjeneron vende pune për persona pa aftësi arsimore, për rrjedhojë gjasat që një i arsimuar të jetë i papunë janë më të mëdha
-
Ushqimet u shtrenjtuan me 4.7% në shtator, INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6%
21 Tetor 2021, 17:10Sipas raportit të publikuar nga INSTAT për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, bazuar në metodologjinë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi thuhet se inflacioni në muajin shtator ishte 2.6% dhe jo 2.5%. Ndërsa ky tregues në shtatorin e 2020 ishte 2.3%.
-
Nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme në transport! Kërkesa e Shoqatave për heqjen e akcizës e uljen e TVSH do diskutohen me ‘Financat’
21 Tetor 2021, 16:27Nga nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të palijgshme të transportit publik. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo e fundit po zhvillon një takim me shoqatën e Trasnportit. pasi kanë përgjysmuar flotën e autobusëve.
-
Anketa/ Dhoma Ekonomike e Gruas: 7% e grave mbyllën biznesin në pandemi, 30% e tyre shkurtuan stafin
21 Tetor 2021, 14:07Në një anketë të kryer nga Dhoma Ekonomike e Gruas, rezulton se gjatë vitit të pandemisë 30% e garave sipërmarrëse kanë reduktuar numrin e punonjësve, ndërsa 7% e tyre kanë mbyllur aktivitetin. Zhvillimi kryesor pozitiv i kësaj periudhe në pandemi sipas anketës ka qenë përdorimi më i madh i teknologjisë.
-
Sejko në mbledhjet vjetore të FMN e BB: Ekonomia është përmirësuar, rritja e çmimeve do jetë kalimtare por rrezikon rimëkëmbjen
21 Tetor 2021, 13:22Ekonomia, pandemia dhe kriza e çmimeve ishin në fokus të mbledhjeve vjetore të FMN-së dhe të BB-së, ku mori pjesë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
-
Banka Botërore: Rimëkëmbje e fortë, ekonomia e Shqipërisë po rritet më shumë seç pritej! Do të ulet varfëria! Mundësi të ndërtojë model më të qëndrueshëm rritjeje
21 Tetor 2021, 11:02Banka Botërore është optimiste për rimëkëmbjen ekonomike shqiptare. Rritja e konsumit, bumi i ndërtimeve, procesi i rindërtimit si dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore kanë stimuluar një rritje më të shpejtë të ekonominë së vendit krahasuar me vitin e kaluar.
-
Vaksinimi i popullatës/ Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar
21 Tetor 2021, 07:42Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë
-
Rritën çmimin e miellit, importuesit edhe 1 vit nën monitorim! Zbardhet vendimi i Konkurrencës, si i shpëtuan gjobës 5 mln euro kompanitë që bënë monopol
21 Tetor 2021, 01:15Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë edhe për një vit në monitorim importuesit e mëdhenj të miellit te cilët i shpëtuan gjobës 5 milionë euro qe propozoi sekretariati i Komisionit te Konkurrencës pas shkeljeve të konstatuara.
-
Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë blen 5.8 milionë Euro
20 Tetor 2021, 23:36Banka e Shqipërisë zhvilloi këtë javë ankandin e radhës në programin vjetor të blerjeve të Euros në tregun valutor.
-
Dixhitalizimi lufton korrupsionin, KE: Ka përparim por 1/3 ekonomisë shqiptare vijon të jetë informale
20 Tetor 2021, 20:52Shqipëria ka përparuar në luftën kundër informalitetit thotë Komisioni Evropian, edhe pse ende ky fenomen është shqetësim për zhvillimin e ekonomik të vendit. Sipas raportit të Komisionit Evropian lehtësimi i procedurave për marrjen e shërbimeve si dhe pagimi i taksave online ka ndikuar në mundësinë e bërjes së korrupsionit.
-
Bankat japin më shumë kredi për bizneset! Banka e Shqipërisë: U lehtësuan kushtet pas përmirësimit të situatës ekonomike
20 Tetor 2021, 20:29Në periudhën Korrik-Shtator kërkesa e bizneseve për të marrë kredi ka qenë shumë më e lartë se në vitin e kaluar sa i takon biznesit të madh, ndërsa për biznesin e vogël dhe të mesëm ka pasur rënie të kërkesës për kredi. Ndikim në shtimin e kërkesës për kredi sipas bankave ka dhënë nevoja për financimin e borxheve ekzistuese, për financimin e investimeve dhe të kapitalit qarkullues.
-
Edhe në pandemi, shqiptarët i rritën shpenzimet për veshje e këpucë, të vetmit në Europë
19 Tetor 2021, 23:35Ndonëse 2020-a ishte një vit pandemik dhe për disa muaj vendi ishte pothuajse tërësisht i mbyllur e më pas shumë punuan online, sërish shpenzimet për veshje dhe këpucë u rritën, duke shënuar një rast unikal në Europë, teksa të gjithë shtetet e tjera rezultojnë se kanë blerë më pak veshje, ose në raport të njëjta me vitin e mëparshëm.
-
3 shtete firmosin memorandumin për korridorin 8-të! Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria do lobojnë për fonde
19 Tetor 2021, 20:26Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit në Sofje, për ndërtimin e korridorit të 8. 3 shtetet do të lobojnë për të gjetur financimin e nevojshëm nga institucionet ndërkombëtare.
-
Forumi ekonomik/ 'Varfëria mbetet problem në vend', ekspertët: Duhen politika sociale, ka pabarazi investimesh
19 Tetor 2021, 17:58Ekspertët e ekonomisë i sugjerojnë qeverisë të reduktojë nivelin e varfërisë si dhe të shpërndajë investimet në të gjithë vendin. Nga forumi ‘Ekonomi për të gjithë’, u theksua se qeveria duhet të luftojë pabarazinë ekonomike.
-
Transaksionet e pasurive të paluajtshme nuk ndalen, arrijnë rekord në tremujorin e dytë, …por popullsia po bie
19 Tetor 2021, 09:50Aktiviteti i pasurive të paluajtshme po shënon rritje të shpejtë gjatë vitit të fundit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se pas një ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, ky aktivitet u zgjerua sërish me shpejtësi në periudhën prill-qershor, kur transaksionet arritën në 230 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
-
Kompanitë e transportit kërkojnë 4 mln €, letër Bashkisë së Tiranës: Kompesoni biletat dhe abonetë ose vetëm 20% e urbanëve do dalin në qarkullim
18 Tetor 2021, 23:03Në një letër dërguar bashkisë së Tiranës në 13 tetor 2021, shoqatat kërkojnë kompesim për çdo biletë në vlerën 30 lekë, pasi sipas tyre kostoja që kanë shoqëritë e transportit për një udhëtar nga 27-28 lekë që ka qenë ka arritur në 32-33 lekë. Për këtë arsye shoqëritë kërkojnë indeksimin e tarifës së udhëtimit bazuar në situatën aktuale me fitimet dhe humbjet e shoqërive të transportit.
-
Konkurrueshmëria në Shqipëri, OECD: Ka përparim në 10 fusha, duhet më shumë punë për luftimin e korrupsionit nga zyrtarët e lartë
18 Tetor 2021, 21:14Shqipëria ka përparuar në tregti, arsim, energji, investime dhe punësim, por është ende pas në menaxhimin e ujërave të zeza apo në luftën ndaj korrupsionit. Në një raport të fundit të OECD thuhet se duhet të intensifikohet më shumë lufta ndaj korrupsionit tek zyrtarët e lartë.
-
Rritet shkëmbimi i mallrave, thellohet deficiti tregtar, INSTAT: Në 9 muaj u eksportuan 266 miliardë lekë
18 Tetor 2021, 20:47Është rritur me 36% niveli i eksporteve në 9 mujorin e këtij viti në raport me vitin e kaluar, ndërsa importet u rritën me 29%. Por teksa shkëmbimet tregtare janë në përmirësim, është thelluar deficiti tregtar me 23%, si pasojë e shtrenjtimit të produkteve pas pandemisë.
-
Rriten eksportet e mallrave me 33 mld lek në shtator 2021 krahasuar me të njëjtë periudhë të 2020! Zgjerohet deficiti tregtar në vend
18 Tetor 2021, 13:15Të dhënat tregojnë se në Shtator 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 39,4 %, në krahasim me Gusht 2021. Dhe rritja e importet e mallrave nuk rrinë pas, ku arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 31,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 13,4 %, në krahasim me Gusht 2021.Kjo ka sjellë dhe rritje të defiçitit tregtar.
