Ekonomi
-
31 Dhjetor 2020, 23:25
-
-
-
Ministrja Balluku 'dhuratë' qytetarëve për Vitin e Ri: Autostrada Tiranë-Durrës pa pagesë, s'do jepet me koncesion! Punimet në sheshin 'Shqiponja', qarkullimi hapet në mars 2021
31 Dhjetor 2020, 22:00Teksa një sërë rrugësh janë dhënë me koncesion dhe janë kthyer me pagesë por duke iu ofruar qytetarëve edhe rrugë alternative, autostrada Tiranë-Durrës nuk do të ketë këtë fat. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha për Report TV se kjo rrugë nuk do të zgjerohet pasi do të humbas trafikun e krijuar pas ndërtimit të korridorit Blu.
-
SPECIALE/ 'Virus, shëndet dhe rindërtim', ekonomia e vitit 2020 nën ‘ethet’ e COVID-19 (VIDEO)
31 Dhjetor 2020, 15:29Virus, shëndet, ekonomi dhe rindërtim, ishin fjalët kyçe që shoqëruan gjithë vitin 2020. Kur pritej që ky vit t’i kushtohej plotësisht rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia do të diktonte çdo vendim të Qeverisë. Vetëm pak ditë pas konferencës së donatorëve ku vendit ju premtuan 1.15 miliardë euro, nisën lëkundjet e para ekonomike.
-
Shifrat zyrtare/ Rrogat më të larta i marrin të punësuarit mbi 60 vjeç, arsyet dhe detajet edhe për hendekun gjinor
31 Dhjetor 2020, 08:27Sipas INSTAT, të ardhurat mesatare nga puna sipas grup-moshës për të punësuarit mbi 60 vjeç janë rreth 330 lekë për orë pune, duke i bërë ata me nivelin më të lartë të pagesës për orë punë në raport me grup-moshat e tjera.
-
Zbuloni qytetet, ku burrat dhe gratë janë më 'dembelë'
31 Dhjetor 2020, 07:38Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.
-
Balla dhe Denaj në uzinat e përpunimit të kromit në Elbasan: Qeveria zeroi rentën minerare për tre vite
30 Dhjetor 2020, 11:21Qeveria shqiptare zeroi rentën minerare për tre vite, duke i ardhur në ndihmë industrisë minerare. Në shkallë vendi përfitues janë disa mijëra punëtorë.
-
Projekti 16.8 milionë euro për emergjencën ndaj Covid-19, BB: Bëhet efektiv në 5 janar
30 Dhjetor 2020, 08:47Banka Botërore do të mbështesë me 16.8 milionë dollarë qeverinë shqiptare në kuadër të projektit për përballimin e emergjencës së COVID-19. Në një raport të fundit të publikuar nga ky institucion bëhet me dije se tashmë që marrëveshja ka marrë miratimin e Kuvendit projekti pritet të bëhet efektiv nga data 5 janar. Kjo i jep mundësi qeverisë që të fillojë menjëherë punën dhe disbursimin e parave.
-
-
-
Rruga Milot-Fier, Balluku: Tenderi do rihapet pas 20 janarit
29 Dhjetor 2020, 13:03 -
Balluku: Shtyhet afati i kolaudimit për ata që do e kryenin në janar! Tenderi për rrugën Milot-Fier do rihapet pas 20 janarit
29 Dhjetor 2020, 12:51Afati për kryerjen e kolaudimit të automjeteve për qytetarët që e kishin të parashikuar në muajin janar do të shtyhet në një datë pa afat. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një konference për shtyp ditën e sotme. Balluku foli dhe për projektin e ndërtimit të rrugës Milot-Fier për të cilën u shpreh se tenderi do të rihapet më 20 janar të vitit 2021.
-
'Parandalimi i mashtrimit dhe evazionit fiskal/ 'Tatimet' bëjnë shkëmbimin e parë automatik të informacionit me autoritete homologe
29 Dhjetor 2020, 09:10Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kryer Shkëmbimin e parë Automatik të Informacionit me administrata të tjera homologe.
-
Tatimet: Si të deklaroni librat e shitjes dhe TVSH gjatë periudhës tranzitore të fiskalizimit
29 Dhjetor 2020, 07:46Procesi i Fiskalizimit fillon prej datës 1 Janar 2021, me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G. Transaksionet biznese me biznese pa para në dorë fillojnë në korrik dhe procesi më i rendësishëm për transaksionet me para në dorë fillon nga 1 shtatori.
-
Fiskalizimi, Ibrahimaj: Sfidë, por do të ulë evazionin! Faza e parë do të nisë në 1 janar 2021, kontrollet në terren vetëm me bazë risku
28 Dhjetor 2020, 18:31Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht fatura elektronike do të lëshohet nga biznesi për entet publike. Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report TV se kjo reformë do të ulë informalitetin si dhe do të çojë në eliminimin gradual të kontrolleve në terren të bizneseve.
-
Sipërmarrjet prodhuese kërkojnë paketë të tretë 52 mln euro: Kemi humbur 180 mln €, po falimentojmë! Anketimi: 32 mln euro duhen për diversifikim makinerish
27 Dhjetor 2020, 21:31Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve kërkon mbështetje financiare nga shteti në vlerën e 52 milionë eurove. Sipas një anketimi të kryer nga ata, miratimi i një pakete të tretë është i domosdoshëm pasi humbjet e tyre vetëm në karantinë ishin mbi 180 milionë euro.
-
Rritet numri i bizneseve të huaja në vend në 2019, stoku investimeve arriti në 8.1 mld euro
27 Dhjetor 2020, 12:42Në vitin 2019 është rritur ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në vend, dhe i bizneseve me bashkëpronar shqiptar. Sipas INSTAT ishin mbi 6 mijë ndërmarrje të huaja në fund të vitit të kaluara dhe stoku i investimeve ishte 8.1 miliardë euro.
-
Paga minimale 30 mijë lekë në 1 janar, ekspertët: Duhet të ishte më i konsultuar shton kostot për biznesin (VIDEO)
25 Dhjetor 2020, 17:41Rritja e pagës minimale do të japë efekt edhe në rritjen e konsumit sipas qeverisë, por për ekspertët ky vendim do të rrisë kostot për qytetarët. Në janar të vitit të ardhshëm paga minimale do të jetë 30 mijë lekë nga 26 që është aktualisht.
-
Nis shpërndarja e tapive në fshatrat bregdetare/Lame e Gjiknuri nga Borshi: Procesi përfundon në mesin e vitit 2021
25 Dhjetor 2020, 14:01Ka nisur shpërndarja e certifikatave të pronësisë së tokës në fshatrat e bregdetit të jugut. Nga Borshi, kreu i Kadastrës, Lame dhe deputeti Gjiknuri deklaruan se procesi përmbyllet në mesin e vitit 2021 për të gjithë zonën bregdetare.