Ekonomi

  • Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi pak kohë më parë se në bazë mujore do të rifreskonte listën e bizneseve që janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe që nuk përfitojnë nga ligji i  faljes që është duke u zbatuar.
  • Raporti për turizmin, Shqipëria
    ngjitet me 8 vende në botë

    Një raport i publikuar nga “World Economic Forum” për sa i përket Konkurueshmërisë Globale në Udhëtim dhe Turizëm, e rendit vendin tonë në  vendin e 98-të, ndryshe nga viti 2015 ku vendi ynë renditej i  106- ti.

  • Shqiptarët, në fund të shekullit me
    1.7 mln banorë, shumica pleq

    Projeksionet globale mbi popullsinë nga viti 1950 deri në vitin 2100 tregojnë për një rënie drastike të popullsisë shqiptare, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë, me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB.

  • Dollari bie në nivelin më të
    ulët prej 2014, blini në dollarë

    Për të gjithë ata që duan të blejnë një produkt në dollarë, apo të udhëtojnë në SHBA ka një lajm të mirë dhe e kundërta është për të gjithë ata që duan të kthejnë dollarët në lekë. Monedha amerikane ka arritur gjatë ditës së sotme, jo vetëm në nivelin më të ulët të këtij viti, por edhe që nga tetori i 2014-s.

  • Shqiptarët ‘qejf’ në kafe e veshje
    deri në 2018,më pas ‘shtrëngo rripin’

    Që shqiptarëve u pëlqen të rrinë sa më shumë në kafene,  këtë e tregoi dhe numri i lartë i bareve për banorë, ku Shqipëria renditej e dyta në botë pas Spanjës. Edhe për veshje, ndonëse të varfër, shpenzojmë rreth 5% të totalit, një peshë e njëjtë kjo me mesataren e Bashkimit Europian. Nuk kemi lënë pas as shpenzimet për argëtim dhe kulturë, ku kryesojnë Gjirokastra dhe Saranda.

  • Për 4 muaj 60 mln euro jashtë
    bankave, rritet fenomeni i fajdeve

    Sipas statistikave të publikuara nga banka e Shqipërisë, paraja jashtë bankave në fund të muajit korrik arriti në 253 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro. Në krahasim me muajin mars, kur dhe filloi tendenca rritëse, ky tregues është shtuar me 3.4%, ose 8.5 miliardë lekë (rreth 62 milionë euro).

  • BSH miraton raportin financiar:
    Sektori bankar i qëndrueshëm

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar në  mbledhjen e sotme Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë 2017.

  • Taksa e re e‘fshehtë’ mbi karburantet
    do të rëndojë mbi konsumatorët

    Pikave të shitjes së karburantit u kërkohet të paguajnë një tarifë tëlartë “licencimi” nga pushteti vendor në masën 3 milionë lekë për Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë për bashkitë e tjera, pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama anashkaloi një vendim të Gjykatës Kushtetuese duke kryer një ndryshim kozmetik në kriteret e saj të licencimit.

  • E-albania, si të çregjistroni online
    makinën tuaj,dokumentet që duhen

    Qytetarët që duan të ç’regjistrojnë një mjet tashmë mund të kryejnë procedurat edhe online. E-albania njoftoi se kjo mund të kryhet duke ndjekur disa hapa dhe se fizikisht qytetari duhet të paraqitet  tek Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për të bërë dorëzimin final të dokumenteve.

  • Ulen siguracionet e automjeteve
    të gjitha kategoritë sa do paguani

    Siguracionet e makinave janë ulur sot me 30% në tregun vendas nga ana e kompanive të sigurimit. Bëhet fjalë për sigurimin motorik të detyrueshëm të njohur si TPL (sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).

  • ​Anketa, 90 % e punonjësve të
    pakënaqur nga pagat që marrin

    INSTAT për herë të parë realizoi gjatë vitit 2016, Anketën e Kënaqësisë së Punonjësve. Burimet zyrtare të institucionit pohuan se kjo anketë pati si objektiv kryesor analizimin e qëndrimeve dhe perceptimeve të stafit të INSTAT si dhe identifikimin e çështjeve të cilat kërkojnë vëmendje për t’u zgjidhur në vitet në vazhdim.

  • Bankat/Ulen më tej kreditë e
    këqija, 15.3% në korrik

    Kreditë e këqija u ulën për të tetin muaj me radhë duke zbritur në nivelin më të ulët në 6 vjet. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në korrik, niveli i kredive me probleme në banka zbriti në 15.3 përqind nga rreth 15.6 përqind që ishte një muaj më parë.
     

  • Bien interesat e huave për shtëpi,
    ndërkohë që janë ulur çmimet

    Lajme të mira për të gjithë ata që duan të blejnë shtëpi. Interesat e huave për blerjen e pasurive të paluajtshme ranë përsëri gjatë muajit korrik, duke qenë një nxitës i rëndësishëm për investimin në prona. Sipas Bankës së Shqipërisë, për korrikun interesi mesatar i kredive të reja për blerje banesash në lekë ishte 3.9%, nga 4.2% që kishte qenë në qershor.

  • Tregu/Euro vijon pa u ndalur
    rivlerësimin, në rënie leku

    Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së djeshme në tregun e brendshëm, për të dytën javë radhazi. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 133.5 lekë, 0.29 lekë më shumë se një ditë më parë.

  • 6-mujori 2017, rritet konsumi i
    energjisë me 7.8%

    Rritet konsumi i energjisë, në një kohë kur prodhimi vendas ka rënë me gati 26 për qind; humbjet në rrjet janë ulur, por importi u rrit gati 40 për qind. Janë këto disa nga konkluzionet kryesore të raportimit nga INSTAT të statistikave lidhur me gjashtëmujorin e parë të këtij viti në sektorin e energjisë elektrike. 

  • Vendimi/ Bizneset evazore nuk do
    të kenë mundësi të marrin kredi

    Bizneset që fshehin taksat tashmë do ta kenë të pamundur të marrin kredi në banka. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë miratuar një masë ligjore, e cila ndryshon rrënjësisht dhënien e kredive për biznesin.
    “Duke filluar nga 1 janari 2018, çdo kredi do të miratohet duke u bazuar në bilancin tatimor, apo në deklaratat financiare të audituara të bizneseve”, ka deklaruar dje Deniz Deralla, drejtor i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. 
     

  • Ministria e Brendshme hap “thesin”, 
    vesh Doganat, RENEA-n dhe Gardën

    Ministria e Brendshme ka hapur tre procedura që lidhen me blerjen e uniformave për tre institucione të ndryshme, duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tek Garda e Republikës dhe RENEA. Për Doganat, fondi limit i vënë në dispozicion është 32.3 milionë lekë dhe synon që të pajisë inspektorët e doganave me uniforma, veshmbathje dhe element përbërës të tyre.

  • ​Shpenzimet për shëndetin, 25 herë
    më të ulëta se mesatarja e BE

    Në 2015, shtetet anëtare të BE-së shpenzuan rreth 1,058 miliardë euro për shëndetin. “Shëndeti”’ është zëri i dytë më i madh i shpenzimeve publike, pas mbrojtjes sociale’ me  19.2% të totalit të shpenzimeve publike.

  • Publikohet raporti që nxjerr bllof
     investimet e huaja në Shqipëri

    Shqipëria ka arritur rekordin e Investimeve të Huaja Direkte në vitin 2016, me gati 1 miliard euro, që është më i larti në rajon, nëse e krahason me Prodhimin e Brendshëm Bruto. 

  • Energjetika/Korrik-shtator
    blihen 80 mln € energji në import

    Situata e një thatësire të tejzgjatur ka krijuar probleme jo të vogla për sistemin hidroenergjetik shqiptar. Për periudhën korrik-shtator operatorët e sistemit kanë blerë gati 80 milionë euro energji nga importi. Nëse thatësira vijon, qeveria do të detyrohet të prekë për herë të parë pas disa vitesh fondin e saj të rezervës, i cili u rrit me ndryshimet e fundit të buxhetit, pikërisht për të përballuar krizën energjetike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv