Ekonomi

  • Ka kaluar dje në Komisionin e Ekonomisë Akti Normativ për ndryshimin e buxhetit 2017. Sipas opozitës, problemet që dalin nga ky ndryshim i radhës janë dy: krijimi i borxheve të reja nga ana e shtetit tek private, si dhe kriza energjetike. 
  • Rriten sërish kërkesat e shqiptarëve
    për azil në BE për 3 mujorin e dytë

    Edhe pse në trend ulës shqiptarët vijojnë të kryesojnë Evropën për nivelin e lartë kërkesave për azil në vendet anëtare, madje kanë rifilluar sërish në tremujorin e dytë…

  • Rikthehet ndërtimi, në 3 muaj
    100 milionë USD investime

    Aktiviteti i ndërtimit në vend po njeh rritje gjatë vitit 2017. Në tremujorin e dytë e regjistrua një rritje e indeksit të shitjeve në volum me 33.9%, krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë, sipas Institutit të Statistikave. Ndërkohë, në tremujorin e parë rritja ishte 41.3 për qind.

  • Pronat/Si do bëhet kërkesa për
    aplikime për kompensim

    Ndryshimet e reja që pritet të prekin Agjencinë për Trajtimin e Pronës, do të sjellin dhe ndyshime për qytetarët të cilët aplikojnë për kompensimin e pronave. ATP pritet të bashkohet me ALUIZNI-n, ndërkohë që gazeta sjell të plotë, procedurën që do të ndiqet për kërkesat që do bëhen për aplikim në mënyrë që të merret kompensim në lekë, ose kompensim fizik.

  • Shitblerja e makinave, sistem
    i ri për gjobat

    Së shpejti shitja dhe blerja e një automjeti do të mundësohet menjëherë në zyrën e noterit, si pasojë e krijimit të një sistemi të ri informatik, që do të mundësojë nxjerrjen e vërtetimit lidhur me gjobat e mundshme mbi makinën. 

  • KLSH: Sektori i turizmit meriton
    më shumë vëmendje

    Turizmi nuk ka marrë vëmendjen që duhet të ketë një sektor i tillë nënvizon Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit performance që është mbyllur në ish-Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes gjatë kësaj vere. 

  • Sipërmarrësit, Qato: Bashkëpunim,
    aktivizojmë Këshillin Ekonomik

    Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, Sonila Qato, ka zhvilluar sot një takim me shoqata të biznesit, të cilët i ka siguruar se asnjë zyrtar shtetëror nuk do të tolerohet për t’u bërë pengesë për punën e përditshme të biznesit.  VIDEO

  • Qeveria synon një marrëveshje
    pa kushte me Fondin Moneta

    Pak nga pak po ravijëzohet objekti i vizitës së misionit aktual të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë. Ashtu sikurse pritej, fjala është për të arritur në një marrëveshje dypalëshe midis institucionit financiar ndërkombëtar, si dhe shtetit shqiptar. 

  • 1 tetor, nis aksioni anti-
    informalitet ndaj biznesit të madh

    Aksionit do të përqendrohet tek sipërmarrja e madhe, por nuk do të lihet jashtë vëmendjes dhe kontrollit të territorit fiskal edhe biznesi i vogël. Kuponi tatimor, regjistrat fiskalë, inventarët dhe punësimi e sigurina në punë do të jenë në qendër të aksionit

  • KE:Shqipëria me pak suvencione
    për bujqësinë në Rajon

    Teksa sektori i bujqësisë kontribuon në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit me rreth 20 për qind dhe aktivizon 44 për qind të te punësuarve në vend merr mbështetjen me të ulët nga fondet e buxhetit të shtetit krahasuar me të gjitha vendet e Rajonit.

  • Informaliteti, Ahmetaj:Aksion nga
    1 tetori,reformë kundër burokracisë

    Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, zhvilloi ditën e sotme një vizitë në një sipërmarrje prodhuese. Gjatë kësaj vizite, ministri Ahmetaj u ndal tek informaliteti, duke deklaruar se nga data 1 tetor do të nisë aksioni në terren.

  • Borxhet,Tatimet-Bizneseve:Përfitoni
    nga amnistia ose i mbledhim me forcë

    Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar në faqen e saj zyrtare të gjithë subjektet që kanë detyrime të papaguara dhe që përfitojnë nga “Ligji i Fshirjes, se do të mund të përfitojnë nga kjo mase lehtësuese deri në fundin e këtij vitit. Pas kësaj data, të gjithë subjektet debitorë do të jenë të ekspozuar nga masat shtrënguese të mbledhjes me forcë.

  • Misioni i FMN diskuton për kredi
    të reja me qeverinë Rama 2

    Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka nisur menjëherë dje turin e vet të takimeve më zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, duke kontaktuar direkt me ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, si dhe me kreun e Bankës së Shqipërisë, guvernatorin Gent Sejko. Nga burime pranë misionit, mësohet se ai do të qendrojë deri me 3 tetor në Tiranë, me një axhendë tepër të ngjeshur takimesh, çka le të nënkuptohet se paraprakisht FMN dhe qeveria Rama 2 mund të jenë marrë vesh për një ripërtëritje të marrëveshjes trevjeçare, e cila përfundoi në shkurt të këtij viti, pas disbursimit të një kredie të butë me këste, me një vlerë totale prej më se 330 milionë eurosh.  VIDEO

  • Ndërtuesit e rrugës së Elbasanit
    probleme me Tatimet

    Vonesa/ Kostoja e rrugës u rrit me 30 mln USD nga shembjet  VIDEO

  • Letrat me vlerë, individët do të
    përjashtohen nga ankandet

    Individët nuk do të lejohen të marrin pjesë, si deri tani, në ankandet e bonove dhe obligacioneve shtetërore. Qeveria shqiptare dhe Banka e Shqipërisë po punojnë në një projekt, që pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në organizimin e tregut primar të titujve të borxhit qeveritar. 

  • ​By Passet Fier dhe Vlorë nuk 
    përfundojnë para 2019-ës

    By Passi i Fierit si dhe ai i Vlorës nuk mund të përfundojnë para vitit 2019. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije të martën afatet për shprehjen e interesit nga ana e operatorëve të interesuar që duan të hyjë në garë për vijimin e procedures së ndërtimit të By-Pass-it të Vlorës apo Fierit.  VIDEO

  • FMN zbarkon sërish në Tiranë,
    drejt një marrëveshjeje të re?

    Qeveria Rama 2 duket se po përgatitet të shohë një rinovim të marrëveshjes, tashmë të ndërprerë, me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në Tiranë kanë mbërritur tashmë dy ekipe të FMN, të cilat duket se do të diskutojnë jo vetëm lidhur me performancën aktuale të ekonomisë shqiptare, si dhe për rezultatet e kushteve që kishte vënë fillimisht ky institucion financiar ndërkombëtar për dhënien e një kredie të butë në masën totale prej mbi 330 milionë eurosh në tre vjet.  VIDEO

  • Miratohet blerja e Veneto nga
    Intesa San Paolo në Shqipëri

    Sistemi bankar shqiptar do të ketë 15 banka, nga 16 që ka sot. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka miratuar përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së disa aseteve, detyrimeve dhe marrëdhenieve ligjore të ndërrmarjes Veneto Banca S.p.A nga Intesa Sanpaolo S.p.A.

  • ​Eksportet rriten me 13% në 8muajt
    e 2017-ës,ja çfarë shesim jashtë

    Eksportet shqiptare patën një ecuri pozitive edhe gjatë muajit gusht, megjithatë, rritja e tyre është e pamjaftueshme për të frenuar deficitin tregtar të vendit. 

  • Shqipëria e parafundit në rajon për
    arritjen e objektivave të zhvillimit

    Indeksi, i cili mat progresin e objektivave nga Kombet e Bashkuara për 2030, e vendos Shqipërinë në vendin e 63 në botë dhe të parafundit në rajon, për arritjen e këtyre objektivave.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv