Ekonomi
-
Inflacioni pësoi rënie edhe në muajin shkurt, duke zbritur në shifrat 2.33 për qind nga 2.36 për qind që ishte në muajin e parë të vitit. Në shkurt të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.91%.
24 Mars 2025, 13:22 -
Autoriteti i Konkurrencës autorizon shitjen e Sigal tek Avni Ponari
24 Mars 2025, 13:19Sipas marrëveshjes së arritur në nëntor të vitit të kaluar, grupi austriak UNIQA ka rënë dakord të shesë paketën prej 90% të aksioneve në shoqëri te Sigal Business Center, shoqëri e kontrolluar 100% nga Avni Ponari, aksioner pakice dhe administrator i Sigal Uniqa Group Austria.
-
Standard & Poor’s rrit vlerësimin e Shqipërisë në ‘BB’ falë përmirësimit të pozicionit fiskal
24 Mars 2025, 11:07Përmirësimi i pozicionit fiskal ka bërë që agjencia e vlerësimit “Standard & Poor’s” të rishikojë pozitivisht vlerësimin e Shqipërisë për kreditin sovran në valutë të huaj e vendase. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë vlerësim si lajm shumë të mirë për vendin.
-
Edhe 1 javë afat, ja si realizohet plotësimi elektronik i DIVA 2024 në sistemin e tatimeve
24 Mars 2025, 07:15Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit.
-
Marrëveshja për pensionet me Italinë publikohet në Fletoren Zyrtare, ja fondet që alokohen ndër vite dhe sa përfitohet! Priten të hyjnë në fuqi edhe dy të tjera (DOKUMENTI)
22 Mars 2025, 15:33Marrëveshja garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri, nga e cila përfitojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Ja sa pension përfitojnë shqiptarët. Alokohen edhe fondet. Me Greqinë vijon debati teknik, pasi është një proces i gjatë, edhe i vështirë. Po shkohet drejt numrit 27-28 marrëveshje
-
'Parku i Besimit' në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit
21 Mars 2025, 13:31Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit dhe që parashikohet të ndërtohet në Petrelë.
-
PS me ofertë ekonomike për mandatin 4: Dyfishim pensionit minimal, 1000 € paga mesatare! Të ardhurat për frymë mbi 15 mijë €! Plani për taksat dhe investimet
21 Mars 2025, 11:41Dyfishim i pensionit minimal, pagë mesatare 1000 euro, ulje e papunësisë dhe rritje të fortë të të ardhurave për frymë. Këto janë disa nga pikat kryesore të programit ekonomik të Partisë Socialiste. Brenda vitit 2030 qeveria premton pension minimal 200 euro dhe të ardhura për frymë 5000 euro më të larta se sot, ndërsa paga mesatare për administratën synohet 1300 euro në vitin 2030
-
Investimet publike/ Bashkitë realizuan vetëm 43 përqind të planit në 2024, 'dogjën' më shumë se gjysmën e programit
21 Mars 2025, 08:59Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike.
-
'Janë vetëm dëshira'/ Premtimet e PD-së 'përplasin' ekonomistët në studion e Report Tv, Çoçoli: Ku do i gjejë Berisha paratë për 1200 euro pagë mesatare?
20 Mars 2025, 20:11Muço, i cili është pjesë dhe e departamentit të ekonomisë në PD ka thënë se PD do të bëj pensionet minimalisht 200 euro, nëse fiton zgjedhjet dhe do të punojë për të arritur objektivin e pagës mesatare në 1200 euro.
-
'Mësim' nga IPA dhe IPARD, qeveria strategji për të mbrojtur fondet e BE: Hetim 'pa radhë' abuzimeve, IT e sofistikuar për të 'kapur' shkeljet
20 Mars 2025, 17:17Dyshimet për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian kanë vënë në lëvizje institucionet shqiptare. Një strategji e hedhur për konsultim publik parashikon ndryshime të forta ligjore për të garantuar mbrojtjen e parave të taksapaguesve evropianë, rikuperimin e parave të keqpërdorura, hetime me prioritet nga drejtësia e deri tek përdorimi i sistemeve të sofistikuara të teknologjisë.
-
Viti 2025 i mbarë për thesarin, por jo për investimet publike! Në dy muaj u mblodhën 1.1 mld €, konsumi e tatimi i pagave rrisin të ardhurat
20 Mars 2025, 16:43Viti 2025 ka nisur i mbarë për buxhetin e shtetit, pasi po mblidhen më shumë para, por nuk po realizohen investimet publike. Ministria e Financave thotë se në dy muajit e parë të vitit u mblodhën 1.1 miliardë euro ndërsa institucionet kanë shpenzuar vetëm 940 mln euro, ngecja më e madhe është tek investime publike.
-
Forumi i biznesit/ Sejko: Çdo shqiptar mesatarisht bëri 23 pagesa online vjet, 78% me llogari bankare nga 40% në 2015! Në tetor nis SEPA
20 Mars 2025, 13:06Inovacioni në financë tashmë është një realitet i ri që po mundëson pagesa të shpejta apo aplikime online për kredi. Banka e Shqipërisë thotë se vjet pagesat elektronike për frymë arritën në 23 nga 2 në vitin 2015. Në forumin e biznesit mbi teknologjinë, guvernatori Gent Sejko tha se në tetor nisin transfertat përmes SEPA.
-
Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali! 12 milionë euro në vitin e parë të zbatimit, deri në 400 euro në muaj
19 Mars 2025, 18:00Detajet janë të përcaktuara në dokumentin e dorëzuar në Senatin Italian, ku në 5 mars kaloi për miratim marrëveshja e përbashkët, e cila një javë më pas u firmos edhe nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella.
-
Drafti/ Operatorët turistë duhet të kenë drejtues teknik të kualifikuar, ja cilat janë kriteret
19 Mars 2025, 15:50Operatorët turistë duhet të kenë drejtues teknik të kualifikuar në mënyrë që të ofrojnë shërbime cilësore. Në relacion shpjegohet se operatori turistik përfaqësohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë nga përfaqësuesi ligjor (administratori) dhe drejtuesi teknik.
-
Ngrihet shoqëria shqiptaro-arabe për prodhimin e pullave fiskale! Aksioner, edhe ish-koncensionari SICPA
19 Mars 2025, 15:18Është ngritur kompania shqiptaro-arabe që do të prodhojë dhe do të shpërndajë pullat fiskale për produktet e akcizës. Në QKB është regjistruar shoqëria e re ‘Alb Trace Co’, ku 51% e aksioneve do të administrohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. Ndërsa kompania arabe ka aksioner edhe ish koncesionarin e pullave fiskale në vend SICPA.
-
Ekskluzive/ Në Kuvend marrëveshja për degën zyrtare në Shqipëri, zv. drejtori i BEI për Report Tv: Fokus transformimi i hekurudhave! Durrës-Prishtinë? Të hapur
19 Mars 2025, 14:06Në një kohë kur marrëveshja për zyrtarizimin e degës në Shqipëri si vend pritës, Banka Evropiane e Investimeve pritet të financojë një sërë projektesh të mëdha në Shqipëri, nga ato hekurudhore apo tek projektet e sigurisë ajrore . Zëvendëspresidenti i BIE ka thënë për Report TV se ata do të mbështesin Shqipërinë drejtë anëtarësimit në BE, ndërsa pyetjes së Repoert Tv për hekurudhën Durrës-Prishtinë iu përgjigj 'jemi të hapur për projekte të mëdha'.
-
Fasonët në ‘lëngim’, vijon rënia! Sipërmarrësi: Përshtatja me rënien e Euros, e pamundur! Partnerët po na lënë për Afrikën
18 Mars 2025, 15:36Fasoneria vijon të përballet me humbje edhe gjatë këtij viti. Vetëm në janar e shkurt bizneset e këtij sektori kanë shitur 10 milionë euro më pak se vjet. Përfaqësues të këtij sektori thonë se shkaku kryesor mbetet zhvlerësimi i valutave, por edhe rritja e kostove të prodhimit.
-
Çmimet stratosferike të apartamenteve rrisin edhe kreditë e buta, çiftet e reja do marrin më shumë lekë! 3% i ndërtuesve nuk do të ndryshojë
18 Mars 2025, 12:15Fondet për strehimin social do të 10-fishohen njofton ministria e Ekonomisë, e cila shton se synimi është që për 5 vite të përfitojnë 50 mijë familje, ndërsa fondet që do të shpenzohen të arrijnë në 75 milionë euro. Po ashtu do të rishikohet edhe metodologjia për skemat e kredive të buta, me synim që qytetarët të marrin sa më shumë para që të përballojnë blerjen e një banese.
-
Eksportet ‘Made in Albania’ në rritje, 647 mln euro në janar-shkurt! Por importet bien me 4.7%, manifaktura nuk ngre kokë
17 Mars 2025, 17:27Në muajt janar shkurt, bizneset vendase kanë shitur 27 milionë euro më shumë mallra se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. INSTAT raporton për rritje të eksporteve të cilat në janar e shkurt arritën në 647 milionë euro, por vijon kriza tek fasoneria që vijon me rënie të tregtisë.
-
Banka e Shqipërisë çel javën e parasë! Sejko: Sfidë digjitalizimi, duhet të mbrohemi nga keqbërësit
17 Mars 2025, 17:22Bashkë me zhvillimet teknologjike janë shtuar edhe mashtrimet financiare. Guvernatori Gent Sejko në hapjen e Javës Globale të Parasë tha se sfida e madhe është digjitalizimi i sistemeve të pagesave por gjithashtu duhet të rritet edukimi financiar për të shmangur mashtrimet online, dhe për të mbrojtur paratë.
