Ekonomi
-
Pas “Standard&Poor’s”, edhe Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit ‘Moody’s ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në me perspektivë “të qëndrueshme”, për shkak se ekonomia është në rritje dhe borxhi publik është ulur. Sipas Moody’s ndikim pozitiv në ekonomi do të japin edhe reformat në kuadër të integrimit në BE.
9 Prill 2025, 13:06 -
Raporti i Agjencisë së Inteligjencës Financiare: ‘Sofistikohet’ pastrimi i parave, zbulohen 13 skema vitin që lamë pas! 3 të huaj ‘skemë piramidale’, mashtrimi 40 mln €
8 Prill 2025, 18:04Agjencia e Inteligjencës Financiare thotë se ka identifikuar 13 skema të pastrimit të parave të përdorura vitin e kaluar. Para kryesisht sipas raportit pastrohen kryesisht në sektorin e ndërtimit. Shkrimi iu njeh me 2 prej skemave të përdorura, që kanë arritur të pastrojnë miliona euro.
-
Bora ngrin pemët në lulëzim, fermerët provojnë fatin me zjarre! Dëmtohen qindra hektare me mollë, kumbulla e qershi në Korçë
8 Prill 2025, 16:42Bora e pranverës ka dëmtuar plantacione të tëra me mollë, qershi e kumbulla në qarkun e Korçës. Fermerët kanë ndezur zjarre në parcela në tentativë për t’i bërë ballë temperaturave që shkojnë deri në -7 gradë Celsius. Ndërsa Drejtoria e Bujqësisë tha se nuk ka kompension nga shteti, ndaj e vetmja rrugë për fermerët është siguracioni në kompani private.
-
Guvernatori Gent Sejko pret delegacionin e BERZH: Ekonomia dhe sektori bankar në situatë pozitive pavarësisht sfidave
8 Prill 2025, 16:48Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes. Sistemi financiar dhe sektori bankar, vijojnë të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Kreditimi është rritur me ritme të mira, dhe cilësia e tij mbetet e mirë.
-
Marsi riktheu rritjen e inflacionit, shtrenjtohen ushqimet, gripi i shpendëve rriti çmimin e vezëve
8 Prill 2025, 16:07Në raport me marsin e vitit të kaluar ushqimet u shtrenjtuan me mesatarisht 4.4%, ku brenda grupit të ushqimeve më shumë u shtrenjtua bulmeti dhe vezët me 4.6% thotë INSTAT. Këtu ndikim ka dhënë gripi i shpendëve, që solli shtrenjtim të shpejtë të vezëve me gati 8 lekë, pasi afro 1 milionë kokrra vezë u asgjësuan.
-
Evazioni ‘godet’ xhepat, 80% e pensioneve të reja të pjesshme, nuk arrijnë as 20% të pagës mesatare! Shkak puna në "të zezë" dhe pagat e nëndeklaruara
8 Prill 2025, 15:41Informaliteti po godet xhepin e moshës së tretë. Shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV tregojnë se nga 40 mijë pensione që u lidhën gjatë 2024-ës, rreth 80% ishin të pjesshme pasi nuk ishin plotësuar vitet e punës. Ndërkohë nëndeklarimi i pagave po bën që pensionet të dalin gjithnjë e më të ulta.
-
Luleshtrydhja greke me pesticide ‘djeg’ fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat! Derdhin arkat në rrugë (VIDEO)
7 Prill 2025, 16:38Dhjetëra ton me luleshtrydhe po kalben në Frakull të Fierit, pasi tregu u bllokua nga skandali i luleshtrydheve greke me pesticide. Fermerët thanë se po penaliziohen padrejtësisht, ndaj kërkuan nga institucionet të kryejnë analiza dhe të qartësojnë konsumatorët mbi cilesine e produktit vendas.
-
Tarifa doganore 10%/ Eksportuesit në ‘panik’ kërkojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit! Frikë për rënie prodhimi, mall stok e largime nga puna
7 Prill 2025, 16:12Bizneset eksportuese të bimëve mjekësore kërkojnë ndihmë nga qeveria për të përballuar tarifën doganore 10% të administratës së Donald Trump. Sipas tyre nëse kjo industri nuk mbështetet me mijëra familje të zonave rurale mbeten pa të ardhura, ndërkohë abuzimet në treg kanë nisur duke ulur çmimin e bimëve mjekësore nga grumbulluesit.
-
Tarifat doganore të Trump/ Malaj: Ekonomia shqiptare preket indirekt, do ulen të ardhurat reale të konsumatorëve! Të merren masa lehtësuese
7 Prill 2025, 13:55Në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, Malaj deklaroi tarifat kanë rritur inflacionin dhe ky faktor mund të ndikojë në uljen e të ardhurave reale të konsumatorëve.
-
Tarifat doganore 'prekin' sektorin e bimëve medicinale, Shoqata e Bimëve: Grumbulluesit kanë nisur të ulin çmimin, të hartohet një plan emergjent masash
7 Prill 2025, 11:56Ndër sektorët që pritet të preket më shumë nga tarifat doganore të Trump është ai i bimëve medicinale dhe aromatike. Kreu i IBMA, në një deklaratë për shtyp, kërkon hartimin e një plani masash që do të reduktojë efektet negative në sektor, ndërsa propozon edhe një paketë mbështetëse për fermerët.
-
RAPORTI/ 950 mijë qytetarë kanë llogari bankare, por s’kanë para! Vetëm 5% kanë kursime mbi 2,5 mln lekë! Një në tre llogari është bosh
5 Prill 2025, 19:39Afro 950 mijë qytetarë kanë një llogari bankare, por pa para. Raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregon se vjet, edhe pse pati rritje të kursimeve, 93% e individëve kanë në llogari më pak se 2.5 milionë lekë
-
REPORTAZH/ Tarifa doganore e Trump rrezikon biznesin e bimëve medicinale, prek 3500 familje në Malësi të Madhe! Kultivuesi: Tonelata me sherebelë stok! PAMJET ME DRON
5 Prill 2025, 17:44Pas mesnatës së të premtes, tarifat e reja doganore amerikane të nivelit 10% hynë në fuqi për produktet shqiptare. Report Tv udhëtoi në Malësinë e Madhe, aty ku 3500 familje jetojnë me kultivimin e bimëve medicinale. Tarifa do të ketë ndikim negativ për ta.
-
‘Lufta’ nis edhe për mallrat shqiptare drejt SHBA, 10% tarifë! Eksportuesit po përllogarisin kostot, ekspertja për Report Tv: Realitet ndryshe, të përshtatemi
5 Prill 2025, 13:47Kanë hyrë sot në fuqi tarifat 10% që Shtëpia e Bardhë vendosi për produktet shqiptare. Nga ky 5 prill çdo kontejner që del nga Shqipëria me destinacion final SHBA-në do të përballet me tarifën ekstra. Në mes të pasigurisë globale më e pakta që mund të ndodh është tkurrje e tregtisë së mallrave.
-
Shansi nga prespektiva e Bashkimit Europian
5 Prill 2025, 08:34Ndonëse hyrja faktike për në BE do të kërkojë ende kohë, ndoshta dekada, ky proces, së bashku me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor vlerësohen nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare si një shans i madh për vendin.
-
Nis vjelja e tarifës doganore 10% edhe për Shqipërinë, Jaço: Mundësi për tregje të reja në BE
5 Prill 2025, 07:58SHBA nis sot vjeljen e tarifës 10% që u ka vendosur disa vendeve përfshirë edhe Shqipërinë, ndërsa më 9 prill nis vjelja e tarifave më të larta. Për ish-kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço kjo tarifë mund të përdoret si mundësi e artë për të gjetur tregje në Evropë. Tarifë doganore 10% edhe për Malin e Zi.
-
Porti i ri në Porto Romano të Durrësit, përzgjidhen 2 konsorciume pas fazës së parakualifikimit, 3 skualifikohen! Pritet dorëzimi i ofertës ekonomike
4 Prill 2025, 22:25Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar ‘Royal Haskoning DHV’, kualifikoi 2 konsorciumet holandeze dhe greke, të dyja me seli në Holandë. Sipas procedurës së parashikuar, këto kompani, pas dorëzimit të dokumentacionit fizik, do të paraqesin edhe ofertat ekonomike
-
Tarifa doganore 10%, Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Do ndikojë negativisht në tre sektorë, por mund të jetë edhe 'Mundësi e Artë për Shqipërinë'
4 Prill 2025, 18:27Lufta tregtare e hapur nga Donald Trump vijon të ketë reagime në të gjithë botën. Tarifa 10% që Shtetet e Bashkuara i vendosën Shqipërisë mund të përdoret edhe si mundësi për të përfituar pasi mund të kthehet si ‘alternativë tregtare evropiane’ për të parë tarifat më të ulta. Për Report TV ish presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço thotë se nga tarifat 3 sektorë do të dëmtohen më shumë bimët medicinale, këpucët dhe metalet.
-
Raporti i SPAK/ Kriptovalutat ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave, ekspertët: Ja si përdoren pikat e këmbimi valutor! Paratë e pista në pasuri të paluajtshme
4 Prill 2025, 16:56Rastet e pastrimit të parave u rritën gjatë vitit të kaluar. Raporti i Prokurorisë së Posaçme tregon se janë të paktën 47 raste që po hetohen. Ajo që bie në sy është përdorimi i kriptovalutave për këtë qëllim. Raporti evidenton se kriminelët po përdorin si ndërmjetëse, zyrat e këmbimit valutor për të kryer pagesa përmes monedhave virtuale, për porositë e kokainës.
-
Rreth 90% e individëve deklaruan DIVA 2024! Tatimet japin kohë: Gjoba nëse s’e plotësoni sa më shpejt
4 Prill 2025, 08:00Rreth 90 për qind e individëve kanë plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024. Drejtoria e Tatimeve iu jep kohë edhe të tjerëve që nuk kanë deklaruar përndryshe rrezikojnë gjoba.
-
EKSKLUZIVE/ "Lufta" e Trump me tarifat, sa rrezikohet Shqipëria? Ekspertët: Rriten çmimet! Më i prekur biznesi i bimëve mjekësore, me 20 mijë të punësuar
3 Prill 2025, 16:16SHBA hap luftë tregtare me të gjithë botën. Donald Trump miratoi taksa të reja doganore për 180 shtete. Pjesë e tarifave është edhe Ballkani perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria. Edhe pse është ende i paqartë ndikimi që do të kenë këto tarifa në ekonominë shqiptare, ekspertët ngrenë shqetësimin për shtrenjtim të çmimeve për lëndët e para dhe për vështirësi në tregtinë e mallrave.
