Ekonomi
-
Me afro 27% u rrit numri i vizitorëve në janar të këtij viti në raport me vitin e shkuar, ku sipas INSTAT rritje me 41% ka pasur numri i vizitorëve të huaj.
17 Mars 2025, 16:45 -
Fatos Çoçoli: Hekurudha e kombit
16 Mars 2025, 15:10Hekurudha Durrës-Prishtinë, porti i ri në Porto Romano dhe Porti i “Thatë” i Prishtinës lidhen si me kordon umbilikal. Me hekurudhën e Kombit, tregtia dhe investimet Shqipëri-Kosovë dyfishohen në më pak se tre vjet. Projekte të tilla mund të financohen dhe nga struktura financuese të Bashkimit Evropian, si Banka Evropiane e Investimeve(BEI), BERZH, etj.
-
Pasiguria për rritjen e çmimeve! Sa eksportojmë e importojmë nga SHBA-BE dhe si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë
15 Mars 2025, 16:01Lufta tregtare e nisur mes SHBA dhe BE, që po shoqërohet me tarifa doganore për produkte të ndryshme, cenon edhe Shqipërinë që është e varur nga këto dy tregje. Ekspertët thonë se duhet që tani të merren masa për të mbrojtur prodhuesit vendas, në mënyrë që vendi të mos përballet me çmime të larta siç ndodhi kur nisi lufta në Ukrainë.
-
Çmimi i arit shënon rekord historik, kalon 3,000 dollarë, teksa investitorët kërkojnë siguri
14 Mars 2025, 15:40Sipas raportimeve nga Financial Times, investitorët kanë nisur një kalim masiv drejt arit, i cili konsiderohet tradicionalisht si një aset i sigurt në periudha krize dhe paqëndrueshmërie ekonomike. Kjo sjellje e tregut është nxitur kryesisht nga rritja e pasigurisë ekonomike globale si rrjedhojë e luftës tregtare të nisur nga Presidenti Donald Trump dhe rreziqet në rritje për një recesion të mundshëm në SHBA dhe në tregjet ndërkombëtare
-
Agjencitë e punësimit afat deri më 17 Mars për aplikimet në QKB të kritereve të reja
13 Mars 2025, 15:34Pas hyrjes në fuqi të kritereve të reja më 15 Nëntor 2024, subjekteve të pajisura me licenca aktive, për nënkategorinë X.2.A, të dhëna para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, iu la afati kohor prej 120 ditësh kalendarike për aplikimin, në përputhje me kriteret e reja, me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt ajo do të revokohet.
-
Vjen B-Corp, 1 certifikim global për sipërmarrjet shqiptare! Përvoja italiane e certifikimit, rëndësia në tregun evropian
13 Mars 2025, 11:57B-Corp, një certifikim global për sipërmarrjet, vjen në Shqipëri përmes një nisme të ambasadës italiane. Sipërmarrës italianë kanë ndarë përballë homologëve shqiptarë përvojën e tyre dhe përballjen me tregun ndërkombëtar.
-
Hotelet nuk deklarojnë turistët/ Qeveria cakton referencën, në pranverë-verë shfrytëzimi minimal 65% i kapacitetit, vjeshtë-dimër jo më pak se 30%
12 Mars 2025, 18:42Nga data 1 maj deri më datë 30 shtator niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është 65% e kapacitetit total të saj. Nga data 1 maj deri më datë 30 shtator niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është 65% e kapacitetit total të saj.
-
Jep kredi e mbledh kursime! Banka Shqiptare e Zhvillimit, 51% e aksioneve të shtetit! Kush përfiton
12 Mars 2025, 16:03Komisionet miratuan projektligjin për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, që do të jetë një shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të shtetit. Aktiviteti i kësaj banke do të jetë financimi i bizneseve dhe qytetarëve që aktualisht nuk marrin kredi pranë bankave. Po ashtu kjo bankë do të mbështesë edhe projekte me rëndësi për zhvillimin ekonomik.
-
Papunësia ulet në nivel historik...Por 19% e grupmoshës 15-29 vjeç janë "përtacë"!
12 Mars 2025, 15:09Punësimi në vend është rritur ndërsa papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët historik prej 8.8%. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha për mediat se kontribut kryesor në rritjen e punësimit ka dhënë sektori i shërbimeve ku përfshihet turizmi. Në uljen e papunësisë ka ndikuar edhe tkurrja e popullsisë.
-
144 mijë qytetarë duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Afati për “DIVA” 31 marsi, ja kush preket
12 Mars 2025, 13:57Janë rreth 144 mijë individë sipas Tatimeve që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave deri në 31 mars 2025.
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars 2025, 07:32Zhvlerësimi i euros dhe dollarit i ka trembur shqiptarët, të cilët vjet vendosën që kursimet dhe kreditë ti kishin në monedhën kombëtare. Banka e Shqipërisë thotë se vitin e kaluar pesha e kredisë ne valutë u ul me 1.8%, ndërsa depozitat ranë me 2.2%.
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars 2025, 16:58Rritja e pagave për sektorin publik si dhe aksioni anti-informalitet kundër nëndeklarimit të pagave, kanë dhënë ndikim në rritjen e pagës mesatare në vend.
-
Si u bë zero TVSH-ja në bujqësi? Braçe ‘shigjeton’ Ahmetajn: Ministri i kohës kishte hall mos bëhesha ministër bujqësie, donte të shkatërronte sektorin
11 Mars 2025, 15:42Skema e rimbursimit të TVSH-së thuajse në çdo paketë fiskale është debatuar në komisionet parlamentare.
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars 2025, 11:36Mes kritikave dhe toneve të ngritura, deputeti Erion Brace u shpreh i zhgënjyer që me pengesë të Ministrisë së Financave, e cila kërkoi më shumë kohë, sot nuk iu hap rrugë në komision një nisme të tijën për të rregulluar rimbursimin e TVSH-së në bujqësi. Skema aktuale, produkt i Arben AHmetajt në 2018-ën, sipas Braçes, u miratua për inate personale.
-
Bordi i Bankës Botërore miraton financimin shtesë prej 80 milionë USD për Shqipërinë! Modernizim digjital i sektorit publik, ja 3 fushat e investimit
11 Mars 2025, 10:27Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë dollarë, për të mbështetur agjendën e Shqipërisë për modernizimim dhe transformimin digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cenueshme
-
Hapen thirrjet për 530 kredi për blerje banese me 0% interes për punonjësit e administratës publike, MEKI: Sipërfaqe sipas certifikatës familjare
11 Mars 2025, 10:21Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur Thirrjen për Aplikim për Kredi me 0% Interes për Blerjen e një Banese për 530 Punonjës të Administratës Publike
-
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, raporti: Shqiptarët, më 'dembelët' në rajon
11 Mars 2025, 08:13Rendimenti i një punonjësi në Shqipëri ishte rreth 25.7% i nivelit të BE-së gjatë periudhës 2020–2023, ndërsa nivelin më të lartë të produktivitetit e kishte Mali i Zi me 48.6% të mesatares së BE-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 46% të mesatares së BE-së, Kosova me 41.8%, Serbia me 37.5% dhe Bosnjë me 35.4%
-
Më pak interesa, më pak 'borxhe'! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik (VIDEO)
10 Mars 2025, 16:13Vlera e kredive me probleme vijon të ulet, duke zbritur në 346 milionë euro në muajin janar. Banka e Shqipërisë thotë se niveli i kredisë së keqe zbriti në 4.12% në nisje të këtij viti, ndërsa ndikim pozitiv ka dhënë ulja e interesave, zhvlerësimi i valutave edhe shlyerja e disa huave me probleme.
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars 2025, 14:58Edhe pse inflacioni po ulet, shtrenjtimi i ushqimeve nuk po ndalet. Në shkurt produktet e mishit, zarzavatet dhe bulmeti kushtuan më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. INSTAT thotë se çmimi i mishit u rrit me 4%, ndjekur nga zarzavatet. Shkak për këtë shtrenjtim është tkurrja e numrit të bagëtive por edhe e bujqësisë.
-
Të ardhurat nga doganat, rriten me 5.2 % ose 16 milionë euro më shumë se janar-shkurt 2024
10 Mars 2025, 14:10Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave të akcizës
