Ekonomi
-
Pasiguritë ekonomike janë shtuar për shkak të tarifave tregtare mes SHBA dhe BE. Guvernatori Gent Sejko tha se mund të përballemi me rritje inflacioni dhe rënie ekonomike nëse tensionet rriten më tej. Në konferencë Sejko njoftoi se këshilli Mbikëqyrës ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%.
26 Mars 2025, 16:57 -
Deliu për Report Tv: Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor, instrumenti i ri për vendet kandidate për në BE! Shqipëria do të përfitojë 922 milionë euro
26 Mars 2025, 15:38E ftuar në lidhje skype për të folur mbi temën ishte Nirvana Deliu eksperte për çështjet e integrimit. Deliu u shpreh se ‘Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor’ ka disa prioritete në lidhje me përftimet që vinë nga BE.
-
DIVA 2024/ Edhe 5 ditë afat, 85 mijë qytetarë dorëzuan deri tani deklaratën e të ardhurave! Pas 31 marsit nisin gjobat
26 Mars 2025, 15:04Kur kanë mbetur më pak se 5 ditë kohë për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave, deri më tani vetëm 85 mijë qytetarë sipas Tatimeve kanë plotësuar DIVA-n, nga 140 mijë që e kanë detyrim. Tatimet u bëjnë thirrje qytetarëve të plotësojnë këtë detyrim ligjor pasi ligji parashikon gjoba pas datës 31 mars.
-
Nuk pati oferta të suksesshme në thirrjen e parë, Korporata e Investimeve rihap garën për projekt-idenë e Bibliotekës së re Kombëtare
26 Mars 2025, 12:04Korporata e Investimeve Shqiptare ka rihapur thirrjen për projektin e Bibliotekës së re Kombëtare që do të ndërtohet në zonën e ish-“vilave gjermane”. Thirrja e parë e hapur më 10 janar të këtij viti u anulua për shkak se nuk pati oferta të suksesshme
-
Nga rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri dyfish çmimi i vezëve
26 Mars 2025, 07:33Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr.
-
Fatos Çoçoli: Pse na vlerëson 'Standard&Poor’s'?
25 Mars 2025, 18:28Shtimi i notës së kësaj agjencie vlerësimi pasqyron forcën e sjelljes ekonomike dhe fiskale të Shqipërisë gjatë viteve të fundit Në periudhën 2019-2024, ekonomia e vendit përgjysmoi defiçitin e të dalave(para jashtë) me të hyrat (para brenda). Asnjë vend tjetër në Evropë nuk e ka ulur në gjashtë vjet borxhin e vet publik me 12 përqind, sa e uli Shqipëria.
-
'Gëlon' evazioni, bizneset 245 mln € sigurime të papaguara për punonjësit! ‘Tatimet’: Më shumë se 2023-shi! Problem vijon dhe nëndeklarimi
25 Mars 2025, 16:07Bizneset shqiptare nuk paguajnë sigurimet për punonjësit. Drejtoria e Tatimeve thotë se vjet vlera e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të papaguara arriti në 245 milionë euro, ose rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2023. Edhe pse e kanë detyrim një pjesë e mirë e bizneseve vijojnë të shkelin ligjin.
-
Më shumë investitorë të huaj në Shqipëri! Zgjedhin tregun që nuk “zhgënjen” asnjëherë (Ja shtetet që kryesojnë)
25 Mars 2025, 15:09Investimet e huaja direkte kaluan 1.5 miliardë € gjatë vitit të kaluar, duke u rritur me 92 milionë € në raport me vitin 2023. Vëmendja e të huajve është përqendruar kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme që po merr pjesën më të madhe të investimeve.
-
Shqipëria 'vjel' frytet e turizmit! Vjet të huajt harxhuan gati 5 miliard € , rritje me 818 mln €
25 Mars 2025, 15:02Të ardhurat nga turizmi përgjatë vitit 2024 kanë kapur shifrën rekord prej afro 5 miliardë euro, në rritje me 818 milionë euro në raport me 2023-shin. Edhe shqiptarët i kanë shtuar shpenzimet jashtë vendit, me 365 milionë euro këtë vjet.
-
Mbi 1 mld €! Emigrantët shqiptarë rekord historik! Vjet 'lëshuan' dorën me para për të afërmit, zbutën 8% varfërinë
25 Mars 2025, 14:56Emigrantët sollën mbi 1 miliardë euro për të afërmit e tyre gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar deri më tani sa i takon remitancave duke u rritur me 116 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Dërgesat më të mëdha vijnë nga Greqia, Italia dhe SHBA.
-
Borxhet/ Institucionet dhe Bashkitë kanë 7,3 mld lekë të prapambetura! Ministria e Infrastrukturës bën investime, por nuk paguan
24 Mars 2025, 19:36Detyrimet e prapambetura u ulën me rreth 500 milionë lekë gjatë vitit të shkuar, por përsëri vijon problemi i investimeve të papaguara dhe i largimeve të padrejta nga puna. Sipas ë dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024, detyrimet e institucioneve qendrore e vendore ishin 7.3 miliardë lekë.
-
Raporti, 60 milionë euro detyrime të ndërsjella mes kompanive publike të energjisë
24 Mars 2025, 14:20Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerëson se në procesin e verifikimit te paraqitjes dhe evidentimit të detyrimeve të ndersjella në pasqyrat financiare te shoqërive OSHEE, KESH dhe OST u konstatua mosaprovimi i pasqyrave financiare në afatet ligjore nga Këshillat Mbikëqyres dhe Asambleja e Ortakëve, të shoqerive OSHEE dhe KESH, gjë e cila vështirëson procesin e konsolidimit të detyrimeve.
-
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë/ Ekspertja e ekonomisë analizon faktorët: Ndikim ka pasur tregu imobiliar
24 Mars 2025, 14:14Sipas ekspertes Kortoçi, një ndër faktorët që e kanë bërë qytetin më të shtrenjtë është rritja e vlerave nga tregu imobiliar.
-
Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%
24 Mars 2025, 13:22Inflacioni pësoi rënie edhe në muajin shkurt, duke zbritur në shifrat 2.33 për qind nga 2.36 për qind që ishte në muajin e parë të vitit. Në shkurt të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.91%.
-
Autoriteti i Konkurrencës autorizon shitjen e Sigal tek Avni Ponari
24 Mars 2025, 13:19Sipas marrëveshjes së arritur në nëntor të vitit të kaluar, grupi austriak UNIQA ka rënë dakord të shesë paketën prej 90% të aksioneve në shoqëri te Sigal Business Center, shoqëri e kontrolluar 100% nga Avni Ponari, aksioner pakice dhe administrator i Sigal Uniqa Group Austria.
-
Standard & Poor’s rrit vlerësimin e Shqipërisë në ‘BB’ falë përmirësimit të pozicionit fiskal
24 Mars 2025, 11:07Përmirësimi i pozicionit fiskal ka bërë që agjencia e vlerësimit “Standard & Poor’s” të rishikojë pozitivisht vlerësimin e Shqipërisë për kreditin sovran në valutë të huaj e vendase. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë vlerësim si lajm shumë të mirë për vendin.
-
Edhe 1 javë afat, ja si realizohet plotësimi elektronik i DIVA 2024 në sistemin e tatimeve
24 Mars 2025, 07:15Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit.
-
Marrëveshja për pensionet me Italinë publikohet në Fletoren Zyrtare, ja fondet që alokohen ndër vite dhe sa përfitohet! Priten të hyjnë në fuqi edhe dy të tjera (DOKUMENTI)
22 Mars 2025, 15:33Marrëveshja garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri, nga e cila përfitojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Ja sa pension përfitojnë shqiptarët. Alokohen edhe fondet. Me Greqinë vijon debati teknik, pasi është një proces i gjatë, edhe i vështirë. Po shkohet drejt numrit 27-28 marrëveshje
-
'Parku i Besimit' në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit
21 Mars 2025, 13:31Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit dhe që parashikohet të ndërtohet në Petrelë.
-
PS me ofertë ekonomike për mandatin 4: Dyfishim pensionit minimal, 1000 € paga mesatare! Të ardhurat për frymë mbi 15 mijë €! Plani për taksat dhe investimet
21 Mars 2025, 11:41Dyfishim i pensionit minimal, pagë mesatare 1000 euro, ulje e papunësisë dhe rritje të fortë të të ardhurave për frymë. Këto janë disa nga pikat kryesore të programit ekonomik të Partisë Socialiste. Brenda vitit 2030 qeveria premton pension minimal 200 euro dhe të ardhura për frymë 5000 euro më të larta se sot, ndërsa paga mesatare për administratën synohet 1300 euro në vitin 2030
