Lajme nga emisionet
-
Salianji theksoi se projekti për Portin e Durrësit është një aferë korruptive ku do të pastrohen paratë e krimit. I pyetur se pse është zgjedhur pa garë kompania ndërtuese, deputeti Arben Pëllumbi u shpreh se qeveria është bazuar në ligjin për investimet strategjike
21 Nëntor 2022, 22:01 -
Protesta më 6 dhjetor, Bejko: Turp i madh! Pas Enver Hoxhës, Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi! Zyla: Dhuratë elektorale për Ramën
21 Nëntor 2022, 19:57Protestën e Sali Berishës ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor do të jetë një turp i madh për një pjesë të Partisë Demokratike. Kështu deklaroi ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv
-
Përmbytjet/ Spiropali live nga Shkodra për Report Tv: Qyteti as nuk pastrohet, më kujton Tiranën e 'Lul Bravës'
21 Nëntor 2022, 18:57E pyetur në lidhje me banesat e ndërtuara nën nivelin e detit në zonën e Shkodrës, ministrja tha se ai është një problem i vjetër dhe i trashëguar, por nuk duhet të jetë faktor në menaxhimin e emergjencave të tilla. Spiropali ironizoi qeverisjen e pushtetit lokal, ku tha se ata që nuk pastrojnë pusetat e qytetit, merren me menaxhimin e kaskadave
-
Duka mbi përmbytjet në Shkodër: Duhet shpërngulja e banorëve nga zonat nën nivelin e detit! Situata në PD? Grupimi i Alibeajt të mos prishë punë nëse nuk kontribuon
21 Nëntor 2022, 18:43Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka teksa foli për situatën e përmbytjeve në Shkodër, tha se duhej të kishte solidaritet dhe jo akuza politike mes palëve.
-
‘Rreze Dielli’ në Malësinë e Madhe te fushat me livando shqiptare! Ylli Merja tregon benefitet e bimës kurative: Ja pse duhet ta keni në shtëpi
21 Nëntor 2022, 13:44Emisioni “Rreze Dielli” bashkë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja kanë udhëtuar në zbulim të livandos bio shqiptare në fushat piktoreske në Malësi të Madhe.
-
Efektet 'magjike' të hudhrës, specialisti Ylli Merja në Report Tv: E pasur me vitaminë C, forcon imunitetin
21 Nëntor 2022, 11:23Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si veprojnë përbërësit e hudhrës në organizëm:
-
‘Lidhjet me pengesa dhe probleme duket se gjejnë zgjidhje’ parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat (VIDEO)
21 Nëntor 2022, 10:30Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
‘E vëmë me bast’ dhe ‘Botërori no stop’! Emisionet dedikuar Kupës së Botës në Report Tv! Parashikimet, golat dhe emocionet nga Katari
20 Nëntor 2022, 19:37Kupa e Botës “Katar 2022” vjen në Report TV me dy emisione të veçanta. Çdo mëngjes nga ora 08:10 deri në orën 9:00 vjen në ekranin tuaj më të dashur “E vëmë me bast” për të parashikuar ndeshjet e ditës e në orën 23:00 do të jetë “Botërori no Stop”.
-
Katar 2022/ ‘Nuk kam parë kurrë diçka të tillë’ Antan Metaj: Transport falas për tifozët dhe ekran privat për çdo karrige nëpër stadiume
20 Nëntor 2022, 13:11“Unë nuk kam parë diçka të tillë”! Kështu u shpreh Antan Metaj, menaxher i përgjithshëm i Voute dhe Triple Trade Soultion Group në Doha të Katarit sa i përket organizimeve të bëra për botërorin ‘Katar 2022’ që nis pikërisht ditën e sotme.
-
‘Jam non-grata’, Eduart Grishaj tregon skandalin: Hipokrizi, Qendra e Filmit nuk më mbështeti, fiton para nga filmi im
19 Nëntor 2022, 22:27“Kam aplikuar tre herë te qendra e filmit, jam person ‘non-grata’, hipokrizi që ata fitojnë lekë nga filmi im”. Me këtë deklaratë, regjisori Eduart Grishaj ka treguar skandalin që ndodh me prodhimin e filmave në kinematografinë Shqiptare. Teksa ecën, Grishaj rrëfen në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori, të gjitha prapaskenat e filmit ‘Sophia’.
-
‘E ardhmja është vajzë’ nis sot në ekranin e Report Tv! Çdo të shtunë me emocione e rrëfime të grave e vajzave! E nisim me 22 vajzat e ekipit të futbollit të Vllaznisë
19 Nëntor 2022, 14:06Çdo të shtunë në mbrëmje, në orën 21:00 publiku do të përjetojë çaste të forta emocionesh nga rrëfimet e grave dhe vajzave, do të frymëzohet prej tyre e do të gjejë gjithmonë veten dhe gjithçka ai do.
-
Porti i Durrësit/ Hoxha në ‘Pa Protokoll’: Korrupsion! Xhelili: Marrëveshje model, përfitim për Shqipërinë! Cara: Zero Transparencë
18 Nëntor 2022, 22:36Porti i Durrësit ka qenë kryefjala e skenës politike prej më shumë se një jave, por çfarë fshihet pas këtij porti, kush ka të drejtë opozita apo maxhoranca? Ky ka qenë fokusi i diskutimit në emision ‘Pa Protokoll’ në Report Tv nga Anduela Ndreu.
-
‘Alo Dedë a më dëgjon?’, historia e filmit të famshëm! Djali i Dedës së vërtetë rrëfehet në ‘Esencë’ në Report Tv: Se mendonim kurrë që një ditë nuk do të kthehej
18 Nëntor 2022, 19:43Të gjithëve na jehon në vesh dhe madje e kemi kthyer në batutë frazën e famshme të filmit “Rrugë të bardha” ‘Alo Dedë a më dëgjon’? Mbase pak e dinë që kjo histori është e vërtetë, një fillrojtës në malet e fshatin Domgjon në Mirditë mbeti vërtet në shtyllë dhe nuk u kthye dot në shtëpi në mbrëmjen e 31 dhjetorit të viti 1966.
-
Tra për kalim me pagesë në Parkun e Divjakës, Auron Tare për Report Tv: Përplasja pa kuptim, ministrja të bisedojë me banorët! Pa mbështetjen e tyre s’ka menaxhim
18 Nëntor 2022, 18:20Prej ditësh tashmë banorët e Divjakës të mbështetur edhe nga deputetët opozitarë protestojnë kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës. Për aktivistin dhe studiuesin Auron Tare shkuarja e situatës deri këtu është e panevojshme dhe e palogjikshme mbi të gjitha.
-
‘Butrinti’ në ‘Kushtetuese’, Margariti në Report Tv: Opozita po e përdor si zhurmë politike! Brenda vitit nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar
18 Nëntor 2022, 17:59Dy vite e gjysmë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës Elva Maragriti lajmëroi në Report Tv se brenda këtij viti do të nisë ndërtimi i projektit të ri. Po ashtu do të nisë edhe ndërtimi për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
-
Librat e VIP-ave/ Shkrimtari Skeja: Disa librari nuk pranojnë botimet e mia! Berhami: Nuk i themi dot ‘jo’ emrave të njohur! Lekatari: Si e gjejnë kohën për të shkruar?
18 Nëntor 2022, 14:58Librat e VIP-ave dhe autorët profesionistë në Panairin e Librit janë pritur me kritika. Kjo për shkak se autorët e rinj që janë shumë të talentuar nuk arrijnë të kenë hapësirë për të promovuar librat e tyre.
-
Artisti Anastas Nika në gjendje të rëndë shëndetësore, i biri apel për ndihmë në Report Tv: Reagimi juaj i dha kurajë
18 Nëntor 2022, 14:38Artisti i njohur Anastas Nika është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vuan nga një sëmundje e rrallë. Kolegët e tij aktor kërkuan ndihmë nga të gjithë ata që munden që aktori të mund të përballojë medikamentet dhe t’i bëjë ballë kësaj sëmundjeje
-
‘Republika e parë’, rrëfimi i Mero Bazes në ‘Real Story’: Ja si ishte Ibrahim Rugova
17 Nëntor 2022, 23:16‘Republika e parë’, është një përpjekje e analistit Mero Bazë për të shkruar historinë politike të Kosovës përgjatë viteve 1989-1999. Mero Bazë në një rrëfim në ‘Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka rrëfyer gjithçka, që nga momenti i parë i shkrimit të librit, pse kjo lidhje e fortë me Kosovën dhe disa pika të rëndësishme të historisë së shtetit, të anë të dokumenteve.
-
Protesta e Berishës/ Kulluri në 'Real Story': Nuk prodhoi asgjë! Minzhozi: Qeveria nuk rrëzohet me manifestime! Çupi: Berisha po bën lëvizjet e fundit
17 Nëntor 2022, 22:50Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri.
-
Hereni: Ato që kanë probleme BE dhe SHBA s’do mund të blejnë prona në Portin e ri të Durrësit! Akuzat e opozitës, sa për të fituar ca vota
17 Nëntor 2022, 20:06Ndërtimi i Portit të Durrësit, për Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti, do e vë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar në të gjithë botën. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hereni tha se ndryshe nga sa deklaron opozita, toka nuk do i falet arabëve, por do i mbetet shtetit shqiptar.
