Lajme nga emisionet
-
Stafi i ‘’Rreze Dielli” ka udhëtuar drejt Fierit, në zonën e Patosit për t’u njohur nga afër me zinxhirin e prodhimit të vajit të ullirit.
28 Tetor 2022, 14:50 -
‘Do përfundojnë si Musolini dhe dashnorja e tij’, Vangjeli për deklaratën e Metës: Ja kur ishte krisja e parë e tij me Ramën! Kryeministri e trajtoi Bashën si 'zonjushë besnike'
27 Tetor 2022, 19:32Një deklaratë disi e nervozuar dhe e ashpër njëkohësisht ishte ajo e Metës ditën e djeshme në konferencë për mediat ku tha se Rama dhe Basha do përfundojnë si Musolini dhe e dashura e tij Klareta, pas Luftës së Dytë Botërore.
-
Bashkimi për vendoret/ Patozi në Kontrast: Berisha e Meta s’bëjnë as gjysmën e opozitës, s’janë frymëzues! Hallexhinj, duan të bëjnë jurinë e së djathtës
27 Tetor 2022, 19:18‘Dy Hallexhinj që kërkojnë të shpëtojnë njëri-tjetrin’. Ky ishte konkluzioni i arritur i ish deputetit demokrat, Astrit Patozi për marrëveshjen e sotme në një tokë neutrale të ish kreut të qeverisë Berisha dhe ish kreut të shtetit Meta
-
Muzhaqi në Report Tv: Strategjia Kombëtare për Rininë do të ndikojë në uljen e largimit të të rinjve nga vendi
27 Tetor 2022, 18:24Më qëllim frenimin e largimit të rinjve dhe të rejave nga vendi, qeveria ka hartuar një strategji kombëtare për Rininë. Ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, foli në lidhje me këtë strategji, ndërsa nënvizoi se ndër të tjera ky inovacion rinor ka si qëllim afrimin e tyre drejt tregut të punës
-
Koalicioni Meta-Berisha, Salianji për Report Tv: I domosdoshëm, tani PD të bëj pjesën e saj! Opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje
27 Tetor 2022, 14:45Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës ishte i domosdoshëm për zgjedhjet vendore. I ftuar në Report Tv, Salianji theksoi se tashmë i mbetet pjesës tjetër të PD-së që të bëjë gjithçka që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në këto zgjedhje.
-
Braktisi punën si financiere në Kanada për të ndjekur misionin shpirtëror, rrëfimi emocionues i psikoterapistes: Historia familjare më bëri të merrja një kthesë tjetër në jetë
27 Tetor 2022, 12:04Diana Pushi është psikoterapiste dhe mentore e potencialit njerëzorë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu më tepër për historinë e jetës së saj.
-
Rikthimi i basteve sportive, Ylli: Të nxirren nga errësira që të zhduket informaliteti! Muço: Do kontrollohen nga kriminelë e njerëz të afërt të qeverisë
26 Tetor 2022, 18:57Të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe eksperti i ekonomisë Klodian Muço, binin dakord me rikthimin e basteve sportive, por hasnin kundërshti në formën se si do të rikthehen
-
Thirrje SPAK të hetojë Berishën ‘Non Grata’/ Kuçana: Escobar po i bën presion drejtësisë! Karabina: SHBA-të kanë prova
26 Tetor 2022, 18:07Në emisionin ‘Studio Live’ ka pasur debat mes dy anëtarëve të Partisë Demokratike, por që tani më janë kundërshtare me njëra tjetrën, e që nuk ndajnë asnjë mendim të përbashkët në asnjë pikë. Çështja ‘Non Grata’ është ajo që i ndan më së shumti.
-
Ngjela në Report Tv: Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, Rama do e ketë të vështirë qeverisjen! Do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh
26 Tetor 2022, 15:21“Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh”. Këtë paralajmëroi avokati Spartak Ngjela duke thënë se bashkimi i PD pa Saliun do ia vështirësonte qeverisjen Edi Ramës.
-
Psikologia në ‘Rreze Dielli' : Ja si ta mësoni fëmijën të bëjë vetë detyrat e shtëpisë në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi
26 Tetor 2022, 11:13Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv psikologia Aljona Jonuzi u shpreh se nuk ka arsye që prindërit të krijojnë stres por duke përdorur disa metoda efikase mund të mësojnë fëmijët e tyre të bëjnë vetë detyrat e shtëpisë.
-
Vdekja e Lear Kurtit, eksperti: Keqmenaxhim nga policia! Gazetari: Protestat në vend bëhen pa kauzë, s’ka transparencë
25 Tetor 2022, 19:07Humbja e jetës së Lear Kurtit në rrethana te të cilësuara si të mistershme ka qenë tematika e sotme në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj. Ku po çalojnë hetimet për të shuar dyshimet për vrasjen apo vdekjen nga overdoza të Lear Kurtit?
-
Primaret/ Hoxha: S’duhet të votojnë simpatizantët, kush do mbajë përgjegjësi po humbëm?! Berisha duhet të largohej! Bashkim? S’jam dakord me këtë formulë
25 Tetor 2022, 17:57Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha është kundër formulës që po propozohet deri më tani për zgjedhjet e 14 majit 2023.
-
Negociatat për bashkimin e PD-së, Frrok Çupi: Asnjë nga palët nuk është e sinqertë në bisedime, Berishës s’i intereson të bëhen bashkë
25 Tetor 2022, 14:53Dy kampet e Partisë Demokratike janë larg bashkimit. Kështu shprehet analisti Frrok Çupi për Report Tv, i cili thotë se bisedimet mes grupit të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt nuk janë të sinqerta nga asnjëra palë.
-
-
Bardhi: Berisha s’është ofertë për Shqipërinë, as unë s’e votoj! Negociatat, vetëm për zgjedhjet! Jo 'paqe' në gjykatë dhe për 'Non Grata-n'
24 Tetor 2022, 18:16Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Sali Berisha nuk është një ofertë për Shqipërisë e se as ai vetë nuk do e votonte. Sa i përket negociatave me Edi Palokën, i ftuar në ‘Kontrast’ Bardhi tha se deri më tani nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të dalë me 1 kandidat në zgjedhje.
-
Shehu në Report Tv: Kandidatët duhet të jenë politik! Nëse grupi i Alibeajt del më vete, gabim i rëndë! I kemi kushtet të fitojmë të gjitha bashkitë
24 Tetor 2022, 17:29Deputeti i ‘Rithemelimit’, Tritan Shehu është i mendimit që kandidatët në zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë, kandidatët duhet të jenë politik, teksa thekson se futen në zgjedhje për t’i fituar të gjitha bashkitë.
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv : Si të përdorni barin e bletës kundër pagjumësisë, ankthit dhe stresit
24 Tetor 2022, 14:11Nga fushat e Bilishtit në Korçë aty ku kultivohet një bimë tepër kuruese për shumë sëmundje, siç është bari i bletës, specialisti i bimëve Ylli Merja ndau këshillat më të vlefshme për këtë bimë medicinale.
-
Vdekja e Lear Kurtit, eksperti i kriminalistikës: Momenti i autopsisë është filmuar! Efektivët duhet ta kishin çuar në spital, jo në komisariat
24 Tetor 2022, 13:59Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa bëri me dije se momenti i autopsisë së Lear Kurtit është filmuar dhe do t’i vihen në dispozicion prokurorisë. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, u shpreh se prioritet është shëndeti i njeriut ndaj efektivët duhet ta kishin çuar në spital sapo kanë konstatuar gjendjen jo të mirë shëndetësore të 32-vjeçarit.
-
‘Rreze Dielli’ udhëton në malin e Gramozit, në zbulim të çajit të rrallë shqiptar! Specialisti Ylli Merja tregon benefitet e kësaj bime: Një oaz mirëqënie për të gjithë
24 Tetor 2022, 11:45Emisioni “Rreze Dielli” bashkë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja kanë udhëtuar në zbulim të çajit të malit, 1500 metra mbi nivelin e detit në malin e Gramozit.
-
‘Javë pozitive dhe favorizime të mëdha në fushën ekonomike’, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla
24 Tetor 2022, 10:23Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.