Lajme nga emisionet
-
Mjeku popullor Ylli Merja në Report Tv në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ tregoi gjithcka që duhet të dini për sëmundjet e mëlçisë.
22 Nëntor 2021, 12:46 -
E rrallë/ Tifozi shqiptar bën tatuazh stemën e Barcelonës: Doja ta kisha përjetë në trup! Ja si reaguan prindërit
21 Nëntor 2021, 20:57Të parit çdo ndeshje të Barcelonës, të lexuarit të gjitha lajmet mbi ekipin katalanas, në sirtarin e dhomës nuk mungonte fanella, kujtimet e fëmijërisë i lidh pa dyshim me këtë ekip, por këto kanë qenë të pamjaftueshme për Anxhelo Bregun që të shprehin dashurinë e madhe që kishte për Barcelonën.
-
'Plasa së qari dhe ndërpreva emisionin', përlotet Sonila Meço: Kam komunikuar me zëra që nuk jetonin më…Rrëfimi pikant i gazetares në emisionin N’kohë!
20 Nëntor 2021, 21:31Moderatorja e njohur Sonila Meço ka rrëfyer e përlotur emocionet e rrugëtimit mediatik në transmetimet e lajmeve tragjike. E ftuar në emisionin “N’kohë” me moderatorin Ermal Qori, në Report Tv, Meço përshkruan jetën mes profesionit, familjes e deri te çastet e ngarkesës emocionale. Meço është ndalur te momentet e vështira që karrierës së saj, duke sjellë në vëmendje rastet që i është dashur të ndërpresë transmetimin.
-
Basha: Berisha i bërë njësh me grupet kriminale që PD i pati përballë më 25 prill
19 Nëntor 2021, 21:10 -
-
Basha në 'Pa Protokoll': S'do ketë kurrë 2 PD! Më 11 dhjetor s'ka Kuvend por festë themelimi! Berisha po përdor organizatat kriminale, prej 10 ditësh s'përgjigjet për këtë
19 Nëntor 2021, 20:27Në një intervistë për emisionin Pa Protokoll të gazetares Anduela Ndreu kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi se PD nuk rrezikon të ndahet në dy parti pas kuvendit kombëtar të 18 dhjetorit, ndërsa tha se do të zbatojë statutin për përjashtimin e Berishës.
-
-
Hetimet ndaj Bashës për lobimin rus, Ristani në 'Kontrast': Si u bë qesharake akuza e Prokurorisë! Dosja ‘Toyota Yaris’? E dyshimtë që kreu i PD e dinte
19 Nëntor 2021, 18:17Prej kohësh në foltoret e tij, Sali Berisha i ka përmendur Lulzim Bashës çështjen e lobimit rus në SHBA. Rastin në fjalë e ka sqaruar edhe ish-deputeti demokrat Arben Ristani, i cili gjatë hetimeve të çështjes në fjalë u thirr në Prokurori nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
-
Vrasja e 8-vjeçarit, Nikolla në Report Tv: Makabre, krimineli ishte përkëdhelur në dënimin e parë! 2 iniciativa ligjvënëse në Kuvend! Ta kthejmë debatin në Kuvend, në shina etike (VIDEO)
19 Nëntor 2021, 17:30Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka konsideruar një ngjarje makabre vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu e cila sipas saj kërkon një reflektim të të gjithëve. Në intervistën ekskluzive të dhënë për Report Tv, Nikolla thotë se krimineli, ky dhunues barbar, kishte qenë i dënuar më parë me një dënim përkëdhelës.
-
Europa e 'pushtuar' nga ethet e COVID, mjekja Dollenberg: Në Gjermani, situata kritike! Vaksinimi në Shqipëri, mbrapa! Problem mosrespektimi i masave nga qytetarët
19 Nëntor 2021, 14:20Ndalur te situata në Shqipëri, ku po ashtu është vënë re një rritje e rasteve të infeksionit dhe fataliteteve, mjekja vuri theksin te procesi i vaksinimit, ku tha se po ecën me ritme të ngadalta. 41% e popullsisë sonë është vaksinuar me të dyja doza, shifër që për Dollenberg nuk është e mjaftueshme, në një kohë kur shumica e vendeve europiane këtë shifër e kanë mbi 70%.
-
Zhdukja plot mister e 28 vjeçarit nga Kolonja, babai: Kontakti i fundit më 1 nëntor! 3 qytetarë nga Shkodra telefonojnë në 'Pa Gjurmë': E kemi parë në qytet
19 Nëntor 2021, 12:46Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor. Ndërkohë, Tre qytetarë kanë hedhur dritë mbi vendodhjen e 28-vjeçarit, të cilët për emisionin 'Pa Gjurmë’ në Report Tv pretendojë se e kanë parë Sherif Mukajn në Shkodër.
-
‘Si u dashurova me studenten time’ Anastas Angjeli në një rrëfim pa dorashka për dashurinë, familjen dhe karrierën
19 Nëntor 2021, 12:26Një rrëfim ndryshe dhe pa dorashka, ish-deputeti Anastas Angjeli zbulon shumëçka për jetën e tij personale.
-
'Lufta' Berisha-Basha/Arben Skënderi në 'Repolitix': Basha s'ka respektuar asnjë institucion! Malko: Berishës ia kanë hequr vizën me kohë! Gjikondi: Konflikti do i sjellë shumë pasoja partisë
18 Nëntor 2021, 23:04Përplasja Berisha-Basha në PD për analistët do të sjellë pasoja të rënda për partinë. Arbën Skënderi tha se PD ka 8 vite që ka rënë në letargji dhe kjo për shkak se Basha nuk ka respektuar asnjë institucion. Ndërsa për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko tha se Berishës ia kanë hequr me kohë vizën dhe se në PD duhet të kishin lindur forca të reja.
-
Revolta pas vrasjes së 8-vjeçarit, Gjikondi në ‘Repolitix’: Zgjidhja nuk është dënimi me vdekje! Meçaj: Personat problematik t’i përjashtojë komuniteti! Malko: Në Shqipëri duhet ekzekutimi
18 Nëntor 2021, 22:09Fakti që familjarët e 8-vjeçarit Mateos Vasiu, po mbledhin firma për të kërkuar dënimin me vdekje për vrasësin e fëmijës së tyre, Klodian Çalamanit ka ngjallur një debat të madh në opinion publik nëse dënimi me vdekje duhet të kthehet apo jo. Kjo çështje është trajtuar mbrëmjen e sotme në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga gazetari Denis Minga.
-
Zhduket 33-vjeçari Eduard Koka, nëna dyshime tek e dashura vlonjate. Reagon e reja në ‘Pa Gjurme’: U largua nga mua, nëna gënjen
18 Nëntor 2021, 17:01Nëna e dinte se kishte humbur nga qyteti i Vlorës, e dashura zbulon gjurmët e fundit nga Zvicra.
-
COVID 'mbërthen' Europën, debati në Report Tv/ Mjekët Kapxhiu e Dasho: Të pavaksinuarit të izolohen nga jeta sociale! Alimehmeti: 'Green Pass' s'ndikon në uljen e rasteve
18 Nëntor 2021, 14:04Një valë e re infektimesh nga COVID ka mbërthyer Europën duke rritur numrin e qytetarëve të prekur nga COVID. Mjeku Erion Dasho i cili ndodhet në Gjermani dhe mjeku Genc Kapxhiu, i cili jeton në Itali, thanë për Report Tv, se rritja e infektimeve vjen për shkak të qytetarëve nga qytetarët e pavaksinuar. Të një mendimi mjekët bënë apel për vaksinim pasi kjo është e vetmja armë ndaj këtij virusi dhe në këtë mënyrë mund të shkëputet zinxhiri i infektimeve
-
Vrasja e Mateos në Fier/ Kurti: Nga biçikleta te buka, detajet që të çojnë te tentativa për përdhunim! Dënimi me vdekje? Të ftuarit në 'Repolitix' ndahen pro dhe kundër
17 Nëntor 2021, 22:54hiroja me biçikletën e autorit, detaji që ky i fundit i kishte dhënë porosi për t'i blerë në bukë në dyqan, fakti që ishte beqar, rasti i mëparshëm i pengmarrjes së vajzës, janë elementë që për ekspertët kanë shërbyer si një indice për të hedhur tezën se 38-vjeçari e ka joshur Mateon Vasiun për ta abuzuar seksualisht. Kjo ngjarje, përtej mos funksionimit të një zinxhiri institucioneve, pyetja që është shtruar në opinionin publik është rikthimi ose jo i dënimit me vdekje. Për këtë , të ftuarit në 'Repolitix', janë shprehur një të dyzuar dhe vështirë se japin një përgjigje fikse.
-
Vrasja makabër e 8-vjeçarit, debati në Report Tv/ Eksperti i sigurisë: Dënimi me vdekje të shtrohet në Kuvend! Sociologu Tushe: Nuk është zgjidhje, problemi të institucionet
17 Nëntor 2021, 13:33Në mënyrën më makabre dhe çnjerëzore një burrë i mori jetën një djali të vogël vetëm 8 vjeç ditën e djeshme në Fier. Lidhur me reagimet e njerëzve dhe profilin e kriminelit ka folur për Report Tv sociologu Profesor Gëzim Tushe, i cili tha se autori e ka kryer vrasjen në gjakftohtësi dhe kjo e bënë situatën edhe më të rrezikshme.
-
Dy Kuvendet e PD-së/ Përmeti e Pata në ‘Repolitix’: Demokratët do përçahen, në janar dy parti! Meçaj: Berisha s’i ka 4200 firmat! Ironia e Murrizit: Edhe nëse PD shkatërrohej, s’do ishte hera e parë
16 Nëntor 2021, 22:46Për ish-deputetin Andi Përmeti dhe analistin Ylli Pata, pas 11 dhjetorit Partia Demokratike do jetë më e përçarë se kurrë, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha dhe Lulzim Basha se Kuvendet e gjithsecilit do i bashkojnë demokratët. Të ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, përballë gazetarit Denis Minga dy të ftuarit deklarojnë se muaji janar do të sjellë ndarjen e PD-së në dy parti.
-
Ka shpallur kandidaturën për kreun e PD, Edvin Kulluri në Report TV: Basha ka 4 vite që drejton partinë me mungesë transparence! Nëse më ftojnë në Kuvend më 11 dhjetor, do shkoj
16 Nëntor 2021, 22:00Edvin Kulluri u shpreh se do të marrë pjesë më 11 dhjetor në Kuvendin e thirrur nga Berisha, nëse do të ketë një ftesë për të. Sipas Kullurit, data 18 dhjetor për thirrjen e Kuvendit nuk është datë e dalë nga delegatët, por nga 'kryesia e Bashës'.