Lajme nga emisionet
-
35-vjeçari zuri vendin e parë në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke e ngjitur kështu Shqipërinë në shkallën më të lartë të podiumit.
27 Nëntor 2021, 10:58 -
Rindërtimi/ Zv.kryeministri Ahmetaj në ‘Pa Protokoll’: Ende 157 familje në çadra! Në vjeshtën e 2022 do të jenë akomoduar të gjithë
26 Nëntor 2021, 21:19Në një intervistë për gazetaren e 'Report Tv', Anduela Ndreu në emisionin 'Pa protokoll', zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj foli për procesin e rindërtimit. 2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj tha se deri në vjeshtën e ardhshme do të jenë akomoduar të gjitha familjet ndërsa zbuloi edhe numrin e familjeve që ende jetojnë në çadra.
-
Kulluri për Report TV: Në Kuvendin e fundit të Bashës, një person i vetëm votoi 500 herë! Aryesja pse ai nuk i mbledh dot delegatët në 18 dhjetor
26 Nëntor 2021, 19:57Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, tha se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha, pasi ky i fundit është vetë kryetar jolegjitim.
-
Lorenc Vangjeli: Si u përgjua Berisha në 14 shtator të 1998, biseda me Bukoshin për njerëz të armatosur dhe 'malazezi' misterioz që e urdhëroi të dorëzohet
26 Nëntor 2021, 19:24Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV mbrëmjen e sotme foli sërish për deklaratën e bërë më herët nga Presidenti Meta në lidhje me përgjimet.
-
Tërmeti/ Kryebashkiakja e Laçit në Report Tv: Ka përfunduar lagjja me 500 apartamente, për ndërtimin e spitalit punohet me tre turne! Inxhinieri Beqaj: Po bëhet punë me cilësi për ndërtimet e reja
26 Nëntor 2021, 14:06Majlinda Cara, kryetarja e bashkisë së Laçit, e cila tha se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. Sa i përket ndërtimit të spitalit të Laçit, Cara tha se po vazhdojnë punimet, por për shkak të disa procedurave administrative nga Ministria e Shëndetësisë, u vonua nisja e ndërtimit. Për inxhinierin e ndërtimit, Gezim Beqaj, procesi i rindërtimit nuk ka të bëjë me shpejtësinë e mbarimit të ndërtesave, por më cilësinë e ndërtimit të tyre
-
Avokati i Haxhisë në Report Tv: Izeti takoi Fatmir Haklajn pak kohë pas vrasjes në Tropojë! I tregoi çfarë kishte ndodhur me Azem Hajdarin
25 Nëntor 2021, 23:05Izet Haxhia ka deklaruar sot se Fatmir Haklaj nuk kishte ardhur për të vrarë Azem Hajdarin, ndërsa këtë të fundit e nxori Berisha nga selia e PD për të verifikuar një makinë të dyshuar me tritol. Hajdari nuk ishte në dijeni se Haklaj ishte në makinën e dyshuar, ku pas një debati ndodhi edhe vrasja.
-
Haklaj në Repolitix: Skenari i Berishës më 11 dhjetor, do shkojë të pushtojë selinë e PD-së! Bashën nuk e shkarkojnë dot
24 Nëntor 2021, 22:43Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha do të jetë një miting politik dhe skenari i Berishës është që të shkojë në selinë blu dhe të pushtojë selinë. Kështu tha në emisionin Repolitix në Report Tv, ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj, i cili shtoi se nëse mësyn në seli do të quhet si rrëmbim i opozitës legjitime dhe grusht shteti
-
Gjikondi në Report Tv: SPAK s’ka këllqe të godasë politikën! Vettingu në politikë? Kërkesë e Bashës për hallet e veta, Meta dhe Berisha të njëjtin fat
24 Nëntor 2021, 21:43Për aktivisten Brizida Gjikondi, SPAK lë shumë për të dëshiruar duke thënë se shpresa e saj e vetme është te trysnia që do të bëjnë ndërkombëtarët, roli i Yuri Kim dhe ambasadës Amerikane.
-
Do të menaxhojë ndihmat e donatorëve, Bledi Mane në Repolitix: Ilir Beqaj do të shpallet 'non grata' nga SHBA bashkë me Petrit Vasilin
24 Nëntor 2021, 21:41Mirëpo gazetari Bledi Mane, duke ironizuar emërimin e tij në krye të kësaj agjencie, paralajmëroi në emisionin Repolitix, në Report Tv se Ilir Beqaj do të shpallet 'non grata' së bashku me deputetin e LSI-së Petrit Vasili.
-
Pa veten në ’Pa Gjurmë’, i dërgon nënës letër nga burgu! U zhduk nga Vlora Eduart Koka gjendet në Zvicër!
24 Nëntor 2021, 18:00Gjendet gjirokastriti Eduard Koka, i cili humbi kontaktet me 27 tetor të këtij viti. Rasti u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV me kërkesë të nënës së tij, e cila nuk mundi dot të lidhej me të birin për afro një muaj me radhë.
-
Aksidenti tragjik në Bullgari, zv.ministri i Maqedonisë për Report Tv: Kemi marrë ADN për identifikimin e viktimave! Ambasadori i Shqipërisë në Shkup: Jemi pranë familjeve
24 Nëntor 2021, 14:26Ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka dhe zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë së veriut, Nazmi Bushi në një intervistë për Report Tv bëri të ditur se viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ende nuk janë identifikuar. Kjo pasi atyre pritet t’u bëhet analiza e ADN-së, ku kampionet u janë marrë edhe familjarëve të tyre, por kjo kërkon disa ditë kohë.
-
Sëmundja 'duar-këmbë-gojë' po përhapet në çerdhe e kopshte, pediatrja Sonila Biba në Report Tv: Kujdes! Fëmijët e prekur të izolohen, thelbësore higjena
24 Nëntor 2021, 13:33Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv përmes një lidhje skype pediatria Sonila Biba tregoi më tepër për këtë sëmundje e cila duket se ngjason me Variçelën, duke këshilluar prindërit sesi duhet të sillen në rast se fëmija I tyre është prekur nga ajo..
-
‘Repolitix’/ Kalaja: Lufta e Bashës me 3 fronte e gabuar! Malko: ‘Trekëndëshi i Bermudës’, taktikë e zgjuar, por nga personi i gabuar! Hoxha: Meta dhe Berisha s’janë bashkë
23 Nëntor 2021, 22:51Rama-Basha apo Berisha-Meta...ishte kjo tema e ditës në emisionin ‘Repolitix’, ku të ftuarit kanë ndarë mendime të ndryshme, Për Lisandër Hoxhën, Ish nënkryetari i FRPD, thotë me binde se Basha dhe Rama mund të jenë bashkë, por nuk është i të njëjtit mendim, për dyshe tjetër Meta-Berisha e për këtë dha argumente.
-
Përplasja në PD, debati në Report Tv! Ndoka: Basha besnik i Ramës, nuk hapte zarfin për marrëveshjen e 2017 se i kishte dhënë fjalën kryeministrit! Nesturi: Parashikoj trazira në 2 kuvendet
23 Nëntor 2021, 14:09Lulzim Basha ka hapur luftë jo vetëm ndaj Berishës, por edhe ndaj Ilir Metës dhe LSI-së, që ka turbulluar ndjeshëm ujërat e politikës. Ndërsa prej ditësh palët janë duke hedhur akuza dhe kundërpërgjigjur me një gjuhë të ashpër njëri-tjetrit, për Nard Ndokën këto përplasje shikohen si një shkundje që i duhej PD. Ndërsa nga ana tjetër analisti Plator Nesturi e shikon luftën brenda PD si një ‘ushtri e shpartalluar’ ku ushtarët po bëjnë një Kuvend dhe oficerët një Kuvend tjetër.
-
Siguria e perimeve të serrave, eksperti i bujqësisë në Report Tv: Shqipëria përdorim më të ulët të plehrave kimike, 5 herë më pak se rajoni
23 Nëntor 2021, 13:49Eksperti i bujqësisë z.Ilir Peliku shpjegoi nëse perimet e serrave janë të sigurta dhe të çertifikuara dhe mënyrat se si mund të kuptojmë produktet me elemente të shtuara të pesticideve.
-
Tragjedia në Bullgari, gazetarja për Report Tv: Për disa euro më shumë shtojnë sedilje, në këtë rast shtuan viktimat! A janë kontrolluar kushtet teknike të autobusit?!
23 Nëntor 2021, 12:35Detaje të reja për aksidentin tragjik në Bullgari dhe pikëpyetje të shumta ka ngritur gazetarja Migena Gorenca për Report Tv, lidhur me sigurinë që ka ofruar shoqëria e transportit “Besa Trans” me të cilën 45 viktima dhe 7 të plagosurit po udhëtonin.
-
Rinovimi i patentave/ Eksperti Fatmir Hasho në Report Tv: Nuk ka një plan të detajuar dhe të qartë, pasaktësia në terma po konfuzion qytetarët
23 Nëntor 2021, 12:03Vendimi më i fundit i transportit rrugor ku duke filluar nga muaji dhjetor do të ketë një ritestim të njohurive për drejtuesit e automjeteve për të rimarrë lejen e drejtimit, ka sjell shqetësime për drejtuesit e automjeteve duke ngritur pikëpyetje se cilët janë ata drejtues të cilët do të jenë në zonën e alertit për të ritestuar njohuritë e tyre për marrjen apo rimarrjen e patentës.
-
Braimllari te '5 pyetjet': Basha nuk donte të fitonte në 25 prill, e thonë dhe njerëzit pranë tij! Sulmet ndaj Metës? Taktikë për të hequr vëmendjen nga lufta brenda PD
22 Nëntor 2021, 22:37Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së, ka hedhur akuza atë forta në drejtim të lulzim Bashës, duke thënë se si ai nuk doli fitimtar në zgjedhjet e 25 prillit, pasi ai nuk donte të fitonte. për këtë sjell disa argumente, që sipas tij vërtetojnë këtë tezë, teksa tha se këtë fakt e konfirmojnë edhe vetë demokratët që janë pranë tij.
-
Këlliçi në ‘5 Pyetjet’: Basha humbi trenin për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar të PD-së! Dy zgjedhje për FRPD-në, qesharake
22 Nëntor 2021, 22:34Deputetit demokrat, Belind Këlliçi tha në Report Tv në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' se kryedemokrati Lulzim Basha e ka ‘humbur trenin’ për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sipas tij, Kuvendi i thirrur nga kreu i PD-së është ilegjitim, ndërsa thekson se shpallja e dy garave për FRPD-në është qesharake.
-
Salianji në '5 Pyetjet': Mbështetësit e 'Foltores' përgjegjës për humbjen e PD-së! Berisha po turpëron të kaluarën e vet, të hapë krahun, partia s'është pronë e tij
22 Nëntor 2021, 21:37Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale