Lajme nga emisionet
-
Në një intervistë për Report Tv, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se varianti Delta i COVID, është bërë varianti dominant në vendin tonë. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të infeksioni, shtrimet në spital janë në nivele të ulëta që, sipas epidemiologut, tregon se rastet e rënda të sëmundjes janë të pakta. Ai u shpreh se Delta ka filluar t'i ngjajë gripit sezonal, ku sëmundja zgjat shumë pak.
20 Gusht 2021, 13:50 -
Zjarri në 'Saraje', trashëgimtarja Vjollca Shkreli: I qëllimshëm nga familja Kosova e trashëgimtarët e Zija Toptanit, duan që të bëhet pallat! Jemi në konflikt që në 2005
17 Gusht 2021, 15:41Godina historike e njohur si “Sarajet”, monument kulture i kategorisë së parë, u përfshi qëllimisht nga flakët për shkak të konflikteve që kanë me njëri tjetrin 18 bashkëpronarët e saj.
-
Maqedonia e Veriut, certifikatë vaksinimi për bare e restorante, mjeku për Report Tv: Në fuqi nga 16 gushti! Qytetarët e cilësojnë vendim diskriminues
9 Gusht 2021, 15:09Nga data 16 gusht qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të lejohen të futen pa certifikatë vaksinimi në bare, restorante, hotele e në të tjera ambiente të mbyllura. Mjeku Egzon Ademi nga Maqedonia e Veriut ka folur për Report Tv dhe tha se certifikata e vaksinimit do të aplikohet edhe për personat që kanë marrë vetëm një dozë vaksine kundër virusit. Ndërsa theksoi se ky vendim është cilësuar nga qytetarët si diskriminues.
-
Eksodi/ Gerd Kaceli rrëfen si u arratis para 30 vitesh drejt Italisë: Eksperiencë e dhimbshme, por unike! Momenti i zbritjes nga anija emocional, prekëm ëndrrën për europën
8 Gusht 2021, 16:0930 vjet pasi së bashku me 20 mijë shqiptarë rrëmbyen anijet e ankoruara në portin e Durrësit për të ndërmarrë një udhëtim të panjohur drejt lirisë, Gerd Kaceli rrëfen në Report TV eksperiencën e tij drejt asaj që ai e quan "prekje të ëndrrës europiane"
-
Maqedonia 30 ditë në gjendje emergjence, drejtori i emergjencave për Report Tv: 19 vatra zjarri aktive, 3 prej tyre më kritike! Diskutime me homologët nga Shqipëria për bashkëpunim
7 Gusht 2021, 16:04Maqedonia e Veriut ka shpallur 30 ditë gjendje emergjence për shkak të flakëve që kanë përfshirë vendin. Në një lidhje për Report Tv, Bekim Maksuti, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim u shpreh se në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë 19 vatra aktive zjarri, ndërsa theksoi se vetëm 3 prej tyre janë vatra më kritike.
-
Zjarret, Drejtori për Zonat e Mbrojtura: Të qëllimshëm, barinjtë ndezën vatra të tjera pas shpinës sonë! Në Karaburun u ndërhy vonë! Për rikuperimin e bimësisë duhen 30 vite
6 Gusht 2021, 11:51'Kamikazë' i ka cilësuar zjarrvënësit, Drejtori për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedej, i cili theksoi se shumica e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin, janë të qëllimshme. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv', ndërsa foli për situatën ku është përfshirë vendi, me zjarre nga veriu në jug, Dedej u shpreh se thelbësore për izolimin e flakëve, është ndërhyrja e shpejtë, mungesa e së cilës prodhoi situatë kritike ku gjendet gadishulli i Karaburunit.
-
Vendi do mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta, meteorologia për Report Tv: Temperaturat ulen vetëm pas datës 15 gusht
2 Gusht 2021, 16:06Vendi ynë po përfshihet nga temperatura ekstreme , duke u cilësuar nga sinoptikanët edhe si vala e tretë e të nxehtit afrikan. Në një lidhje për Report Tv, meteorologia Lajda Porja zbuloi se temperaturat me të larta janë shënuar në zonën e Fierit dhe Beratit, Gjirokastër, si edhe në zonat malore Kukës e Has.
-
Vlora në flakë prej 10 ditësh, zv.ministrja e Mbrojtjes Bici e pranon: Helikopterët janë në remont! Zjarret të ishin parandaluar nga pushteti vendor
31 Korrik 2021, 15:23Në pikun e sezonit të zjarreve për shkak të thatësirave dhe temperaturave të larta dhe në një kohë kur Vlora prej 10 ditësh po digjet nga zjarret, helikopterët që mundësojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve janë dërguar për remont. Atëherë kur helikopterët duhen pikërisht për shuarjen e flakëve sidomos në terrene të vështira, ata nuk janë të disponueshëm duke lënë plotësisht zbuluar nevojat për ndërhyrje.
-
Ish-kreu i zjarrfikësve, Laçi: Janë mbi 80 vatra aktive zjarri! Skandaloze që asnjë helikopter nuk është ngritur për të shuar flakët! Zjarrfikësit po trajtohen si skllevër
31 Korrik 2021, 12:43Situata nga zjarret në vend është alarmante dhe nuk po menaxhohet si duhet nga autoritete. Kështu thotë në një intervistë për Report Tv, ish-drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikësve, Dilaver Laçi, i cili thotë se Emergjenca Civile duhet të ngrenë në ajër helikopterët për të shuar flakët
-
Ultimatumi i Kim, Kristaq Kume: Ligji ia garanton marrjen e mandatit Berishës, gjithçka është në dorë të tij! S’ka detyrim Basha ta largojë nga grupi parlamentar
30 Korrik 2021, 22:23Ultimatumi i ambasadores Yuri Kim ndaj Lulzim Bashës që ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA të mos jetë pjesë e parlamentit të ri në shtator ka qenë temë diskutimi ditën e sotme në emisionin “Pa Protokoll”
-
Shpëtoi ariun e murrmë në Kukës nga laku, Hoxha për Report Tv: Ishte dehidratuar, edhe pse i lodhur ishte i rrezikshëm
30 Korrik 2021, 21:25Shpëtimtari Bledi Hoxha ka dhënë detaje në Report Tv për shpëtimin e ariut të murrmë në Kukës nga laku. Së bashku me grupin e tij ai zbriti në fshatin Xhaferraj pas njoftimit që morën nga banorët e zonës. I zënë prej tre ditësh në lak, Hoxha u shpreh se ariu ishte i dehidratuar pasi kishe qëndruar pa ujë e pa ushqim.
-
Ultimatumi i Kim, avokati Beqiri: Berisha të dorëhiqet si Doshi, KQZ s’duhet t'ia japë mandatin e deputetit! Basha s'mund të distancohet prej tij, janë simbiozë
30 Korrik 2021, 20:32Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv ka folur për ultimatumin e ambasadores Yuri Kim ndaj kreut të PD Lulzim Basha duke e cilësuar tejet të rëndë që në shekullin e 21 ti drejtohet një partie shprehja që “të mos hajë bar” për hir të një deputeti, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpall “Non Grata” nga DASH.
-
Dështimi i operacionit të policisë në Tiranë, kreu i Sindikatës, Fishta: Dhunimi i gazetarit nuk tolerohet, sjellja e efektivëve jashtë kuadrit ligjor
30 Korrik 2021, 18:06Efektivët e policisë kaluan çdo kompetencë ligjore të detyrës së tyre me dhunimin e gazetarit! Kështu thotë kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, i cili në një intervistë për Report Tv theksoi se veprimet e policisë kërcënuan integritetin e gazetarit dhe të qytetarit
-
Tomini për Report Tv: Në gusht do kemi pikun e Delta-s në Shqipëri, në botë 90% e rasteve do jenë me këtë variant! S’kemi rekomandim për një dozë të tretë të vaksinës
30 Korrik 2021, 13:59Sezoni turistik është shoqëruar edhe me një lehtësim të masave, por edhe me një ulje të vigjilencës së qytetarëve ndaj rrezikut të COVID-, por ekspertët ngrenë alarmin për një rritje të ndërgjegjësimit. Kjo sepse, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini në mesin e muajit gusht në masën 90% do të dominojnë qarkullimi i variantit Delta, në të gjithë botën, e për pasojë edhe në vendin tonë.
-
Mjekët në Repolitix: 60% e popullsisë është imunizuar nga COVID! Brataj: Në spital nuk ka pacientë në gjendje të rëndë! Alihmehmeti: Kjo periudhë, koha më e mirë për të kryer vaksinimin
29 Korrik 2021, 23:02'60% e popullatës mund të jetë imunizuar nga COVID, kjo është për shkak të vaksinimit masiv'. Kështu pohuan dy mjekët Skënder Brataj dhe Ilir Alimehmeti të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv
-
'Ballkani i Hapur', Ekonomi për 3 marrëveshjet: Zhvillim në turizëm, rritje në shkëmbimet tregtare! Eksportojmë më shumë me Serbinë, bum në sektorin e bimëve medicinale
29 Korrik 2021, 22:13Marrëveshjet e arritura në “Ballkanin e Hapur” për qarkullim e lirë në tregun e punës, ër të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave dhe për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore, sipas ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi do të sjellin përfitime të mëdha në këto fusha
-
Dha dorëheqjen, Mano për Report Tv: Basha tregoi arrogancë ndaj nesh, mori vendim nga Tirana për të emëruar të afërmit e tij! Korça nuk pati përfaqësinë e duhur
29 Korrik 2021, 17:33'Basha tregoi arrogancë ndaj nesh dhe vendosi nga Tirana, të afërm të tij, pa marrë parasysh mendimin e degës së Korçës dhe pa pyetur askënd'. Kështu ka deklaruar në Report Tv, Andrea Mano, ish-kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, i cili vetëm dy ditë më parë dha dorëheqjen nga ky funksion së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë. Mano tha se Korça nuk ka pasur përfaqësinë e duhur në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se madje u krijuar një përçarje ndërmjet strukturave të PD-së dhe të deleguarve të qarkut.
-
Çollaku: Beteja jonë në shtator në çdo front , edhe në rrugë, por paqësisht! Largimet masive në Korçë? S’është dramë! U dorëhoqën, por s’ikën nga PD-ja
29 Korrik 2021, 13:24Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se beteja e opozitës në parlament do të zhvillohet në të gjitha frontet, por në mënyrë paqësore. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore tha ai, duke theksuar që synimi nuk është rrëzimi i qeverisë Rama, por sipas tij, shkatërrimi i fenomenit kur “pushteti është i kapur nga krimi”.
-
-
Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Kadilli: Shpërthim nga shpërfillja, gati të largohen kryetarë të tjerë degësh! Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit
28 Korrik 2021, 21:44Dorëheqjet e kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano, Sekretarit të Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarëve të kryesisë sipas anëtarit të Këshillit të PD Fatbardh Kadalli kanë ardhur pasi nuk kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë.