Kushtetuesja nuk shkarkoi presidentin, Gjikondi në Report Tv: Vendimi politik ndërmjet Ramës dhe Metës! Shqiptarët e dinë se nuk është i denjë

Për analisten Birzida Gjikoni, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit, është një vendim politik, i marrë ndërmjet Ramës dhe Metës. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Gjikondi tha se pozicioni i votimit tregonte se sa në harmoni është politika me produktet e zgjedhura prej saj.

‘Edhe unë si shumica e shqiptarëve bien në kurthet e politikës shqiptare, që bën sikur i krijon iluzione shqiptarëve se funksionon shteti i së drejtës. Këto e bëjnë për shoe dhe i mbyllin me një marrëveshje politike. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e djeshme edhe vendimi i djeshëm ishte pikërisht për të ambientuar shqiptarët. Pozicioni i votimit tregonte se sa në harmoni është politika për produktet e saj, për atë që ka zgjedhur politika. Ishte një vendim politik dhe jo o thelluar. Mund të bëjë dhe 100 faqe arsyetim. S’kanë nevojë shqiptarët për arsyetime të lodhura dhe të shëmtuara, pasi dihet se e keqja fshihet në detaje. Vet shqiptarët e dinë që presidenti i tyre është i padenjë, është për t’u vizituar nga një mjek psikiatër dhe nuk duhet të ishte një krye të vendit. Është një vendim i Metës dhe i Ramës! Është një harmonizim  interesash! Meta ka interesat e tij të biznesit të tij për të shtyrë kohë për të pasur një imunitet të tij, nuk është pak do ta kemi president deri në 24 korrik. Pavarësisht se Taulant Balla e relativizoi sot në Kuvend duke thënë se është president në ikje! Imagjino në burg ndodhet Saimir Tahiri dhe nuk shkarkohet Ilir Meta!’- tha Gjikondi.

Gjykata Kushtetuese publikoi mbrëmjen e kaluar vendimin, duke arsyetuar se Meta nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij. Pro shkarkimit të Metës votoi vetëm gjyqtari Altin Binaj, ndërsa 6 gjyqtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, votuan kundër. Presidenca reagoi dje pas këtij vendimi, duke thënë se nuk ishte surprizë dhe se kjo çështje nuk duhet të kishte nisur që në fillim

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timo: 17/02/2022 16:30

    Le ta pranojme per njè moment se analiza e analistes eshte e sakte dhe e vertete. Vetem kaq? Nuk shqetesohet zonja apo gazetari qe dy individe kontrollojne vendimarrjen e Gjykates me te larte ne vend asaj Kushtetuese? Me terma ligjore kjo do te ishte nje atentat kushtetues dhe kushdo me nje logjike normale do te ngrinte zerin per te denuar te tille shkelje dhe kapje te rende te pushtetit gjyqesor nga dy politikane kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb