Lajme nga emisionet
-
Një 28-vjeçare nga Përmeti rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti dhe konfliktet e rënda me vjehrrën, që e çuan drejt divorcit 5 vite më parë.
20 Korrik 2021, 16:20 -
Nishani në '5 Pyetjet': PD s'bëri asnjë analizë, u mbrojt Basha dhe paaftësia e tij! Ai është sot 100 mijë kilometra larg perceptimit si Kryeministër i Shqipërisë
19 Korrik 2021, 21:13Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.
-
Braktis burrin dhe dy fëmijët e mitur në doganë, zhduket 22-vjeçarja Esmeralda Pura
19 Korrik 2021, 19:37Një tjetër rast humbje denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ajo e Esmeralda Pura, 22-vjeçarja nga Pogradeci, rezulton e humbur që prej datës 13 korrik të këtij viti. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kur Esmeralda sëbashku me bashkëshortin Ismail Isnov dhe dy fëmijët e mitur 1 dhe 3 vjeç, sapo kishin kaluar doganën shqiptare, ndërsa ktheheshin në banesën e tyre në fshatin Strumnicë të Maqedonisë së Veriut.
-
Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re, duhet të ishin analizuar gabimet e Bashës! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën
19 Korrik 2021, 18:50Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim
-
Bislim Ahmetaj në Report Tv: Protagonizmi i Berishës në Kuvendin e PD i panevojshëm! Basha i kapur! Në listën e Këshillit Kombëtar ka bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit
19 Korrik 2021, 14:00Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e Report Tv, ai e ka cilësuar si të pafalshme gabimin e Berishës, duke e vendosur në krye të PD-së, Lulzim Bashën, kjo sepse sipas tij, kryedemokrati nuk i ka sjellë asnjë të mirë demokratëve.
-
Kreu i shoqatës së bareve e restoranteve, Enri Jahaj: Të hiqet ora policore! Nëse nuk rishikohen masat, do mbyllim bizneset dhe do të ngrihemi në protestë
16 Korrik 2021, 19:28Ora policore dhe ndalimi i muzikës pas orës 22:00 në kuadër të masave anti-COVID, po shkakton shumë dëme ekonomike në aktivitetin e bareve dhe të restoranteve në vendin tonë
-
Stuhia në Europën Perëndimore, meteorologia: Vendi ynë do të preket shumë pak! E shtuna dhe e diela sjellin rrebeshe, por jo në bregdet
16 Korrik 2021, 12:47Sinoptikanja Lajda Porja tha se territori ynë do të preket shumë pak nga kjo stuhi, por paralajmëron për kujdes pushuesit në bregdet për shkak se do të ketë prezencë të erës së fortë.
-
Emrat e anëtarëve për Këshillin Kombëtar të PD, Çupi: Një pjesë e tyre janë për SPAK, kanë kryer krime të rënda! PD po vepron kundër interesave të SHBA sepse strehon kriminelë
15 Korrik 2021, 22:48Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka emra që duhet të përballen me për SPAK për krime shumë të rënda. Çupi tha se PD po kthehet në një strehë e kriminelëve shumë të rrezikshëm që janë bashkëpunëtror të Sali Berishës. Madje Çupi shton më tej se PD po vepron kundër thirrjes së SHBA dhe se një ditë do të konsiderohet një parti që veproi kundër interesave të SHBA dhe u cilësua si një parti anti amerikanë
-
Analiza e zgjedhjeve, Çupi: Pse i kërkojmë PD-së që të fitojë? Nuk ka fituar kurrë dhe s'ka dalë forcë e parë! Elezi: Nuk është reale dhe e mbështetur në standarde
15 Korrik 2021, 22:25Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale
-
'Ma droguan djalin që 9 vjeç, më pas e përjashtuan nga shkolla'. Denoncon nëna në 'Pa Gjurmë' personat që i drogojnë, e i shfrytëzojnë djalin
15 Korrik 2021, 16:53Elca Vako një 31-vjeçare nga Pogradeci nënë e tre fëmijëve e ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV rrëfeu me dhembje dramën e djalit 12 vjec, i cili ka rënë pre i lëndëve narkotike. Ajo i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga ku bën apel për ndihmë, për të gjetur një zgjidhje për të birin, që shfrytëzohet edhe nga disa persona si shpërndarës i lëndës narkotike.
-
Vakancat në bashki, Qefalia: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, inkurajojmë drejtësinë të veprojë! Mandati i tretë do jetë shpërthimi i ekonomisë shqiptare
15 Korrik 2021, 15:09Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka folur për vakancat e krijuara në disa bashki të vendit i cili tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Xhefalia në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori është shprehur se nuk mund të kalojmë në zgjedhje të parakohshme për 61 Bashki. Sipas tij në raste të tilla pritet dekreti i presidentit, Ilir Meta. Ai tha se për këtë çështje duhet të veprojë drejtësia duke theksuar se e inkurajojnë atë të bëjë punën e saj.
-
Kadilli në Report Tv: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi që ngrihet ndaj tij për përfitime financiare! Po jep tituj pa kufi në PD, si Meta dekoratat
15 Korrik 2021, 14:35Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i kërkon Lulzim Bashës të sqarojë lakimin e emrit të tij për përfitime financiare, ndërsa thotë se kryedemokrati po jep tituj e funksione në parti pa kufi, njësoj si presidenti Meta dekoratat.
-
Topi në Report Tv: Berisha arkitekti i shkatërrimit të PD! Basha lider pa karakter, të tradhton rrugës, i ka gjetur gjërat gati dhe kështu mendon se do bëhet dhe kryeministër
14 Korrik 2021, 21:57Një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor për këtë bën Lulzim Bashën, që e quan një lider pa karakter jo vetëm politik, por edhe si njeri. Jo më pak fajtor bën Sali Berishën, të cilin e cilëson se arkitekt të shkatërrimit të PD-së që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër.
-
Statuti i PD-së, Ristani në Report Tv: Kongresi nuk synon të bëjë ndryshime thelbësore! Basha, kolltukofag i ngjitur pas pushtetit! Po e kthen partinë në një ndërmarrje personale
14 Korrik 2021, 17:57Arben Ristani ish-deputet i Partisë Demokratike, thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në parti. Ristani, i ftuar në Report Tv, thotë se ky është një kongres ku kryetari i partisë synon që të mbyllë proceset politike, dhe që të realizojë synimet e tij që janë kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit
-
Arrestimi i mjekëve në QSUT, Dollenberg nga Gjermania: Mënyra sesi po trajtohen bluzat e bardha në Shqipëri është e gabuar
14 Korrik 2021, 15:40Arrestimi i mjekëve në QSUT për korrupsion ka revoltuar bluzat e bardha të cilat protestuan në lidhje me këtë vendim. Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjekja shqiptare nga Gjermania Aurora Meta Dollenberg u shpreh se mënyra sesi po trajtohen mjekët është e gabuar.
-
SPAK godet majtas dhe djathtas, Çoçoli: Tregon se nuk pyet për politikën! Meçaj dhe Karaj: Objektiv ka korrupsionin shtetëror! Pse mjekët u lanë në burg për ryshfet, zv.ministrja jo?
13 Korrik 2021, 22:06Operacionet e fundit të SPAK, që kanë goditur korrupsionin majtas dhe djathtas në rradhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve kanë qenë temë diskutimi sot në emisionin "Repolitix" në Report Tv.
-
Operacionet e SPAK, Shkëlqim Hajdari: Ata që kanë shkelur besimin e shqiptarëve të përgatiten, do japin llogari! Këtë herë është ndryshe!
13 Korrik 2021, 18:26Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, i cili aktualisht mban postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, thotë në një intervistë në Report Tv se operacionet e fundit të SPAK janë tregues se këtë herë po ndryshon shumëçka në lidhje me kulturën e ndëshkimit në vend. Sipas tij kushdo që ka shpërdoruar detyrën të përgatitet se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë.
-
Zhduket para 9 ditëve nga teqeja e Martaneshit, motra e 50-vjecarit Agim Shehu: Iku për të parë ndeshnjen, askush nuk e pa më
13 Korrik 2021, 16:47I zhdukur prej 9 ditësh nga Martaneshi ende asnjë gjurmë për Agim Shehun.
-
SPAK çoi në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD për pengim zgjedhjesh, Kulluri: Përgjegjësi kryesor është Basha, ai u kërkoi të bllokojnë procesin
13 Korrik 2021, 13:41Edvin Kulluri, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, thotë se është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili u ka kërkuar kryebashkiakëve që të bllokojnë procesin zgjedhor. Kulluri tha në një intervistë për Report Tv, se përgjegjësi kryesor është Lulzim Basha, pasi bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor dhe më pas i hedh në rrugë
-
Arrestimet e SPAK, Tabaku: Drejtësia e re po prek zyrtarët që firmosin dhe jo politikanët që marrin vendime! Kuvendin e ri do e shfrytëzojmë për hetimin e krimeve zgjedhore dhe korrupsionit
12 Korrik 2021, 21:59Dy operacionet e SPAK, të cilët goditën zyrtarët e lartë shtetërore për abuzimet me fondet publike, për deputeten e zgjedhur të Partisë Demokratike Jorida Tabaku, janë një fillim i mirë, por nuk është e mjaftueshme.