Lajme nga emisionet
-
9 Shtator 2021, 15:47
-
I akuzuari për vrasje rrëfehet nga burgu ekskluzivisht për 'Pa Gjurmë', Bledar Selmanaj: Xhuljanon e vrau me 2 plumba në kokë Klodjan Llanaj, ja si ndodhi
9 Shtator 2021, 14:52Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, ka folur nga Burgu i Peqinit ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë" se çfarë ndodhi sipas tij. Selmanaj tregon se vrasësi i vërtetë është Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës. Sipas tij gjithçka ndodhi për një sasi kanabisi.
-
Alban Zusi: Rritja e çmimeve si pasojë e ndikimit nga tregu ndërkombëtar! Brenda muajit njerëzit do të kenë 20% më shumë shpenzime, të merren masa! Të hetohen abuzimet
9 Shtator 2021, 12:41Alban Zusi shprehet se çmimet janë rritur dhe kjo do të pasohet edhe me rritjen e të ardhurave por do të kalojë kohë dhe për këtë arsye shtresa në nevojë do të kenë probleme.
-
Ndryshimi i gjeneraliteteve, Fatos Klosi: Sali Berisha ka bërë 2 shkelje, i ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme dhe s'i ka deklaruar në formularin e Dekriminalizmit
8 Shtator 2021, 21:47Në një kohë që presioni i SHBA për ta përjashtuar nga Kuvendi është i madh, Sali Berishës i del në pah një tjetër skandal që i rrezikon atij mandatin e deputetit vetëm 2 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar
-
Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, mjeku Tola: 95% e të shtruarve në spital të pavaksinuar! Virusi 10-fish më agresiv tek gratë shtatzëna
8 Shtator 2021, 20:34Kosova është në kulmin e valës së katërt të pandemisë. Kështu ka deklaruar në 'Report Tv', infektologu Ilir Tolaj, i cili theksoi se 95% e të shtruarve në spital nuk e kanë marrë vaksinën anti-COVID, ose kanë marrë vetëm një dozë të saj. Ndërsa, Tolaj theksoi se virusi shfaqet 10-fish më agresiv tek gratë shtazëna.
-
Rritja e çmimeve të ushqimeve, kreu i Agrobiznesit: Pandemia, tërmeti dhe ulja e rimbursimit të TVSH-së për fermerët kanë ndikuar në rritjen e kostos së produkteve
8 Shtator 2021, 17:46Kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj në një intervistë për Report Tv, thotë se tre janë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostos së produkteve. Rrapaj tha se në fushën e rritjes së ushqimit kanë ndikuar pandemia, tërmeti si dhe kushtet e motit, që nuk varen prej tyre dhe nuk ka abuzim nga tregtarët pasi diskutohet nga tregu ndërkombëtar
-
'Më lejo të bëhem nënë, të lutem mos më braktis'. 45-vjecarja rrëfen pengun e jetës që e mundon prej vitesh
8 Shtator 2021, 17:15Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj.
-
Nga ‘vatra infektimi’ në shembull vaksinimi, kryetar i shoqatës ‘Pro-Export’: 60 % e stafit të fasonerive të vaksinuar me të dyja dozat! Kemi mungesë stafi, mbi 10 mijë vende të lira pune
8 Shtator 2021, 12:22Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export”, tha se 60 % e stafit të fasonerive kanë bërë të dyja dozat e vaksinës, ndërsa shtoi se është mjaft e nevojshëm që qeveria përmes komunikimit të mund të arrijë të bind qytetarët që të vaksinohen pasi kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe ekonomia të fillojë të ringrihet. Prençe u shpreh se aktualisht ky sektor ka mungesë stafi ku mbi 10 mijë vende pune janë të lira.
-
-
Murrizi: Nëse do të jetë aktiv në politikë, Berisha të rikthehet të marrë PD-në
7 Shtator 2021, 21:39Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se vendosja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë është për shkak të një pazari midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Bashës
-
'Arratisja' e klandestinëve në Pogradec, drejtori i kufirit për Report Tv: Janë ndaluar të gjithë, edhe shoferi! Vitin e fundit kapëm mbi 11 mijë emigrantë të paligjshëm, 50% përsëritës
7 Shtator 2021, 18:43Pamjet që u sollën sot nga Pogradeci, ku nga një furgon zbritën dhjetëra emigrantë nga vendet e treta, për drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj janë pjesë e një operacioni të policisë të mirë strukturuar, por që cedoi në fund të saj, e megjithatë për Report Tv ai dha lajmin se janë kapur të gjithë, përfshirë edhe shoferin. Nga ana tjetër, në vendin tonë, që nga 1 qershori deri më tani kanë hyrë mbi 4 mln shtetas, tha drejtori i Kufirit, kjo e ndikuar edhe nga fakti që gjatë verës vendi ynë nuk ka pasur masa anti-COVID në kufi.
-
Historia e rrallë/ U godit në kokë dhe u la në rrugë, zonja që humbi kujtesën troket në Pa Gjurmë: Kush jam unë dhe nga vij?!
7 Shtator 2021, 16:55Secili prej të moshuarve në "Qendrën e të moshuarve Poliçan" ka një histori për të rrëfyer nga jetët e tyre, ndërsa dikush është braktisur nga fëmijët, e dikush tjetër ka mbetur i vetëm në këtë jetë. Por një histori e rrallë, që vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndryshe nga të tjerat është edhe ajo e një të moshuare pa identitet.
-
Erdhën për pushime nga Franca, zhduket çifti Binçe në portin e Durrësit. Vëllai: Jemi shokuar çfarë na tha fqinja
7 Shtator 2021, 16:47Një tjetër çift shqiptar denoncohet të zhdukur në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Cifti Agim dhe Xhevrie Binçe 75 dhe 73 vjec rezultojnë të humbur që prej tetorit të vitit 2018. Një histori që mbart brenda një mister, sikundër ishte edhe rasti i çiftit nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, që u denoncuan në Report Tv, por fatkeqësisht u gjetën të masakruar në Itali, trupat e të cilëve ishin vendosur të copëtuar në katër valixhe.
-
Ultimatumi i SHBA dhe 'kërcënimi' i Berishës, Murrizi në 'Repolitix': Basha të dorëhiqet, s’ka zgjidhje tjetër! Nikolla në krye të Kuvendit dhe largimi i Ballës nga Elbasani, 'pazare' të Ramës
7 Shtator 2021, 13:35"Heshtja" e kreut të PD Lulzim Basha ndaj urdhrit të SHBA për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur "Non Grata" nga DASH, nënkupton se ky i fundit nuk e ka guximin ta bëjë një gjë të tillë. Ish-deputeti Myslim Murrizi, tha se e vetmja zgjidhje për Bashën pas "presionit" të Berishës, është që të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
-
Këshilltari i Bashës, Bejko në Report Tv: Partia mund të ndahet në dysh, kreu i PD ka vetëm 2 rrugë, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen
7 Shtator 2021, 13:08Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor, Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh. Në 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv ai analizoi të gjithë situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike dhe politika në vend.
-
Edhe sot Tirana e bllokuar nga trafiku, kaos në hyrjen te ish sheshi 'Shqiponja', mjetet bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës! Lëvizja në rrugët e qytetit 'mision i pamundur'
7 Shtator 2021, 11:38Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë. Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës.
-
Rakacolli: Po diskutohet për t'u vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë! Shumica e shqiptarëve kanë marrë Sinovac, mbi 25% e qytetarëve kanë marrë dy dozat e vaksinës
6 Shtator 2021, 21:50Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
-
Sinjale nga Lezha për fatin e Zyhdi Allushit, stafi i “Pa Gjurmë” mbërriti në adresën ku dyshohet se ndodhej i humburi (Pamjet transmetohen live)
6 Shtator 2021, 17:50Minuta të tëra ankthi dhe emocionesh në studion e “Pa Gjurmë”, sollën shpresë se ishim shumë pranë gjurmëve të 80-vjeçarit të humbur.
-
Testi i shpejtë monopol i privatit në kufi, Tomini në Report Tv: Janë licencuar 10 kompani private për kryerjen e tyre! Çmimet vendosen nga këto struktura sipas legjislacionit në fuqi
6 Shtator 2021, 17:25Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se janë 10 kompani në vend që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të plotësuar kriteret dhe indikatorët që duhen respektuar për të bërë një test PCR apo një test të shpejtë. Në lidhje me çmimet e testit të shpejtë, Tomini tha se çmimet janë të vendosura nga strukturat jopublike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.
-
“Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi”, përloten djemtë e Zyhdi Allushit: E pamë në kamera, ecte si i përhumbur (Reagon live shoku që kishte lënë takim)
6 Shtator 2021, 17:07Startoi këtë mesditë emisioni “Pa Gjurmë”, i cili do të transmetohet në ekranin e Report Televizion çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 14:00 në 15:30, me shumë raste dhe surpriza.