Kosova & Rajoni
-
Emrat e tyre u kandiduan nga fituesja e Nobelit për vitin 2015, ekonomistja tuniziane Uided Bushamaui.
18 Dhjetor 2018, 19:59 -
Letra/ Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë, ju pres me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë
18 Dhjetor 2018, 16:08Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump përmes një letre drejtuar Hashim Thaçit vlerëson progresin e Kosovës dhe thekson se SHBA kërkon vijimin e suksesit të shtetit të ri në Europë. Ai insiston për arritjen e një marrëveshje Prishtinë-Beograd, e cila siç shton Trump do duhej festuar në Shtëpinë e Bardhë me Thaçin dhe Vuçiç.
-
Përfundon takimi Kosovë-BE në Bruksel, anulohet konferenca për shtyp
17 Dhjetor 2018, 16:08Në fokus të takimit ishte vënia e taksës 100% nga Kosova për mallrat serbe
-
BE ultimatum Kosovës: Anuloni vendimin për tarifat ndaj mallrave serbe/ Haradinaj: Nuk e heqim
16 Dhjetor 2018, 15:40Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn kërkojnë anulimin deri të hënën të vendimit për taksën 100% të produkteve serbe, e ndërsa ofrojnë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me ‘Kosovë’ në marrëveshjen për CEFTA-s, por Haradinaj ka refuzuar duke i qëndruar vendimit.
-
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, nesër takimi Thaçi-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB
16 Dhjetor 2018, 12:47Më 14 dhjetor, me votat e të gjithë deputetëve, përveç atyre të Listës Serbe, kuvendi i Kosovës miratoi tre projektligjet që i japin mandat ushtarak mbrojtës Forcës së Sigurisë të Kosovës.
-
Kërkesë urgjente nga Serbia dhe Rusia, Këshilli i Sigurimit mblidhet të hënën për Ushtrinë e Kosovës
15 Dhjetor 2018, 16:43Mbledhja do të mbahet të hënën në mbrëmje, ndonëse vendet anëtare ende nuk kanë vendosur nëse do të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura. Me shumë gjasa, Beogradi zyrtar do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vucic
-
Pas kundërshtimit për Ushtrinë, Qeveria e Kosovës i përgjigjet NATO-s: E drejta jonë buron nga sakrifica dhe liria
14 Dhjetor 2018, 13:53Qeveria e Kosovës, krahas urimit që i ka bërë qytetarëve të saj për formimin e Ushtrisë, i është përgjigjur edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
-
Stoltenberg kundër Ushtrisë së Kosovës: Palët të sigurojnë se ky vendim nuk do të shkaktojë tensione në rajone
14 Dhjetor 2018, 12:19Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet për të disatën herë kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës dhe thotë më tej se të gjitha palët duhet të garantojnë tanimë që Ushtria nuk do të rrisë tensionet në rajon.
-
Krijimi i Forcave të Armatosura, Thaçi: Dëshmi e guximit, përgjegjshmërisë dhe unitetit të popullit kosovar
14 Dhjetor 2018, 12:00Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar krijimin e Ushtrisë si dëshmi të guximit, përgjegjshmërisë dhe bashkimit të popullit kosovar.
-
Uron Kosovën për krijimin e Ushtrisë, Rama poston foton e Thaçit i veshur si ushtarak
14 Dhjetor 2018, 11:45Kryeministri Edi Rama e ka uruar Kosovën për formimin e Forcave të Armatosura përmes rrjetit social "Facebook", duke publikuar në të një fotografi të presidentit kosovar Hashim Thaci.
-
Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, Presidenti Meta: Dëshmon përgjegjësinë e Kosovës për të kontribuar për paqen e rajonit
14 Dhjetor 2018, 11:02Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka cilësuar krijimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Kosovës si një vendim historik që dëshmon se Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja.
-
Formimi i ushtrisë, Basha: Kosova do të jetë me e sigurtë, kombi shqiptar edhe më i fortë
14 Dhjetor 2018, 10:55Fill pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të Kosovës për formimin e Ushtrisë, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
-
Historike/ 'Ushtria' bashkon politikën në Kosovë, Kuvendi miraton me 106 vota transformimin e FSK-së
14 Dhjetor 2018, 10:32Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet Kushtetuese për formimin e Ushtrisë dhe për rrjedhojë krijimin e Ministrisë së Mbrotjes.
-
Sot votohet formimi i Ushtrisë, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë: Siguria e vendit nuk varet vetëm nga forcat e armatosura
14 Dhjetor 2018, 10:02Teksa pritet të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur se siguria e Kosovës nuk varet vetëm nga forcat e armatosura por edhe nga cilësia e marrëdhënieve të saj paqësore e të dobishme me fqinjët e saj.
-
Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Ushtrisë, SHBA: Vendim historik. BE kundër
14 Dhjetor 2018, 08:19Parlamenti i Kosovës pritet që të mblidhet sot për të miratuar ndryshimin nga FSK në Ushtri. Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova “do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj”, ndërsa theksoi se “ky proces po ndodhë në një “periudhë të papërshtatshme”.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj propozon draft-marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse
13 Dhjetor 2018, 18:21Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorët e Quinit, ku për herë të parë ka prezantuar draft-marrëveshje gjithpërfshirëse, që do i hap rrugën ecurise se dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.
-
Kosova përgatitet të votojë ushtrinë, reagimet në pritje të seancës së Kuvendit
13 Dhjetor 2018, 16:42Projektligjet, të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri pritet të votohen nesër më 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe reagimet e faktorit ndërkombëtar dhe Serbisë.
-
I arratisur për t'i shpëtuar burgut në Maqedoni, Gruevski filmohet duke drekuar në Budapest (VIDEO)
12 Dhjetor 2018, 16:38Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili është dënuar për korrupsion me dy vite burg në Maqedoni, është filmuar nga mediat hungareze teksa po drekonte në një restorant në Budapest.
-
Në Maqedoni i dënuar për korrupsion, Gruevski shëtit lirshëm në Hungari (FOTO)
12 Dhjetor 2018, 09:18Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski është fotografuar teksa ecën në këmbë në kryeqytetin hungarez, Budapest. Gruevski ecën i vetëm, ndërsa ka qenë një qytet i cili e ka fotografuar dhe fotoja është postuar në rrjetet sociale.
-
Nuk i shërbeu çajin në kohë, shqiptari kap gruan për flokësh dhe e përplas në lavaman
11 Dhjetor 2018, 19:32Një shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit nuk i ka shërbyer çajin në kohë. Ai e ka kapur nga flokët dhe i ka përplasur kokën në lavaman.