Kosova & Rajoni
-
Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Ramush Haradinaj, reagime kanë ardhur edhe nga Komisioneri Johannes Hahn dhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ky i fundit e ka quajtur taksën një klithmë që kërkon të dëgjohet.
3 Dhjetor 2018, 17:48 -
Aksion simbolik para vizitës së Johannes Hahn, i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Fotot)
3 Dhjetor 2018, 12:26Aktivistët kanë vënë një pankartë me mbishkrimin “Në Kosovë aplikohet reciprociteti, të nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë”. Pak ditë më parë, gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën në Parlamentin Europian, raportuesi Sholtes, kërkoi që BE të mbajë premtimin e bërë për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës
-
Përfundon takimi Hahn-Vuçiç, shtyhet për pasdite takimi me Thaçin
3 Dhjetor 2018, 12:00Komisioneri Evropian për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, para arritjes në Kosovë, u takua me presidentin serb, duke shtyrë për në ora 16.00 takimin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.
-
Kërkimet për naftë dhe gaz në det, 500 milionë euro investime në Greqi për 7 vitet e ardhshme
2 Dhjetor 2018, 16:12Pas debateve në Shqipëri se marrëveshja me Greqinë do ti jepte shtetit fqinj mundësinë për të zgjeruar ujërat territorialë në zonë me naftë dhe gaz, nga Greqia vjen lajmi se do të investohen 500 milionë euro për 7 vite. Shpimet do të bëhen në Greqinë Perëndimore.
-
Taksa 100%, Lista Serbe 'ngujohet' brenda Kuvendit të Kosovës, kërkojnë takim me Johannes Hahn
2 Dhjetor 2018, 15:46Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe kreu i tyre, Goran Rakiq ka bërë me dije se do të qëndrojnë aty deri në ardhjen e Komisionerit Europian për Dialog dhe Zgjerim, Johannes Hahn. Rakiq është shprehur se deputetët kanë përkrahjen e qytetarëve serbë dhe se ata do të luftojnë me mjete demokratike për të zhbërë vendimin për taksën 100% përkundrejt mallrave serbe e aty boshnjake.
-
Kuvendi i Maqedonisë voton draftin për ndryshimin e emrit
2 Dhjetor 2018, 13:31Kuvendi i Maqedonisë votoi sot draft-amendamentin për ndryshimin e emrit. Me 67 vota pro, Kuvendi sot votoi draft-amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit.
-
MJP e Hungarisë: Gruevski fillimisht ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë
2 Dhjetor 2018, 12:20Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski përpara se të mbërrinte në Hungari, mësohet se fillimisht ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë. Kjo kërkesë e tij është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Hungarisë.
-
‘Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh derr’, kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini (Foto)
1 Dhjetor 2018, 19:55Salvini, ka publikuar kërcënimin, të cilin duket se e ka marrë me sportivitet. Ministri shkruan se po ecën përpara në punën e tij.
-
Zaev për arratisjen e Gruevskit: Di gjithçka në lidhje me bashkëpunorët
1 Dhjetor 2018, 17:30Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është deklaruar së fundi se është plotësisht i informuar në lidhje me arratisjen në Hungari të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Grueski.
-
'Shtet islamik'/ Alma Lama publikon intervistën pas shkarkimit nga Thaçi: Shpifje, kam thënë se Kosova është sekulare, ka luftuar ekstremizmin
1 Dhjetor 2018, 14:48Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se Alma Lama u shkarkua nga detyra e ambasadores në Romë pasi e ka paraqitur Kosovën si vend islamik. Duke i vlerësuar si shpifje akuzat, Lama ka publikuar një intervistë në italisht, ku ajo flet se Kosova është shtet sekular dhe jo fetar.
-
Hetimet për librin e Hashim Thaçit, 65 mijë dollarë vetëm për parathënien (Dokumenti)
1 Dhjetor 2018, 12:10Skandali me fondet për librin biografik “New State, Modern Stateman” të Presidentit të Kosovës. Kjo është njëra prej gjetjeve të shumta në raportin e Komisionit Hetimor për Shpenzimet e Lobimit, i cili është përfunduar dhe javën e ardhshme shkon në Parlament. Presidenti vazhdimisht ka mohuar se u dhanë para publike
-
Haradinaj kërcënon Thaçin për kufijtë dhe i qëndron taksës për Serbinë: Nuk do të hiqet edhe nëse rrezikohet qeveria
1 Dhjetor 2018, 10:43Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë. “Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin” tha ai. Në fund ai ka pasur edhe një paralajmërim për Thaçin dhe Kadri Veselin “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do ti marr me vete” tha ai.
-
Fjalimi për 106-vjetorin e Pavarësisë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë harron emrin e Adem Jasharit (VIDEO)
30 Nëntor 2018, 16:12Në momentin e sikletshëm, ka qënë njëri prej të pranishmëve ai që i ka kujtuar diplomatit Qemal Minxhozi emrin e komandantit legjendar të UÇK-së.
-
Kosovë/ Policët lanë makinën në lavazh, punëtori vë kapelen dhe shëtit në qytet duke bërë video
30 Nëntor 2018, 16:06Policët lanë veturën zyrtare ‘Golf 5’ dhe shkuan në një qendër tregtare deri në pastrimin e saj, ndërsa i pandehuri doli për xhiro në qytetin e Pejës dhe videon e postoi në Youtube. Prokuroria kërkon që të shpallet fajtor
-
Kosova vendos për legalizimin e armëve, caktohet edhe afati (Dokumenti)
30 Nëntor 2018, 15:01Ministria e Punëve të Brendshme nis procesin nga datat 17 dhjetor 2018 deri më datë 17 qershor 2019. Pas këtij afati kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet
-
Vojisllav Sheshel shpallet përfundimisht kriminel lufte nga Tribunali i Hagës
30 Nëntor 2018, 14:47Vojislav Shesheli është dënuar përfundimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse në shkallën e parë ishte shpallur i lirë ndaj akuzave për krime në Bosnjë-Hecegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë.
-
Taksa 100 % kundër mallrave serbe sjell Hahn në Kosovë, takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin
30 Nëntor 2018, 14:32Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor do të vizitojë Prishtinën ku do të takohet me Presidentin, kryeparlamentarin si dhe kryeministrin, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tarifë ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovina
-
Pas dorëheqjes së kryetarit serb të veriut, jugu voton kërkesën e Agim Bahtirit për "bashkimin e Mitrovicës"
30 Nëntor 2018, 13:04Kuvendin Komunal votoi me shumicë, me 31vota kërkesën e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativë të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit, pas dorëheqjes së Goran Rakiqit nga posti i kryetarit të Komunës Veriore të Mitrovicës
-
Deportimi i 6 gylenistëve, Ramush Haradinaj përpara Komisionit Hetimor: Jam njoftuar nga një diplomat
30 Nëntor 2018, 12:03Kryeministri i Kosovës ka raportuar këtë të premte në Komisionin Hetimor Parlamentar, për deportimin e 6 gylenistëve turq nga Kosova. Ai komentoi vetëm vendimet dhe veprimet e tij, të marra gjatë 29 marsit, e jo ato të policisë dhe AKI-së.
-
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç: Nuk besoj në shkëmbim territoresh në mënyrë të paqtë
30 Nëntor 2018, 11:19Stipe Mesiç e sheh ende Serbinë si një shkak të konfliktit, me gjithë rënien e Millosheviçit, klasa politike e vendit nuk ka bërë asnjëherë një reflektim, dhe ka mbetur e frymëzuar nga ëndrrat e vjetra jorealiste, duke përdorur mjete të reja.