Kosova & Rajoni
-
Një dokument i hartuar nga Serbia, përmes së cilit ajo është shprehur se nuk e ka ndërmend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, dhe aneksin e zbatimit të saj, ka shkaktuar shqetësim në qarqet diplomatike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
15 Dhjetor 2023, 11:17 -
Mbi 4 mijë regjistrime, sot afati i fundit për targat serbe! Nga nesër ndalohet qarkullimi në Kosovë
15 Dhjetor 2023, 08:25Nga 16 dhjetori, qytetarët të cilët nuk i kanë regjistruar veturat në RKS-Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës me veturat që mbajnë targat me akronime serbe e që shteti i konsideron ilegale.
-
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2024! Opozita braktis seancën
14 Dhjetor 2023, 21:34Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje, e cila u braktis nga opozita.
-
Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Kovaçevski akuzon opozitën për dështimin e hapjes së kapitujve me BE-në
14 Dhjetor 2023, 20:59Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski akuzoi VMRO-DPMNE-në e opozitës pasi Maqedonia e Veriut nuk arriti të kalojë në fazën e dytë të bisedimeve me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllok.
-
Në samitin e BE-së mospajtime rreth Ballkanit Perëndimor, Hungaria kundërshton fillimin e negociatave me Ukrainën
14 Dhjetor 2023, 16:19Pas samitit të BE me liderët e Ballkanit Perëndimor, është mbledhur në Bruksel Këshilli Evropian, ku krerët e vendeve anëtare diskutojnë për të ardhmen e zgjerimit. Takimi pritet të dominohet nga kundërshtimi i Hungarisë për fillimin e negociatave me Ukrainën.
-
Partia greke SYRIZA, në krah të Shqipërisë: Mbështesim anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, politika e Mitsotakis për interesat e tij
14 Dhjetor 2023, 16:40Partia Greke SYRIZA ka dalë kundër politikave të Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i cili për të mos vendosur veton në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian vuri si kusht betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak të Himarës
-
'25 vite nga sulmi terrorist', Kurti: Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve në Pejë
14 Dhjetor 2023, 13:43Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 25 vjetorin e sulmit terrorist të Serbisë në lokalin “Panda”, në Pejë. Ai ka theksuar se Serbia vrau gjashtë të rinj serb, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen e regjimit të Millosheviçit për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë
-
Lirohet nga burgu në Hagë ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj! Apeli i Hagës ul dënimin në 22 vite burg për Salih Mustafën
14 Dhjetor 2023, 13:27Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është liruar nga burgu. Lirimi i tij është bërë me vendim të presidentes së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova
-
Vuçiç: Nëse mesazhi i BE-së është se duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë
14 Dhjetor 2023, 12:59Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë sot për mediat serbe tha se nëse mesazhi nga Brukseli në fund të fushatës zgjedhore ishte se do të duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, atëherë kjo nuk do të ndodhë
-
Deputeti gjerman drejtuar Serbisë: Mos gënje për spastrim etnik në Kosovë, bashkëpuno për Banjskën
14 Dhjetor 2023, 12:54Mosgatishmëria e Serbisë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për hetimin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 nga paraushtarakët serbë dhe në vend të kësaj të lavdërojë autorët, është krejtësisht e papranueshme, tha deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU-ja, Knut Abraham
-
Serbia shpreh rezerva në Bruksel për obligimet nga Marrëveshja e Ohrit
14 Dhjetor 2023, 12:13Ndonëse pas takimit të së mërkurës mbrëma të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është thënë se të gjitha vendet e rajonit janë pajtuar për deklaratën e miratuar në samit, mësohet se Serbia ka shprehur rezerva në pjesën e cila ka të bëjë me obligimet për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë (Marrëveshja e Ohrit)
-
Nga 1 Janari Kosova pa viza! Cilat janë dokumentet që nevojiten për të udhëtuar në zonën Shengen?!
14 Dhjetor 2023, 10:37Faqja zyrtare “Integrimi Evropian”, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka njoftuar për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Shtetasit me origjinë nga Kosova do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024
-
O'Brien: SHBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën
14 Dhjetor 2023, 09:53Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien
-
Osmani takon Melonin: Llogarisim në lidershipin e saj në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian
14 Dhjetor 2023, 09:48Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel
-
I dënuar për krime lufte, Apeli i Hagës ul dënimin në 22 vite burg për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa
14 Dhjetor 2023, 09:40Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, vendimi i Apelit për Salih Mustafën, i dënuar me 26 vite burgim për krime lufte, u shpall sot më 14 dhjetor 2023. Atij i është ulur dënimi duke e dënuar me 22 vite burg nga trupi gjykues i Apelit në Gjykatën Speciale, 4 vjet më pak nga dënimi i shkallës së parë
-
SHBA-ja paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
14 Dhjetor 2023, 07:08Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën zgjerimin e listës së zezë me persona të tjetër të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut.
-
Organizoi sulmin në Banjskë ku u vra polici shqiptar, Daçiç: Ekstradimi i Radoiçiç në Kosovë nuk është i mundur
13 Dhjetor 2023, 20:26Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është i pamundur.
-
Ekzekutimi i Liridona Ademajt, gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin dhe 2 të dyshuarit e tjerë për krimin e rëndë
13 Dhjetor 2023, 19:14Tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë në 29 nëntor, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit e Kosovës.
-
Vëllai i tij u vra gjatë grabitjes së argjendarisë në Suharekë ku mbeti i plagosur dhe një efektiv! Policia kërkon ndihmë për kapjen e njërit prej autorëve
13 Dhjetor 2023, 16:36Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të cilëve mund të kenë informacione mbi Korab Gashin, të raportojnë në komisariat, duke theksuar se do të trajtohen në mënyrën më konfidenciale.
-
Suedia s’jep informacion për të kaluarën e Naim Murselit, hetimet për vrasjen plot “mister” ia lë Kosovës
13 Dhjetor 2023, 15:58Shteti suedez po vëzhgon hetimet që po zhvillojnë autoritetet e Kosovës lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt dhe arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se porositi vrasjen. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë s’kanë pranuar të tregojnë nëse janë përfshirë në mënyrë direkte në hetime, por vetëm kanë deklaruar se me rastin po merret ambasada e tyre në Prishtinë.
