Kosova & Rajoni
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar situatën në Kosovë shumë shqetësuese pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, teksa ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) do ta ruajnë paqen në rajon
8 Tetor 2023, 19:54 -
Kurti: Investimet në armatim janë rritur në 191%
8 Tetor 2023, 18:19Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë dy viteve e gjysmë të qeverisjes, ekzekutivi që ai udhëheq ka dyfishuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
-
Sveçla zbulon një tjetër provë: Në vendin e sulmit në Banjskë gjetëm dokumentin personal dhe makinën e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiç
8 Tetor 2023, 17:55Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me agresionin që ka ndodhur nga ana e grupit kriminal serbë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ai tha se në vendin ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës para dy javësh kishin gjetur dokumentin personal dhe makinën e Milorad Jevtiç, ku sipas Sveçlas, ai njihet si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç
-
Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen më 16 tetor në Tiranë! Do jetë pjesë e samitit të Berlinit
8 Tetor 2023, 17:54Ka marrë përgjigje finale dilema e fundit nëse në Tiranë do të ishte Albin Kurti apo Vjosa Osmani, për Samitin e Procesit të Berlinit. Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Berlinit në Tiranë.
-
Dyshohet se kishte planifikuar sulm terrorist në Kosovë, arrestohet një person
8 Tetor 2023, 17:12Autoritetet gjyqësore në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar një person që dyshohet se ishte përgatitur që të kryente një “sulm të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”
-
VIDEO/ 'Vrasës që shëtit në Beograd' sulmohet verbalisht ambasadori i SHBA-së në Serbi
8 Tetor 2023, 12:03Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit ndërsa ecte me bashkëshorten e tij. Teksa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia
-
Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë, procesi i votimit vijon pa probleme në të gjithë vendin! Mitsotakis: Festë, qytetarët votojnë për jetesë më të mirë
8 Tetor 2023, 09:58Qytetarët grekë votojnë këtë të diel për përfaqësuesit e rinj të pushtetit lokal. Procesi ka nisur në orën 07:00, me vonesa në një numër të vogël qendrash votimi për shkak të mungesës së disa anëtarëve të komisioneve. 9.7 milion qytetarë grekë kanë të drejtë zgjedhjeje.
-
Mali i Zi, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë
8 Tetor 2023, 08:16Organet e rendit në Herceg Novi të Malit të Zi njoftuan se kanë ndalur një 48-vjeçar nga Kosova me inicialet (I.B.) i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile
-
Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet: Sulmi në veri të Kosovës, përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë
7 Tetor 2023, 18:25Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus e sheh sulmin e 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës nga një grup i armatosur serb, si përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë dhe si pjesë të një përgatitjeje, të përcjellë me retorikë nxitëse dhe armatosje, për një konfrontim të armatosur.
-
-
Po transportonte 42 kg marijuanë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Selanik
7 Tetor 2023, 13:58Rreth 42 kg marijuanë janë sekuestruar nga Policia Greke, pasi kjo e fundit iu vu nga pas mjetit që drejtohej nga një 31-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua në Selanik.
-
Sulmi në veri të Kosovës,Vuçiç: Nuk e ekstradoj Radoiçiçin, aleati im! Kurti: Ai është Prigozhini i Putinit në Beograd
7 Tetor 2023, 13:25Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën dhe mbi të gjitha ai është aleat i tij.Ndërsa kryeministri Kurti deklaroi se sulmi i Banjskës u ndërmor me dijeninë e Vuçiç, e sipas tij Radoiçiç, veproi si Proigozhin i Putinit të vogël në Beograd.
-
Ballkani Perëndimor, rreziqet për paqen
7 Tetor 2023, 10:19Si mund të parandalojë Perëndimi një zjarr të ri në Ballkan? Sulmet e fundit në veri tregojnë se situata është shumë e brishtë.
-
-
-
Ambasadori i Ukrainës në Serbi: Ne nuk e njohim Kosovën, kërkojmë të shohim Serbinë teksa na mbështet plotësisht
6 Tetor 2023, 21:00Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka deklaruar se Ukraina vazhdon “të mbështes integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999” dhe se nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
-
Kosovë/ Specialja arreston dy persona për pengim të drejtësisë
6 Tetor 2023, 20:59Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të premten se i ka arrestuar dy persona në Kosovë, të dyshuar për pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e një dëshmitari.
-
-
Mbërrijnë në Kosovë 200 trupa të tjera britanike të NATO-s
6 Tetor 2023, 20:08NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë të premten, për ta përforcuar misionin e saj paqeruajtës Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar dhe rritjes së tensioneve në rajon
-
Gjermania do të dërgojë 150 ushtarë në Kosovë
6 Tetor 2023, 18:27Gjermania do t’i dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë, në prill të vitit të ardhshëm, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, të premten
