Kosova & Rajoni
-
Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.
25 Gusht 2023, 14:37 -
I mituri kishte veshur bluzë me shqiponjë, familja nga Gostivari terrorizohet në Serbi, mbahen në komisariat për 20 orë dhe shpallet 'non grata'
25 Gusht 2023, 14:31Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Serbi nga policia serbe ndaj një të mituri nga Gostivari për shkak se ai kishte veshur një bluze me shqiponjën e Shqiprisë. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi i mituri po udhëtonte me familjen nëpër Serbi. Policia serbe ka mbajtur familjen nga Gostivari për 20 orë në komisariat.
-
Qeveria e Serbisë paguan një firmë amerikane nga 50 mijë dollarë në muaj për lobim në Uashington
25 Gusht 2023, 12:26Qeveria e Serbisë del se është duke paguar një kompani amerikane për lobim, “BGR Group”, nga 50 mijë dollarë në muaj për të lobuar në Uashington. Kjo marrëveshje është e regjistruar edhe në një dokument zyrtar të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së.
-
Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese
25 Gusht 2023, 12:21Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Escobari në Shkup takon presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
-
BE dhe SHBA: Koordinim për veprime në komunat veriore
25 Gusht 2023, 11:35BE dhe SHBA shprehen të shqetësuara pas kërkesës së komunës së Mitrovicës së Veriut për lirimin e një ndërtese komunale ku punojnë struktura serbe. Frika lidhet me rritjen e sërishme të tensioneve në veri.
-
Zjarret në Alexandroupoli, Koordinatori i Agjencisë së Mbrojtjes Shqiptare për Report TV: Krah Greqisë sa të kenë nevojë! Po digjet sipërfaqe e madhe
25 Gusht 2023, 11:26Në një intervistë për Report TV, Leonard Qyra nga Alexandroupoli thotë se është një sipërfaqe shumë e madhe pyjore në flakë dhe bimësi shumë të dendur
-
Zjarret në Greqi, gjendet 1 trup i djegur
25 Gusht 2023, 10:45Një trup tjetër i djegur u gjet nga autoritetet zjarrfikëse në Lefkimmi, duke e çuar në 19 numrin e të vdekurve nga zjarri në Aleksandropoli.
-
Shtyhet aksioni për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti komunal në Mitrovicën e Veriut
25 Gusht 2023, 10:03Komuna e Mitrovicës së Veriut shtyu aksionin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në Lagjen e Boshnjakëve. Arsyet e këtij vendimi, nuk janë ende të qarta.
-
Hyn në fuqi ligji që e bën shpifjen vepër penale në Republikën Sërpska
25 Gusht 2023, 09:38Amendamentet e Kodit Penal të Republikës Sërpska, të cilat kanë hyrë zyrtarisht në fuqi më 25 gusht në këtë entitet të Bosnje dhe Hercegovinës, duke e bërë shpifjen vepër penale.
-
Zjarret në Greqi nxisin ndjenjat kundër emigrantëve
25 Gusht 2023, 09:21Pasi Greqia është goditur nga valë të shumta zjarresh këtë javë, pretendimet e pabaza se azilkërkuesit qëndrojnë prapa tyre nxitën urrejtjen kundër emigrantëve në internet
-
Policia serbe terrorizon gruan nga Gostivari vetëm se djali i saj kishte të veshur bluzë me shqiponjë! E shpall nongrata për 7 vjet
24 Gusht 2023, 21:29Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka reaguar pasi Policia e Serbisë po dënon shqiptarët e Maqedonisë që kalojnë tranzit. Së fundmi kështu vepruan ndaj një familjeje vetëm pse djali i tyre, 9-vjeçar kishte veshur një bluzë me shqiponjë
-
SHBA-ja dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara
24 Gusht 2023, 18:49Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova nënshkruan sot një marrëveshje për shkëmbimin dhe ruajtën e informacioneve të klasifikuara.
-
BE: Vendimi për lirimin e objekteve komunale në Mitrovicë Veriut nga serbët, pa koordinim me ne
24 Gusht 2023, 18:11Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka shprehur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës duke deklaruar se vendimi për lirimin e objekteve komunale po bëhet jo në koordinim me Brukselin.
-
-
Greqia 6 ditë në flakë, evakuohen banorët në 3 qyteza
24 Gusht 2023, 11:29Greqia është pushtuar nga flakët e zjarrit masiv këto ditë, sidomos qytetet Parnitha, Aleksandropoli dhe Vioti.
-
Mori peng 25 emigrantë në Greqi, flet biznesmeni shqiptar: S’jam racist e as fashist, i pash duke tentuar zjarrvënie
24 Gusht 2023, 11:23Biznesmeni me origjinë shqiptare nga Aleksandropolis Astrit Tota ka dëshmuar lidhur me ngjarjen me 25 emigrantët që mbante ilegalisht në një rimorkio.
-
Një pacient i vdekur, pesë të lënduar nga një zjarr në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë
24 Gusht 2023, 10:23Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka konfirmuar më 24 gusht se një pacient ka vdekur për shkak të një një zjarri në njërën nga dhomat në Repartin e Urgjencës dhe Intensivës Psikiatrike të këtij institucioni një natë më parë.
-
Departamenti Amerikan i Shtetit: I papranueshëm presionin ndaj policëve serbë në veri të Kosovës
24 Gusht 2023, 07:51Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është shprehur “thellësisht” i brengosur me dorëheqjet e fundit të policëve të porsaemëruar serbë në veri të Kosovës si pasojë e presionit, dhe tha se është e papranueshme që “dikush, përfshirë edhe aktorët e lidhur me Serbinë, të ushtrojë presion politik ndaj individëve që duan t'i bashkohen” Policisë së Kosovës
-
Vuçiç: Në Athinë pati përplasje mes Kovaçevskit dhe Kurtit
23 Gusht 2023, 22:41Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të dytën ditë radhazi nuk ngurroi të përmend se në darkën joformale të liderëve nga rajoni në Athinë, kryeministri Dimitar Kovaçevski iu drejtua me ton të ashpër kolegut të tij nga Kosova, Albin Kurti. Arsyeja për këtë supozohet se është vizita e Kurtit në Çair dhe Tetovë. Vuçiç sot, pa u pyetur fare nga gazetarët serbë, vendosi t’i referohet sërish darkës së Micotakisit
-
Ambasada e SHBA-së: Vendimi për ndërtesën komunale në Mitrovicën e Veriut në kundërshtim me kërkesat tona
23 Gusht 2023, 21:41Ambasada e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për “largimin” e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen
