Kosova & Rajoni
-
Në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Kosova mbetet në vendnumërim. Ajo ka të nënshkruar vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. E ardhmja evropiane i është konfirmuar disa herë, por rezultate të vërejtshme në praktikë nuk ka pasur.
29 Korrik 2022, 11:38 -
Vuçiç: Nuk ka dialog në Bruksel derisa Kurti të jetë aty
29 Korrik 2022, 10:50“Kërkoj nga forcat mbrojtëse që të na ndihmojnë dhe të përmbahen dhe të arsyetojnë me Aljbin Kurtin”, kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuciç pas deklaratës së kryeministrit kosovar dje se është gjithmonë gatshëm të shkojë në Bruksel për të dialoguar me palën serbe.
-
Aksident në Kosovë/ Makina përplaset me autobusin, dy të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur
29 Korrik 2022, 10:19Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë. Nga ky aksident i cili ndodhi mes një makine dhe një autobusi kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë
-
Ishte vjedhur në Itali dhe më pas i kishin falsifikuar letrat në Shqipëri, sekuestrohet makina luksoze
29 Korrik 2022, 07:18Një makinë e cila ishte e vjedhur në Itali është sekuestruar në Kosovë. Policia e Kosovës bën me dije se dje rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet U.R., viti i lindjes 1992
-
Grevistit i refuzohet kërkesa për lirim, qytetarët në Athinë ngrihen në protesta! Përplasje të dhunshme me policinë, shkatërrohen disa dyqane
28 Korrik 2022, 22:51Incidente të rënda kanë ndodhur pasditen e së enjtes në qendër të Athinës, ku rreth 300 persona u mblodhën për të zhvilluar protestën në sheshin “Sintagma”, për Yannis Michaelidis, i njohur si “Shigjeta”, pasi tij iu refuzua kërkesa për lirim.
-
Kurti: Takimi me Vuçiçin mund të mbahet në fund të gushtit
28 Korrik 2022, 21:34“Në vend se të ndodhë takimi (me Vuçiqin) me 19 korrik, tash shpresohet që mbase mund të mbahet në fund të gushtit”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur pyet për takimin e radhës në Bruksel
-
Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor
28 Korrik 2022, 18:56I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara.
-
Maqedonia e Veriut ka nisur bisedimet me BE-në, Kovaçevski: Gjuha jonë është e pastër në kornizën negociuese
28 Korrik 2022, 17:46"Kuvendi ka marrë vendim që ky vend të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Në atë vendim morën pjesë deputetë të partive politike që përfaqësonin rrethin më të gjerë të qytetarëve në vend. Ky vend do të shkojë në rrugën e integrimeve evropiane”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën për çështje parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
-
Vuçiç, “i shqetësuar” në prag të zbatimit të vendimit për targa
28 Korrik 2022, 16:50Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është i shqetësuar në prag të nisjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave.
-
SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 milionë dollarësh në fushën e energjisë
28 Korrik 2022, 07:32Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan të mërkurën në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.
-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO! E Majta nuk voton
27 Korrik 2022, 16:03Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
-
Osmani dhe Kurti takohen me Blinken! Sekretari amerikan i Shtetit: Kosova partner i palëkundur i SHBA-së
27 Korrik 2022, 07:17Pas takimit në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se gjatë takimit Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe se falënderoi dy udhëheqësit për mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe pritjen e afganëve që u larguan nga vendi i tyre pas ardhjes në pushtet të Talebanëve
-
Gjyqtari paraprak miraton pjesërisht mocionin e Thaçit, urdhërohet ZPS-ja të bëjë ndryshime në aktakuzë
26 Korrik 2022, 17:47Është aprovuar pjesërisht mocioni i mbrojtjes së Hashim Thaçit, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.
-
Rriten shifrat e infektimeve, mbi 1.100 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
26 Korrik 2022, 13:43Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 1.187 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, pas testimit të 3.022 mostrave
-
Vdekje e tmerrshme e 22-vjeçarit britanik në Greqi, tentoi që të bënte ‘selfie’ por u godit nga helika e helikopterit
26 Korrik 2022, 13:36Një 22-vjeçar britanik ha humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në aeroportin e Spartës në Athinë. Mediat britanike bëjnë të ditur se Jack Fenton, ka humbur jetën në një skenë të tmerrshme, pasi u godit në kokë dhe trup nga helika e helikopterit nga i cili sapo kishte zbritur
-
Hapet ura e Kroacisë 2.4 km e gjatë që do të transformojë udhëtimin në Ballkan! Mbi 438 mln dollarë
26 Korrik 2022, 13:05Duke filluar nga dita e sotme ura e Peleshac e Kroacisë i krijon udhëtarëve mundësinë të shmangin disa pika të kontrollit kufitar. Përaqfërisht me një strukturë 2,4 kilometra e gjatë, një nga projektet më ambicioze të këtij lloji që kur Zagrebi shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në 1991-shin, do të transformojë udhëtimin në Ballkan
-
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti takojnë Sekretarin amerikan të Shtetit, zbardhen temat e diskutimit
26 Korrik 2022, 11:40Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takojnë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, më vonë gjatë ditës së martë në Uashington
-
Shqiptarët dhe serbët ‘mbushin’ Greqinë me drogë! Në banesat e tyre u sekuestruan 3900 euro, pako me kanabis, makina dhe një kamion (FOTO)
25 Korrik 2022, 18:47Dy shqiptarë (43 dhe 46 vjeç) dhe një serb (51 vjeç) janë vënë në prangat e policisë së Greqisë si autorë të mbjelljes së kanabisit.
-
Konflikt mes dy të rinjve në Greqi, shqiptari nxjerr armën dhe plagos në këmbë të riun rom
25 Korrik 2022, 12:38Një 22-vjeçar rom është dërguar në spitali pak pas orës 18:00 të pasdites së së dielës pasi ishte qëlluar me pistoletë në këmbë.
-
Dritan Abazoviç kërcënohet me vdekje: Policia të hetojë
24 Korrik 2022, 20:54Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është kërcënuar! Ai vetë kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ai ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviç. Po ashtu, Abazoviç ka njoftuar Ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiç, drejtorin e Administratës së Policisë Zoran Brđanin dhe drejtorin e ANB Sava Kentera për informacionet që pretendon se i merr.
