Kosova & Rajoni
-
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosvoës, Donika Gërvalla-Schwarz tha se nëse ndodh njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës atëherë ky do të ishte një sinjal i qartë për nacionalistët serbë që të mos e përdorin më këtë kartë me qëllim nxitjen e destabilitetit.
18 Shkurt 2023, 20:46 -
Merrnin gra nga Amerika Latine dhe i prostituonin në Greqi, goditet grupi kriminal në Athinë! 8 persona në pranga! 6 prej tyre, shqiptarë
18 Shkurt 2023, 20:18Një rrjet ndërkombëtar trafiku që sillte vajza të reja nga Amerika Latine për t’i shfrytëzuar si punonjëse seksi është çmontuar nga policia greke.
-
Dashuri përtej kufijve etnikë, konflikti Kosovë-Serbi nuk e pengon historinë e dashurisë mes të riut shqiptar dhe 25 vjeçares serbe
18 Shkurt 2023, 18:25Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës nuk e ka penguar një të re serbe dhe një të ri shqiptar të nisin një lidhje romantike. Të dy përballen me vështirësi, por jetojnë të lumtur së bashku në Prishtinë.
-
Kurti pjesë e Konferencës së Sigurisë në Mynih, takohet me Scholz: Si vend pro-evropian jemi të hapur në dialog
18 Shkurt 2023, 14:47Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna. U diskutua për Raportin Evropian për Kosovën për vitin 2022 dhe se si mund të përmirësohet ekonomia, ligji, mbështetja sociale, demokratizimi institucional e shoqëror.
-
Blinken takon Vuçiç: Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
17 Shkurt 2023, 22:53Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me presidentimn serb Aleksandër Vuçiç të cilët ndodhen në Mynih ku kanë marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Ka qenë Blinken i cili ka ndarë një foto me presidentin Vuçiç, krahas së cilës ka zbardhur edhe diskutimet mes tyre.
-
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Zeka në ‘Pa Protokoll: Kurti e Osmani 'harruan' Thaçin! Krashi: Shqipëria në krah të Prishtinës! Bogdani: Rama mik i Vuçiç
17 Shkurt 2023, 22:25Kosova shënoi sot 15-vjetorin e Pavarësisë, e pikërisht në këtë ditë nuk munguan urimet nga Shqipëria dhe ndërkombëtarët të cilët shprehën mbështetjen për Prishtinën. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv u diskutua mbi këtë ditë të rëndësishme për Kosovën, por edhe mbështetjen që ka pasur nga Shqipëria.
-
Kurti takon ekipet e shpëtimit të Kosovës që ndihmuan në Turqi: Kultivoni frymën e vullnetarizmit edhe në shoqëri
17 Shkurt 2023, 21:12Mes shpëtimtarëve të vendit e të jetës që luftuan në të shkuarën për Kosovën, kryeministri Kurti nderoj edhe ekipet e shpëtimit, të cilat shkuan në Turqi për të shpëtuar jetën e atyre që vuanin për ditë të tëra nën rrënoja. Ekipi kosovar i kërkim shpëtimit gjatë ditëve sa ka operuar në zonën e Hataya, u ka shpëtuar jetën e dy vajzave, njërës 3-vjeçare dhe tjetrës 26-vjeçare.
-
Kryeministrit i vjen dita të tregohet 'kreativ', Kurti dhe Vuçiq konfirmojnë takimin në Bruksel
17 Shkurt 2023, 19:51Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë e ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ftesa u bë, dhe që të dy, e pranuan atë. Fiks pas 10 ditëve, dy liderët do të udhëtojnë për në Bruksel.
-
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Vuçiç: Sot është ditë e vështirë, por në ditët në vijim kemi lajme të mira për serbët! Ne do i mbrojmë interesat tona
17 Shkurt 2023, 19:26Presidenti i Serbisë Aeksandër Vuçiç ka reaguar për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Vuçiç ka postuar një video në instagramin e tij nga aeroporti i Mynihut, ku po merr pjesë në mbledhjen e Sigurisë.
-
15 vjet pas pavarësisë, moment kritik për Kosovën dhe politikën amerikane ndaj saj
17 Shkurt 2023, 18:35Shtetet e Bashkuara luajtën një rol qendror në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008 në koordinim dhe me mbështetjen e Uashingtonit. SHBA ishte ndër vendet e para që e njohu Kosovën, më 18 shkurt. 15 vjetori i pavarësisë vjen ndërsa SHBA dhe BE-ja kanë intensifikuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.
-
Në ditën e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjykata Speciale në Hagë refuzon lirimin e Thaçit nga paraburgimi
17 Shkurt 2023, 17:07Gjykata Speciale e Hagës ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për rishikimin e vendimit për vazhdimin e paraburgimit. Vendimi është publikuar ditën e sotme kur Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë.
-
Dialogu me Serbinë 15 vite nga Pavarësia, Sejdiu: Kosova s’duhet të japë asgjë më shumë se ç'është në paketën Ahtisari
17 Shkurt 2023, 16:39Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për DW flet për periudhën e shpalljes së pavarësisë, paketën e Marti Ahtisarit, zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
-
FOTOLAJM/ Surpriza e veçantë, Posta Shqiptare emeton pullë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17 Shkurt 2023, 16:38Posta Shqiptare ka emetuar një pullë të re dedikuar 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
-
Rezistenca që nisi shkëputjen e Kosovës nga Serbia
17 Shkurt 2023, 16:01Pas heqjes së dhunshme të autonomisë së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë më 1989, qytetarët shqiptarë që refuzonin t’i nënshtroheshin regjimit serb, filluan një rezistencë paqësore që përfshinte krijimin e institucioneve paralele në shumë fusha. Rezistenca zgjati për gati një dekadë.
-
-
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel më 27 shkurt
17 Shkurt 2023, 13:27Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel. BE thotë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
-
Kosova 15 vjet shtet sovran, gazetarja për Report Tv: Atmosferë e veçantë, qytetarët dhanë mesazhe kundër asociacionit, nuk duam republikë të copëtuar
17 Shkurt 2023, 13:17Teksa festohet datëlindja e 15-të e shtetit sovran të Kosovës në sheshet kryesore, duke nderuar figurat e shquara të vendit si dhe duke zhvilluar ceremonitë simbolike, qytetarët e Kosovës përcjellin mesazhet me sfidën e madhe të dialogut me Serbinë. Monumenti ‘New Born’, u vesh sot me një pamje krejt të re, por edhe pse simbol ky monument arrit të përfaqësojë denjësisht mesazhin e fortë kundër asociacionit, tematikë e nxehtë në arenën ndërkombëtare dhe element kyç në dialogun me Serbinë.
-
-
Kosova 15 vjet shtet i pavarur! Mesazhet nga politika shqiptare dhe ndërkombëtarët: Të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë
17 Shkurt 2023, 12:24Sot Kosova feston 15 vite shtet i pavarur dhe sovran. Urimet kanë nisur që prej mëngjesit nga Shqipëria dhe e gjithë bota që kanë uruar Ditën e Pavarësisë. Edhe mesazhet për normalizimet e raporteve me Serbinë kanë mbërritur nga liderët ndërkombëtarë.