Kosova & Rajoni
-
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pas një bisedë telefonike që e ka pasur të premten me kryeministrin, Albin Kurti.
10 Shkurt 2023, 22:57 -
Kurti: Këmbëngulja e Serbisë për Asociacionin, e dëmshme dhe e padrejtë
10 Shkurt 2023, 21:53Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se këmbëngulja e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është e padrejtë dhe e dëmshme.
-
Ne kërkim të njerëzve nën rrënoja, Kurti dergon edhe gardën në Turqi
10 Shkurt 2023, 21:22Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se sonte ekipit të Forcës së Sigurosë së Kosovës do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga Garda Kombëtare.
-
Maqedoni e Veriut/ Partia Aleanca për Shqiptarët do futet në koalicionin qeveritar
10 Shkurt 2023, 20:00Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Verit do të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar. Do të jetë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski i cili pritet që brenda ditës së sotme të zyrtarizojë pjesëmarrjen e partisë shqiptare në qeveri. I pranishëm do të jetë edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.
-
Ish-ushtarët serbë dënohen për përdhunimet e kryera gjatë luftës në Bosnje
10 Shkurt 2023, 19:35Tre ish-anëtarë të Ushtrisë serbe të Bosnjës janë dënuar me burgim për kryerjen e shumë përdhunimeve gjatë luftës së viteve 1992 deri më 1995 në Bosnje-Hercegovinë.
-
A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?
10 Shkurt 2023, 19:15Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë për konsum të brendshëm, thonë njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, ata nuk do ta refuzojnë takimin në Bruksel, në rast se ftohen për një të tillë.
-
Kurti: Jam i bindur që serbët e Kosovës nuk e duan Asociacionin
10 Shkurt 2023, 18:12Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, kundër të cilave ai vet tha se protestuar në vitin 2007.
-
Ish-presidenti serb kundër planit franko-gjerman: Serbia nuk duhet ta pranojë! Pas 10 vitesh, gjenerata e re mund të nxisë luftëra
10 Shkurt 2023, 14:09Ish presidenti serb, Boris Tadiç ka deklaruar se nëse Serbia do të pranojë planin franko-gjerman, do të mbartë me vete një rrezik. Sipas tij pas 10 vitesh, do të vijë një brez hakmarrës që do të shkaktojë luftëra të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
-
'Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë', Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares
10 Shkurt 2023, 13:52Momenti më i vështirë thotë se ishte dëgjimi i zërave dhe thirrjeve për ndihmë, ndërkohë që depërtimi i menjëhershëm nën rrënoja ishte i pamundur.
-
Aventura përmes parqeve kombëtare të Maqedonisë së Veriut
10 Shkurt 2023, 13:04Parku Kombëtar i Mavrovës është një idil i vërtetë malor. Parku shtrihet në sipërfaqe prej 72,204 hektarësh dhe është më i madhi ndër tre parqet kombëtare në vend. Është shpallur park kombëtar që në vitin 1949 dhe i përfshinë këto male: Korab, Deshat, pjesët jugperëndimore të malit Sharr, pjesën më të madhe të Bistrës dhe pjesët veriore të Kërçinës.
-
Dalin përgjimet, si u përgatit komploti për të vrarë Dick Marty-in për të fajësuar shqiptarët: Të duket sikur e bëri Thaçi, s'del më nga burgu! Kush e organizoi
10 Shkurt 2023, 11:56Dick Marty është kërcënuar me vdekje për më shumë se dy vjet dhe ka jetuar nën mbrojtjen e policisë. Në një dokumentar të publikuar në një emision televiziv zviceranin tregohen detaje për lajmin që tashmë ka disa muaj që qarkullon, për mundësinë e një atentati për eliminimin e raportuesit për Këshillin e Evropës, që ngriti akuza monstruoze ndaj komandantëve të Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës.
-
BE: Deklaratat e bëra nga Vuçiç dhe Kurti janë pengesë për caktimin e një takimi në Bruksel
10 Shkurt 2023, 08:07Zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat publike të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku ata paraprakisht paraqesin kushte, janë pengesë në organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.
-
Vuçiç: Nuk i shmangem bisedimeve! Të arrihet Asociacioni i komunave serbe, pastaj më ftoni në Bruksel për gjithçka tjetër
9 Shkurt 2023, 20:06Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se në bisedimet në Bruksel për gjithçka tjetër do t’i vazhdojë vetëm pasi të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe. Aleksandër Vuçiç ka komentuar njoftimin e Jozef Borellit se do ta ftojë atë dhe Kurtin në Bruksel për të shtyrë siç tha ai “planin” evropian për Kosovën.
-
E cilësuan Kosovën Republikë, masa ndaj dy personave në Qeverinë serbe
9 Shkurt 2023, 18:56Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përkthyesi dhe e ka shkarkuar shefin e zyrës për bashkëpunim me media, për shkak të një raporti të publikuar në ueb-faqen e qeverisë që Kosovës i referohej si Republikë [Republika Kosovo].
-
15-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, del axhenda e aktiviteteve më 17 shkurt, 30 ditë aktivitete
9 Shkurt 2023, 17:35Qeveria e Kosovës ka prezantuar programin shtetëror për festimet me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë dhe 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Përgjatë tridhjetë ditëve, prej datës 9 shkurt deri më 12 mars do të ketë aktivitete për shënimin e këtyre dy datave të rëndësishme dhe jubilare të Kosovës.
-
Parlamenti Europian thirrje Kosovës dhe Serbisë: Avanconi në procesin e dialogut
9 Shkurt 2023, 14:43Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e dialogut që ndërmjetëson Brukseli. Këto komente janë bërë në një debat që është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet për Kosovën dhe Serbinë.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Pres një takim të nivelit të lartë politik brenda disa javësh
9 Shkurt 2023, 13:56Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten se pret të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë politikë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre sipas propozimit evropian, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
-
Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga debatet! Krasniqi: Duhet ta thoshte këtu, jo në restorant
9 Shkurt 2023, 12:25Kuvendi i Kosovës është përfshirë ditën e sotme nga debatet lidhur me pranimin e propozimit franko-gjerman nga kryeministri, Albin Kurti.
-
Samiti në Bruksel, liderët e BE pritet të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
9 Shkurt 2023, 07:34Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.
-
Kosovë, serbët dhe shqiptarët të ndarë për çështjen e Asociacionit
8 Shkurt 2023, 22:47Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të mërkurën se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të duhej të themelohej deri në verën e këtij viti