Kosova & Rajoni
-
Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, nuk beson se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do t’iu jepte fund mosmarrëveshjeve mes tyre.
14 Shkurt 2023, 17:04 -
Tërmeti tragjik në Turqi, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve Kaya: 70 qytetarë me origjinë të vjetër shqiptare kanë vdekur
14 Shkurt 2023, 10:4970 persona me origjinë të largët nga Shqipëria kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë dhe tre të tjerë në Hatay. Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat.
-
Tërmeti i 1963-shit që ndryshoi arkitekturën dhe demografinë e Shkupit
14 Shkurt 2023, 10:40Qyteti i Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, që shkatërroi më shumë se 80 për qind të objekteve të asaj kohe, u rindërtua nga ndihmat që erdhën në këtë vend nga shumë shtete të botës, duke marrë kështu epitetin ‘Qyteti i Solidaritetit’. Kjo ka bërë që të shndërrohet në një nga qytet më moderne të kohës me zgjidhjet arkitekturore
-
Paralajmëron Kurti: Serbët mund të ngrenë sërish barrikada dhe të sulmojnë policinë në veri të Kosovës
14 Shkurt 2023, 09:18Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrenë përsëri barrikada si dhe të sulmojnë policinë e Kosovës, sidoqoftë, Kurti thekson se ata do dështojnë
-
Pak të interesuar për zëvendësimin e policëve në veri të Kosovës
13 Shkurt 2023, 21:33Rreth 140 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e punëtorëve të rinj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Prej tyre, 136 i plotësojnë kushtet dhe do t’i nënshtrohen testit me shkrim, më 20 shkurt
-
Maqedoni e Veriut/ Debat i ashpër në Kuvend për zgjerimin e Qeverisë
13 Shkurt 2023, 21:07Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të hënën, më 13 shkurt, ka nisur debati për ndryshimin e përbërjes së Qeverisë, përkatësisht zgjerimin e saj me partinë Aleancën për Shqiptarët, e cila deri tani ka qenë në opozitë.
-
-
Kuvendi seancë për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti tregon si e kërcënuan diplomatët për planin franko-gjerman: Do ndëshkoheshim nëse e refuzonim
13 Shkurt 2023, 13:18Teksa në Kuvend po diskutohet dialogu me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka thënë para Parlamentit se është kërcënuar nga diplomatët nëse Prishtina refuzonte planin franko-gjerman. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se versioni i dytë i planit franko-gjerman ka qenë e “detyruar” për dy vendet, Kurti shtoi se ndërkombëtarët përmendën madje edhe ndëshkime në rast se nuk do të pranonin të arrinin një konsensus për propozimin e Macron dhe Scholz.
-
Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut
12 Shkurt 2023, 21:35Ashtu si në Shqipëri, 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtare edhe në Maqedoninë e Veriut. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, qeveria vendosi që flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.
-
Serbia refuzon tregtinë me Kosovën, Kurti: Prishtina ka humbur 320 mln euro të taksapaguesve për strukturat paralele në veri! Padrejtësi
12 Shkurt 2023, 19:28Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka i rikujtuar edhe njëherë ndërkombëtarëve shlyerjen e një të ashtuquajtur dëmshpërblim që shqiptarët e Kosovës u kanë paguar Serbisë 320 milionë euro për strukturat paralele të kontrolluara nga Beogradi në veri të vendit
-
Zbulohen 3 laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, në pranga dy serbë
12 Shkurt 2023, 17:09Dy serbë kanë rënë në pranga pasi akuzohen si kultivues të lëndëve narkotike në tre laboratorë droge në veri të Kosovës. Policia bëri me dije se ka patur 3 pika në rajonin e Mitrovicës së Veriut po pa përcaktuar se ku specifikisht
-
Përleshje në një klub nate në Greqi, 33-vjeçari shqiptar plagos me thikë të riun! 22-vjeçari i dëmtuar niset drejt spitalit por aksidentohet rrugës
12 Shkurt 2023, 16:57Një episod i përgjakshëm është regjistruar orët e para të mëngjesit të së dielës jashtë një klubi të Artemisës në Greqi. Tre persona me origjinë shqiptare janë përleshur me një 22-vjeçar i cili ishte bodygard i lokalit të natës e më pas sherri ka agravuar duke e lënë të plagosur me thikë
-
Ishte nisur drejt Kroacisë, shqiptari nga Kosova dhunohet brutalisht nga policët serbë në kufi
12 Shkurt 2023, 14:28Një shqiptar i Kosovës është dhunuar fizikisht nga policët serbë në kufirin Serbi-Kroaci. Sipas ‘Nacionales’, bëhet fjalë për shqiptarin E.R i cili po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Kroacisë kur u ndalua në kufi.
-
Osmani: Serbia planifikon sulm hibrid ndaj Kosovës! Po përdor mercenarët e grupit Wanger për të nxitur tensione si Rusia në Krime
12 Shkurt 2023, 07:10Mercenarët nga grupi famëkeq 'Wagner' i Rusisë po punojnë me paraushtarakët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake të pashënuara në Kosovë. Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
-
Me thirrjen ‘kundër bosnjizimit të Kosovës’, emigrantët shqiptarë në Gjermani protestuan kundër Asociacionit
11 Shkurt 2023, 22:14Emigrantët shqiptarë në Gjermani kanë protestuar këtë të shtunë në Berlin, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
-
Kovaçevksi s’pret alternativën, dorëzon emrat në Kuvend për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut
11 Shkurt 2023, 18:35Kryeministri Dimitar Kovaçevski dorëzoi në Kuvend propozimin për ministrat dhe zv/ministrat e rinj në kabinetin e tij qeveritar. Kreu i qeverisë nuk priti përgjigjen e Alternativës dhe direkt i depozitoi në Kuvend.
-
Zyrtari amerikan në Prishtinë! Chollet: Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
11 Shkurt 2023, 17:48Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të premten se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një postim në rrjetin Twitter ai tha se ka biseduar për këtë çështje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
-
Osmani për gazetën britanike: Serbia synon aneksim përmes sulmit hibrid! 'Wagner' po ndihmon për një sulm të mundshëm në Kosovë
11 Shkurt 2023, 11:18Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë. Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.
-
Shkencëtarja aktiviste e Kosovës që ndërtoi nanosatelitin e parë
11 Shkurt 2023, 08:37Nga një eksperiment me sodë buke, uthull dhe një balonë e deri te krijimi i nanosatelitit të parë në Kosovë, 19-vjeçarja Elta Bajrami nuk u dorëzua asnjëherë para paragjykimeve gjinore në rrugëtimin e saj në fushën e shkencave natyrore
-
Kryeministrja Brnabiç: Asociacioni i komunave me shumicë serbe kusht për të vazhduar bisedimet
11 Shkurt 2023, 07:38Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. Brnabiç u shpreh se formimi i këtij mekanizmi është shumë i rëndësishëm për të vijuar bisedimet.