Kosova & Rajoni
-
Greqia vijon të shënojë një numër të lartë infektimesh ditore nga COVID-19. në 24 orët e fundit u raportuan me virusin 6.590 qytetarë, ndërsa betejën me jetën e humbën 58.
25 Dhjetor 2021, 17:12 -
Vuçiç: Mos më detyroni t’ju flas se në çfarë presioni ndodhet Edi Rama që u dogj flamuri serb
25 Dhjetor 2021, 00:43Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me djegien e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke thënë se për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet nën presion.
-
Kosovë/ I mituri 11-vjeçar dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Rahovecit
25 Dhjetor 2021, 01:23Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.
-
Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron
24 Dhjetor 2021, 22:24Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se infektimi është regjistruar te një person i cili ka mbërritur nga Britania e Madhe dy ditë më parë.
-
Kosovë/ Qeveria shpall 60 ditë gjendje emergjente për furnizimin me energji
24 Dhjetor 2021, 19:56Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Për vendosjen e këtyre masave u njoftua pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, që u mbajt sot më 24 dhjetor.
-
Kurti intervistë për VOA: Marrëveshja me Serbinë brenda mandatit të qeverisë sime
24 Dhjetor 2021, 19:13Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se shpreson për një marrëveshje me Serbinë brenda mandatit të qeverisë së tij, që përkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij të Komisionit aktual evropian.
-
Shifra alarmante në Greqi, 7,665 të infektuar dhe 94 viktima në 24 orët e fundit
24 Dhjetor 2021, 17:2494 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID në 24 orët e fundit. Që prej fillimit të pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 20,292.
-
Kosovë/ 13 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 331 raste aktive me COVID
24 Dhjetor 2021, 14:58Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asgjë viktimë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 331 raste aktive me COVID.
-
REPORTAZH: Begu shqiptar i akulloreve të Zagrebit, historia e pastiçerisë më të vjetër në kryeqytetin kroat
24 Dhjetor 2021, 11:53Nga mesdita e nesërme mbërriti me Golfin e tij fringo në Zagreb dhe mori nga ana lindore e qytetit në rrugën Maksimirska. Uli shpejtësinë për të dalluar numrat në ndërtesa, pastaj ndali dhe parkoi para numrit 34, një pallat trekatësh gri me dy-tre dyqane në kat të parë. Njëri nga dyqanet ishte një pastiçeri e zakonshme tabela e florinjtë e së cilës lexonte Orijent.
-
Milanoviç: 'Ballkani i Hapur' pa Kosovën është i kotë! Serbia s'e ka përparësi integrimin në BE
23 Dhjetor 2021, 20:13Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha sot se nisma Ballkani i Hapur është e kotë nëse Kosova nuk përfshihet si palë e barabartë në të. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare gjatë së cilës zhvilloi takime me udhëheqës të institucioneve të Kosovës.
-
Dodik: Nëse nuk zgjidhet kriza, Bosnjë-Hercegovina mund të shpërbëhet
23 Dhjetor 2021, 17:10Në qoftë se kjo krizë nuk zgjidhet, shpërbërja e Bosnje-Hercegovinës është e mundur dhe Republika Sërpska do të shkojë drejt daljes, askush nuk duhet të dyshojë në këtë, ka thënë Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës në një konferencë për media, më 23 dhjetor, në Sarajevën Lindore.
-
Maqedoni e Veriut/ Kuvendi i miraton dorëheqjen, Zoran Zaev: Dëshiroj të jap shembull! Pritet mandatimi i Kovaçevskit
23 Dhjetor 2021, 15:32Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, gjë që është pritur me duartrokitje nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Dorëheqja e kreut të Qeverisë është konstatuar pa debat në seancën e Kuvendit, pasi këtë e ka kërkuar Zaevi në arsyetimin me shkrim të dorëheqjes.
-
Kosovë/ Bie numri i infektimeve, 4 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 321 raste aktive me COVID
23 Dhjetor 2021, 15:27Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve. Sakaq, në të gjithë vendin janë 321 raste aktive me COVID.
-
Mesdheu, ‘varreza pa gurë varresh’ dhjetra refugjatë besohet të kenë vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat greke
23 Dhjetor 2021, 02:50Autoritetet greke kanë thënë se dhjetëra refugjatë kanë vdekur pasi një varkë me rreth 50 persona, sipas një dëshmitari, u mbyt në ishullin Folegandros, kjo shënon humbjen e dytë të madhe të jetëve në Mesdhe brenda disa ditësh.
-
BE: Certifikatat e vaksinimit nga Kosova nuk pranohen për shkaqe teknike
22 Dhjetor 2021, 21:35Certifikatat e vaksinimit nga Kosova ende nuk po njihen nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të mospërmbushjes së kushteve teknike.
-
Greqi/ Bie numri i infektimeve dhe vdekjeve, 5,641 raste të reja dhe 69 viktima në 24 orët e fundit
22 Dhjetor 2021, 18:14Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi 69 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin ndërsa që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar në total 20,126 të vdekur nga COVID.
-
Greqi/ Dy teste falas për çdo qytetar +5 vjeç për festa! Mitsotakis anulon testimin e detyrueshëm: I padrejtë
22 Dhjetor 2021, 16:48Testet do të jenë të disponueshme për qytetarët mbi 5 vjeç dhe testimi do të ofrohet nëpër farmaci. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i marrin këto teste dhe t’i aplikojnë.
-
Putin letër Vuçiçit: Vazhdojmë dialogun konstruktiv, bashkëpunim të ngushtë për çështje ndërkombëtare
22 Dhjetor 2021, 15:34Në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se llogarit në “vazhdimin e një dialogu konstruktiv me të” dhe në “bashkëpunim të ngushtë për çështje aktuale të agjendës dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare”.
-
Kosovë/ 20 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 322 raste aktive me COVID
22 Dhjetor 2021, 15:14Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 322 raste aktive me COVID.
-
Maqedoni e Veriut/ Zoran Zaev jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër! Pritet të mandatohet Dimitar Kovaçevski
22 Dhjetor 2021, 17:45Kryeministri i deritashëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, finalizoi dorëheqjen e tij më 22 dhjetor. Deri nga mesi i janarit të vitit 2022, Maqedonia e Veriut do të ketë Qeveri të re, që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, kryetari i ri i Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Në krye të ekzekutivit, ai do ta zëvendësojë Zaevin.