Kosova & Rajoni
-
Qytetarët kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Malt të Zi për të t’iu dhënë me qira Plazhin e Madh të Uqinit investitorëve arabë. Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: "Ulqini nuk është në shitje”, "Larg duart nga Plazhi i Madh”
6 Prill, 12:23 -
Formimi i qeverisë së re në Serbi/ Vuçiç do të propozoj sot Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër
6 Prill, 11:11Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të propozojë sot Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër. Lajmi u konfirmua nga një deklaratë e Presidencës për mediat. Afati për zgjedhjen e qeverisë së re në Asamblenë Kombëtare skadon më 18 prill në mesnatë
-
Kosovë/ Qytetarët protestojnë për rritjen e çmimit të energjisë: Asnjë cent më shumë
5 Prill, 17:17Organizatorët e protestës thanë se përveç shtrenjtimit të energjisë, së voni është paralajmëruar edhe një valë e rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, andaj thanë se qytetarët e Kosovës “nuk e meritojnë t’iu vështirësohet më shumë jeta”.
-
'Përplasjet virtuale me Osmanit dhe Kurtit'/ Rrezik për tensione ndërinstitucionale
5 Prill, 13:55Kërkesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë së Kosovës më 3 prill, që ajo ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë, u bë shkas i një përplasjeje me tone të ashpra komunikimi në rrjete sociale, mes Hekuran Muratit, ministër në detyrë i Financave, dhe Bekim Kupinës, këshilltar për media i presidentes.
-
Republika Sërpska e shpalli 'non grata', ministrja gjermane: Njerëzit e Dodikut më kërcënuan gjatë vizitës në Banjalluka!
4 Prill, 22:58Njerëzit e presidentit të Republikës Sërpska, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA sikurse edhe Sali Berisha në Shqipëri, e kanë sulmuar delegacionin dhe ministren gjatë vizitës së tyre sot, në qytetin më të madh të entitetit serb të Bosnjes. Luhrmann: Dodiku është tejet i izoluar dhe ka mungesë mbështetjeje
-
Republika Sërpska shpall person non grata ministren gjermane Anna Luhrmann, pas sanksionimit të liderëve të saj
4 Prill, 21:27Qeveria e Republikës Sërpska e ka shpallur person non grata ministren gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann. Gjermania dhe Austria njoftuan se tre liderët e entitetit serb të Bosnjës: presidenti Millorad Dodik, kryeministri Radovan Vishkoviq dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, do ta kenë të ndaluar hyrjen në këto dy vende.
-
Kosovë/ Tarifat doganore të Trump ‘përplasin’ Presidencën me qeverinë! Osmani: Hiqni taksën për mallrat amerikane! Ministri i Financave: Kompetencë e jona
4 Prill, 11:33Në Kosovë Presidenca dhe qeveria u përfshinë në një debat në distancë për shkak të tarifave doganore që Presidenti amerikan miratoi këtë javë për Kosovën dhe qindra shtete të tjera në botë. Vjosa Osmani i ka propozuar qeverisë anulimin e tarifës aktuale doganore për mallrat amerikane, propozim që sipas ministrit të financave Hekuran Murati është në diskutim prej kohësh. Sipas tij Presidenca nuk duhet ta kishte bërë publike kërkesën. Institucioni i Presidencës e quajti këtë qëndrim skandaloz.
-
Dodik non grata nga SHBA si Berisha/ I ndalohet hyrja në Gjermani dhe Austri
4 Prill, 07:39Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, do ta kenë të ndaluar hyrjen në Gjermani dhe Austri, për shkak se kanë nxitur një krizë kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë. Dodik është shpallur non grata nga SHBA, njëjtë i Berisha
-
Qeveria e Kosovës thotë se po shqyrton tarifën doganore ndaj importeve nga SHBA-ja
3 Prill, 22:42Ministri në detyrë i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha të enjten vonë se kabineti qeveritar ka qenë duke e shqyrtuar prej kohësh çështjen e tarifës ndaj mallrave me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për ta pezulluar atë.
-
Presidentja Osmani i kërkon qeverisë së Kosovës të pezullojë tarifën doganore për importet nga SHBA-ja
3 Prill, 20:00Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.
-
Tarifat doganore të Trump, Serbia ‘goditet’ më fort në Ballkan me 37%! Bosnje-Hercegovina 35%, RMV 33%, Kosova dhe Mali i Zi 10%
3 Prill, 16:09Ndërkohë përveç Shqipërisë, taksat e reja doganore amerikane do të implementohen për mallra edhe nga shtete të tjera të Ballkanit. Më rëndë goditet Serbia dhe Bosnje Hercegovina, ndërsa importeve nga Kosova dhe Mali i zi do t'u aplikohen tarifat doganore më të ulëta.
-
Formimi i qeverisë së re/ Kurti vijon takimet me ‘pakicat’, takon përfaqësuesit e partisë turke dhe boshnjake
3 Prill, 10:16Kurti të mërkurën nisi konsultimet me pakicat për formimin e qeverisë së re, duke u takuar me zëvendëskryeministren në detyrë nga komuniteti boshnjak, kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, si dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë egjiptiane Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.
-
Futbolli shqiptar hyn në histori dhe thyen barrierat nacionaliste, flamuri i Kosovës ngrihet në Beograd
2 Prill, 23:11Flamuri i Kosovës është ngritur për herë të parë në Beograd, në kuadër të Kongresit të UEFA-s, që u mbajt atje
-
Albin Kurti gjobitet me 250 euro pasi nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori, kryeministri i Kosovës: Më dënojnë mua ndonjëherë, por mos u mërzisni ju
2 Prill, 17:47Kryeministri në detyrë Albin Kurti është gjobitur nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 250 euro për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK) për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, pas tri ftesave të Prokurorisë.
-
-
Kryediplomatja e BE-së: Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim
2 Prill, 14:18Bashkimi Europian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë
-
Kosovë/ 15 prill seanca e parë e parlamentit të ri, analisti për Report Tv: Lëvizja Vetvendosje ende nuk ka dhënë ende një emër! Ja cilët janë kandidatët më të përfolur
2 Prill, 13:38Në datën 15 prill do mbahet seanca e e parlamentit të ri pas zgjedhjeve të mbajtura në 9 shkurt. Analisti Valon Arifi tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se Lëvizja Vetvendosje nuk ka ende një propozim apo një emër për kryetarin e ri të Kuvendit. Përflitet se Fatmir Limaj mund të një kandidat ose Glauk Konjfuca, kryetari aktual
-
Takimet për formimin e qeverisë së re/ Kurti nis bisedimet me pakicat
2 Prill, 12:03Kurti ka zhvilluar takimin e parë me Emilija Rexhepin kryetaren e Partia e Re Demokratike. Rexhepi ka konfirmuar gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.
-
Zyrtare/ U zgjodh deputet në Kosovë, Bylbyl Sokoli rikthehet në stolin e Drenicës si trajner
2 Prill, 10:55Për herë të parë në histori, një deputet do jetë njëkohësisht edhe trajner futbollit.
-
Sekretari i Jashtëm britanik në Kosovë: Angazhim rigoroz nga qeveria e re në procesin e dialogut! Osmani propozon marrëveshje për mbrojtjen dhe ekonominë
2 Prill, 10:48Mbretëria e Bashkuar pret nga qeveria e re e Kosovës një angazhim më rigoroz në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Mesazhi u dha në Prishtinë nga sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar që vizitoi Kosovën ku zhvilloi takime me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
