Kosova & Rajoni
-
Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë.
13 Dhjetor 2021, 14:54 -
Kosovë/ 89 për qind e viktimave nga COVID, të pavaksinuar plotësisht! 2,987 të vdekur që prej fillimit të pandemisë
13 Dhjetor 2021, 14:05Sipas ekspertëve shëndetësorë, që një person të konsiderohet i vaksinuar plotësisht, duhet të marrë dy doza të vaksinës dhe dy javë pas dozës së dytë ai konsiderohet i vaksinuar plotësisht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në marsin e vitit 2020, deri më 12 dhjetor, në Kosovë kanë vdekur 2,987 persona.
-
Shkoi për të blerë bukë, qëllohet për vdekje me armë zjarri nga një grua në mes të pastiçerisë 53-vjeçarja në Selanik, vëllai i viktimës: Ishte e divorcuar, nuk e dimë nëse ka lidhje
13 Dhjetor 2021, 13:05Një grua 53 vjeç ka mbetur e vrarë pas të shtënave me armë në drejtim të saj nga një grua tjetër, teksa po blinte bukë në pastiçerinë e lagjes në Selanik të Greqisë.
-
Mali i Zi/ Sot shqyrtohet mocioni i mosbesimit për qeverinë! Abazoviç: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
13 Dhjetor 2021, 09:15Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë.
-
Greqi/ 49-vjeçari merr peng të ëmën dhe kërcënon se do e vrasë! Ndërhyn policia, efektivi plagoset me thikë
13 Dhjetor 2021, 08:45Sipas raportimeve, 49-vjeçari vuan nga problemet psikologjike ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë denoncuar në polici pas zhurmës në banesën e tyre.
-
Maqedoni e Veriut/ Dimitar Kovaçevski, kryetar i ri i Lidhjes Social Demokrate
13 Dhjetor 2021, 07:09Zgjedhja e kryetarit të ri u imponua për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pasi LSDM-ja pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale para disa javësh.
-
Maqedoni e Veriut, LSDM zgjedh kryetarin e ri, VMRO-DPMNE rizgjedh drejtuesin e saj
12 Dhjetor 2021, 20:52Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate sot zgjedh kryetarin e saj, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i drejtuesit të partisë dhe i kryeministrit të vendit. Tre kandidatë janë në garë: Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, Frosina Remenski, ish-ministre dhe Jovan Despotovski, drejtor i një agjencie publike.
-
Koronavirusi/ 3,225 të infektuar dhe 90 viktima në 24 orët e fundit në Greqi
12 Dhjetor 2021, 17:22Numri i viktimave vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 të vdekur si pasojë e COVID. Sakaq, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 19248. Sipas të dhënave, 95.3% kishin një sëmundje shoqëruese.
-
Protestë në Maqedoninë e Veriut për rritjen e pagave! Kreu i Lidhjes së Sindikatave: Kërkojmë pushim ditën e dielë
12 Dhjetor 2021, 16:17Lidhja e Sindikatave e Maqedonisë së Veriut, protestoi sot në Shkup për rritjen e pagave si dhe miratimin e ligjit për marrëdhënie pune, nga ana e Kuvendit, me të cilin parashihet që e diela të shpallet pushim.
-
A mund ta ndalë Kosova rritjen e çmimeve?
12 Dhjetor 2021, 16:10Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e publikuar më 7 dhjetor, ka bërë të ditur se çmimet e produkteve të konsumit janë rritur për 5.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021. Rritja më e lartë është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet. Rritje ka pësuar edhe çmimi i energjisë elektrike.
-
Kosovë/ 7 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 321 raste aktive me COVID
12 Dhjetor 2021, 15:53Aktualisht në Kosovë janë, 321 raste aktive me koronavirus. Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë 965 vaksina kundër koronavirusit.
-
Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandar Vulin, reagime të ashpra në Kosovë dhe nga të huajt
12 Dhjetor 2021, 10:16BE, SHBA e Kosova kanë reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, e cilësoi "gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm".
-
-
-
Ekzekutuan dy nxënës e shoferin në Gllogjan të Kosovës, në pranga tre personave! Shenjestra drejtuesi i autobusit, prej tij ishte vetëvrarë e afërmja e të arrestuarve
11 Dhjetor 2021, 20:18Arrestohen tre persona për vrasjen në Gllogjan të Kosovës. Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.
-
E quajti masakrën e Reçakut 'gënjeshtër', Osmani i kthen përgjigje ministrit të Brendshëm serb: E pamundur të ndryshojnë faktet historike
11 Dhjetor 2021, 15:32Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se mohimi nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur.
-
Skandali në Greqi, mjekët jepnin receta të rreme! Shkatërrohet grupi me 173 persona
11 Dhjetor 2021, 08:04Në dosjen e këtij grupi përfshihen173 persona, duke përfshirë 49 mjekë publikë, 64 mjekë privatë, farmacistë dhe pacientë. Operacioni u shtri, në Atikë, Selanik, Janinë, Imathia, Etoloakarnani, Akai dhe Mesini.
-
Jahjaga: Pandemia mbylli viktimat e dhunës në familje me abuzuesit
11 Dhjetor 2021, 01:27Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se pandemia COVID-19 e ka përkeqësuar gjendjen e viktimave të dhunës me baza gjinore
-
Presidentja Osmani kujton miratimin e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut nga OKB: Si popull që kemi jetuar periudhë mohimi, të vendosur t’i respektojmë ato
11 Dhjetor 2021, 00:19Një periudhë 73- vjeçare që nga krijimi përmes OKB-së për miratimin e ‘Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut’ ka bërë që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ta sjellë në vëmëndje rëndësinë e këtij akti.
-
Asambleja e Republikës Sërpska miraton tërheqjen nga ushtria boshnjake
10 Dhjetor 2021, 22:37Asambleja Popullore e Republikës Sërpska (RS) të premten (10 dhjetor) ka miratuar një seri hapash që fuqizon një nismë për të transferuar disa kompentenca nga institucionet shtetërore, megjithë paralajmërimet nga Perëndimi