Kosova & Rajoni
-
Mbrëmjen e sotme Policia e Kosovës sekuestroi 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave.
14 Janar 2022, 00:14 -
Shkëmbimet e letrave mes Blinken dhe Kurtit! Vëmendja në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke
13 Janar 2022, 22:12Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për thellim të bashkëpunimit për fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe arritjen e një marrëveshje me Serbisë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë.
-
Shifra të larta infektimesh në Maqedoninë e Veriut! 1,865 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 784 të tjerë
13 Janar 2022, 18:05Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 239,920 të infektuar, ndërsa 8,070 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.
-
-
Kosovë/ 427 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 2,811 raste aktive me COVID
13 Janar 2022, 15:02Në 24 orët e fundit 31 qytetarë janë shëruar ndërsa në të gjithë vendin janë 2,811 raste aktive me COVID.
-
Borrell rekomandon grumbullimin e votave në Kosovë për referendumin serb, Kurti: Kjo e mundur vetëm përmes postës! Vuçiç: Do ketë pasoja nëse nuk lejohet
13 Janar 2022, 13:07Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë atë për ndryshimet kushtetuese në Serbi, që do të mbahet të dielën më 16 janar.
-
Haradinaj ia thotë troç Prokurorit të Speciales: Kam vrarë ushtarë serb sa kam mundur, jo aq sa kam dashur (VIDEO)
13 Janar 2022, 11:40Nasim Haradinajt, ish-ushtar i UÇK-së, është ende në proces gjyqësor në Hagë, në Gjykatën Speciale të Kosovës. Ai ka dhënë dëshminë e tij dje në gjykatë pasi akuzohet për publikimin e dokumenteve që dyshohet ë kenë rrjedhur nga Specialja. Ai ka thënë se të gjitha veprimet e Organizatës së Veteranëve ku është nënkryetar janë ndërmarrë për shkak të transparencës.
-
Dalin pamjet e magazinës ku u kapën 400 kokainë në Malin e Zi (VIDEO)
12 Janar 2022, 19:14 -
Kapen 400 kg kokainë, politikani malazez: Autoritetet të reagojnë urgjentisht
12 Janar 2022, 19:09 -
Vinte nga Ekuadori, sekuestrohen 400 kg kokainë mes arkave të bananeve 'Derby' në Malin e Zi! Punëtorët njoftuan policinë, nisin hetimet
12 Janar 2022, 18:46Mësohet se droga ishte fshehur në arkat e bananeve të kompanisë ‘Derby’ të cilat vinin nga Ekuadori. Policia aktualisht ndodhet tek magazina ndërsa punonjësit do të japin deklaratat e tyre.
-
FMN: Ekonomia e Kosovës u rrit me 7.5 për qind në vitin 2021
12 Janar 2022, 18:14Në raportin për Kosovën thuhet se pas tkurrjes prej 5.3 për qind në vitin 2020, Bruto Prodhimi i Brendshëm (GDP) real parashikohet të jetë rritur me 7.5 për qind në vitin 2021. Përgjigja fiskale ndaj pandemisë siguroi rrugë shpëtimi për familjet dhe kompanitë dhe zbuti ndikimin e goditjes tek ata që u prekën më shumë nga pandemia.
-
I dënuar për vrasjen e studentes greke, flet nga burgu shqiptari pasi shoku i hedh fajin: S’më intereson çfarë thotë ai
12 Janar 2022, 17:15Aleksandër Luca, shtetasi shqiptar, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë, i cili thotë se ai vetë është i pafajshëm ndërsa i hedh fajin shqiptarit
-
Qeveria e re në Maqedoni: Do legalizojmë kanabisin për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi
12 Janar 2022, 17:08Programi i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut i dorëzuar nga kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski parashikon edhe legalizimin e marijuanës për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi. Kabineti i ri qeveritar pritet të marrë përkrahje në Kuvend ditën e shtunë, ku rrjedhimisht do të miratohet edhe programi qeveritar i paraqitur nga Kovaçevski.
-
Dominues varianti 'Omicron', Greqi zgjat edhe një javë masat anti-COVID
12 Janar 2022, 16:48Greqia ka vendosur të zgjasë edhe një javë masat anti-COVID. Komiteti Teknik i Ekspertëve në shtetin grek bën me dije se do të shtyhen masat ekzistuese që janë ende në fuqi.
-
Kosovë/ 424 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 2,992 raste aktive me COVID
12 Janar 2022, 15:25Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Sakaq, mësohet se në të gjithë vendin janë 2,992 raste aktive me COVID.
-
-
Autobusi nga Kosova përmbyset në Serbi, 17 të plagosur! Pasagjeri: Ishim në gjumë, rruga nuk ishte pastruar nga bora e ngricat
12 Janar 2022, 00:49Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në afërsi të Krushevacit të Serbisë ku një autobus i kompanisë turistike të Kosovës ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
-
Akuzat për përfshirje në një dosje korrupsioni, reagojnë Veton Surroi dhe kompania 'Stella Consullting': Nuk zhvillojmë vetë aktivitete ndërtimi, por përmes kompanive ndërtuese në Kosovë
11 Janar 2022, 22:26Pak ditë pas këtij aksioni, investitori “Stella Consulting” ka reaguar duke thënë se nuk zhvillojnë vetë aktivitete ndërtimi, por përmes kompanive ndërtuese në Kosovë, dhe se nuk presin të fitojnë nga ky aktivitet
-
Kosova ndaloi prodhimin e kripromonedhave, ekonomisti: Do nxisë të rinjtë të largohen nga vendi, pajisjet po shiten në rrjetet sociale me gjysmë çmimi
11 Janar 2022, 21:10Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave për shkak të krizës energjetike sipas ekonomistit Safet Gercalliu do të sjellë pasoja të mëdha në aspektin social. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ekonomisti tha se duke qenë se me prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin merren kryesisht të rinjtë ky vendim do t’i nxisë ata që të largohen nga Kosova drejt vendeve të huaja.
-
Nuk deklaroi makinën prej 13 mijë eurosh, prokuroria në Prishtinë padit ish-ministrin e Jashtëm, rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vjet
11 Janar 2022, 19:34Sipas padisë theksohet se Skënder Hyseni në formularin e deklarimit të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volksvagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij