Kronikë
-
Dhjetëra minatorë protestuan këtë të diel për statusin e tyre, premtim i pambajtur ndër vite nga qeveritë e të gjitha kaheve. Protesta u zhvillua në 76 vjetorin e hapjes së minierës së Bulqizës
18 Shkurt 2024, 20:10 -
Rruga e re Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH-së, kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING e bashkisë Kolonjë
18 Shkurt 2024, 19:02Pas shembjes së një pjese të aksit rrugor Ersekë - Korçë ditën e djeshme, avokati Esmerald Xhafa, ka ngritur një kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH, Bashkinë e Kolonjës si dhe kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING, që po kryejnë punimet në rrugë, për veprat penale: "Shpërdorimi i detyrës", "Falsifikim i dokumentave" dhe "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike"
-
‘Do t’ju qëlloj me snajper’, aktivistja e kërcënuar e LGBT për Report Tv: Mesazhi na erdhi nga një i panjohur! Denoncuam te krimi kibernetik
18 Shkurt 2024, 18:01Një person i panjohur ka kërcënuar me jetë dy aktiviste të komunitetit LGBT disa ditë më parë. Edlira Mara, njëra prej aktivisteve të kërcënuara tha në Report TV se mesazhin kërcënues e kanë denoncuar tek krimi kibernetik dhe kanë vënë në dijeni edhe ministrin e brendshëm Taulant Balla që është angazhuar
-
Gjirokastër/ Digjen plotësisht banesat e dy vëllezërve (VIDEO)
18 Shkurt 2024, 17:08Banesat e dy vëllezërve janë përfshirë nga flakët këtë pasdite, në lagjen “Manalat i dytë”.
-
U mbaron mandati në dhjetor, anëtarët e KPK letër Kuvendit: Të bëhemi gjyqtarë Apeli pas vettingut
18 Shkurt 2024, 14:59Anëtarët e KPK-së i kanë drejtuar një kërkese për mbështetje kuvendit dhe qeverisë për të marrë nisma ligjore ne mënyrë që të rregullojnë, statusin e tyre pas përfundim të mandatit në dhjetor 2024. Ata sugjerojnë që pas përfundimit të mandatit ata të behën gjyqtar në Apel
-
Sekuestrohen 5 kallëpe tritol në Sarandë, 2 të montuara me telekomandë, arrestohen 2 vëllezër! Në kërkim një 26 vjeçar (EMRAT+VIDEO)
18 Shkurt 2024, 14:00Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi gjatë kontrollit të bërë në shtëinë e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. Në pranga kanë rënë vëllezërit Haredin Ogiçi, 61 vjeç dhe Huso Ogiçi, 56 vjeç.
-
-
Tiranë/ Policia rrugore bën bilancin për 6 ditët e fundit: 8720 gjoba për shkeljen e rregullave të qarkullimit
18 Shkurt 2024, 11:35Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e masave të ndërmarra për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor për 6 ditët e fundit.
-
Durrës/ Dhunuan gratë e tyre dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohen tre burra
18 Shkurt 2024, 11:29Tre burra janë arrestuar nga policia pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve përkatëse.
-
I dënuar me 6 vite burg në Gjermani për pengmarrje, grabitje me armë dhe plagosje, arrestohet 29 vjeçari në Tiranë
18 Shkurt 2024, 10:54Një 29 vjeçar është arrestuar në Tiranë nga forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me sektorin e operacioneve speciale pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për disa vepra të rënda penale.
-
Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa e 60-vjeçarit në fshatin Kuqan
18 Shkurt 2024, 11:12Një banesë në fshatin Kuqan është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
-
Tentoi t’i vinte flakën ‘Benz’-it dhe fasadës së një supermarketi, pranga 41 vjeçarit në Vaun e Dejës (EMRI)
18 Shkurt 2024, 10:48Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës pasi tentoi t’i vinte flakën një automjeti dhe fasadës së një supermarketi. Në pranga ka rënë Gjergj Dajani, 41 vjeç banues në fshatin Stajkë.
-
-
Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë, ja çfarë raportohet (VIDEO)
18 Shkurt 2024, 10:01Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Qishbardhë të Vlorës.
-
Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës , 41 vjeçari arrestohet në Kamëz! Do ekstradohet drejt Italise (EMRI)
18 Shkurt 2024, 09:46Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh. Në pranga ka rënë Pëllumb Suçi, banues në Kamëz.
-
Kërcënohen me vdekje 2 aktiviste të LGBT dhe bebet e tyre! Xheni Karaj: Mungesa e seriozitetit nga institucionet, ka frymëzuar dhunuesit ndaj nesh
18 Shkurt 2024, 09:35Dy aktiviste të komunitetit LGBT, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara janë kërcënuar me jetë nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale. Një person i panjohur më datën 10 shkurt rreth orës 12:00 të paradites, u ka dërguar mesazhe kërcënuese të dyja aktivisteve.
-
EMRI/ Shantazhonte të miturat në rrjete sociale dhe u kërkonte marrëdhënie seksuale, pranga 27 vjeçarit në Tiranë! 15 vjeçarja: Do vras veten (Mesazhet)
18 Shkurt 2024, 09:19Një 27-vjeçar u arrestua nga krimi kibernetik i Tiranës pasi shantazhonte një vajzë të mitur 15 vjeç përmes rrjeteve sociale. I riu Benard Çullhaj kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Hetimet zbuluan se i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.
-
-
-