Kronikë
-
I plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa konflikti ka nisur për motive të dobëta.
18 Mars, 08:21 -
Zjarr në kodrën e fshatit Somotinë të Pogradecit, zjarrfikësit dhe banorët ndërhyjnë për të shuar flakët
17 Mars, 19:14Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shkurre, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, forcat e njësisë administrative, shërbimi pyjor dhe banorët e zonës, të cilët po luftojnë për ta vënë nën kontroll.
-
Mungonte një gjyqtar, shtyhen seancat në Gjykatën Kushtetuese për ish-kreun e ARRSH-së dhe Redi Mollën! Ishin planifikuar për në datën 5 mars
17 Mars, 16:56Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se seancat plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohen në datën 26.03.2026, në orën 12:00 për Evis Berberin dhe në orën 13:00 për Redi Mollën.
-
Aksion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, ‘mjeshtri’ i prodhimit të bombave artizanale i shpëton Policisë
17 Mars, 15:57Ylli Zalla, mesditën e sotme i ka shpëtuar një operacioni policor që kishte si synim kapjen e tij në zonën e Fushë-Krujës
-
‘Marrëzia’ që s’po merr fund/ Në pritje të ligjit...Bastet online lulëzojnë në të zezë. Në 3 vite, 1200 raste! Fidel Ylli: Janë ende në duart e të njëjtave kompani
17 Mars, 15:47Bastet sportive u ndaluan në Shqipëri prej vitit 2018 për shkak të dramës sociale që la pas, ndërsa prej vitit 2024, një ligj i ri i riktheu ato, vetëm online. Zbatimi i tij ka mbetur peng i akteve nënligjore që ende nuk janë miratuar. Ky boshllëk ligjor, i ka hapur shteg kompanive të ndryshme, ta ushtrojnë aktivitetin në paligjshmëri
-
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese, Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg
17 Mars, 16:00Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, u arrestua në flagrancë më 12 maj 2023 teksa blinte vota, 2 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe u dënua më 5 mars 2024 nga GJKKO me 2 vite burg.
-
Akuzohen për shkelje me tenderin 700 mijë euro, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit dhe 6 zyrtarëve të tjerë
17 Mars, 15:07Kryebashkiaku Beci akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019. 6 të pëndehurit e tjerë kanë qenë anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët akuzohen se paracaktuan dhe krijuan avantazhe për shoqërinë fituese të tenderit.
-
-
Elbasan/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese të pabanuar, policia nis hetimet
17 Mars, 14:31Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar këtë të martë në Elbasan
-
Ktheu banesën në Tiranë në call center dhe punësoi 8 turq pa leje, nis hetimi për gruan e huaj
17 Mars, 13:59Tetë persona nga Turqia u gjetën duke punuar pa leje në një apartament të kthyer në call center, ndërsa një grua e huaj është vënë nën hetim.
-
Evazioni fiskal i Bankers/ SPAK i komunikon akuzën 5 të pandehurve, akuzohen për shpërdorim detyre
17 Mars, 13:37SPAK ka nisur komunikimin e akuzave për një pjesë të të akuzuarve për dosjen e “Bankers”. Për pjesën tjetër të grupit që akuzohen për vepra të rënda penale si korrupsioni, pastrimi i parave dhe grup kriminal hetimi është në vijim.
-
Trupi i foshnjës 2-muajshe dërgohet pranë familjes në Korçë, përcillet për në banesën e fundit
17 Mars, 13:25Pas thirrjes publike që babai bëri një ditë më parë në media, foshnja që ndërroi jetë është sjellë pranë familjes, ndërsa aktualisht po përcillet për në banesën e fundit. Babai i foshnjes bëri një apel publik në media duke rrëfyer kalvarin e gjatë të përballjes me gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.
-
Hetimet për abuzimet me tenderat e AKSHI-t/ Ish-nëndrejtoresha kërkon zëvendësim të masës ‘arrest shtëpie’
17 Mars, 12:40Numri 2 i AKSH-it, kërkoi edhe informacion për hetimin 2 mujor të SPAK, por GJKKO kërkoi të dëgjojë më parë se ku janë prokurorët me hetimet, në mënyrë që të shprehet mbi kërkesën për masën.
-
I shkaktoi shtetit 33 mln lek dëm ekonomik/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës në GJKKO, avokati: Akuza e parashkruar, kallëzimi i 10 viteve më parë
17 Mars, 12:30Sot u zhvillua në GJKKO seanca e parë paraprake. Hetimi ndaj ish-kryebashkiakut erdhi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tendera gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 2 gra nga Brazili në kërkim dhe 11 persona të tjerë nën hetim
17 Mars, 12:18Në qendër të hetimeve që zgjatën 2 javë ishte një ambient i marrë me qira në lagjen nr. 13 dhe një hotel, ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari.
-
-
Malësi e Madhe/ Vodhi 2 automjete në fshatin Selcë, arrestohet 22-vjeçari! Në pranga edhe 2 xhaxhallarët e të riut, iu gjetën në banesë çifte e kanabis
17 Mars, 11:43Një 22-vjeçar banues në fshatin Zagorë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se gjatë këtij muaji ka vjedhur dy automjete në fshatin Selcë
-
-
Tiranë/ Mjeti i UKT-së përplas për vdekje qytetaren te Bulevardi 'Gjergj Fishta'! Viktima po lëvizte me motor elektrik
17 Mars, 11:09Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë të martë pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Një grua është përplasur nga autoboti i ujit teksa po lëvizte me motor elektrik
-
Mori në Shëngjergj 4 kallëpe tritoli, armë e fishekë, në pranga 46-vjeçari! Do i shiste në Tiranë për 3 mijë €, destinacioni final Maqedonia e Veriut (EMRI + VIDEO)
17 Mars, 10:57Policia sekuestroi 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. I arrestuari i kishte marrë në Shëngjergj dhe dyshohet se do t'i shiste në Tiranë.