Kronikë
-
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me burg përjetë pët Florenc Çapjan dhe xhaxhanë e tij, Ardian Çapja, që është kreu i grupit kriminal të njohur të Çapjave të Elbasanit.
5 Shkurt, 16:18 -
-
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, ministri Vengu: U gjet një kartë identiteti, nuk do ndalim operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit (VIDEO)
5 Shkurt, 16:01Kërkimet për 30-vjeçarin Jurgen Karaj janë zhvilluar pa ndërprerje për 26 ditë rresht në shtratin e lumit dhe zonat përreth, por ende nuk ka ndonjë shenjë që të çojë në gjetjen e tij. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se operacioni do të vijojë deri në arritjen e qëllimit. Ai tha po ashtu se ditën e sotme është gjetur një kartë identiteti, që dyshohet se është e të atit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, të cilën i ndjeri mund ta ketë pasur me vete.
-
Të akuzuar për shit-blerje votash në Kurbin për llogari të PS në zgjedhjet e 11 majit, GJKKO jep dënimet për 3 të pandehurit (EMRAT)
5 Shkurt, 15:51GJKKO ka dhënë dënimet për 3 të pandehurit që akuzoheshin nga SPAK për shit-blerje votash në Kurbin, për llogari të PS-së në zgjedhjet e 11 majit.
-
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi tre orë në SPAK: U thirra si person në dijeni për një çështje (VIDEO)
5 Shkurt, 15:39Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ishte për 3 orë sot në SPAK, ku është marrë në pyetje si person në dijeni për një çështje.
-
'200 mijë euro për kokën e Sanxhaktarit', Hoxhaj rrëfehet në GJKKO: Çfarë oferte më bëri Dumani! Sherri me Ismet Boriçin nisi për një 'pse më sheh'
5 Shkurt, 15:24Henrik Hoxhaj ka rrëfyer në Gjykatën e Posaçme ofertën që kishte marrë nga Nuredin Dumani për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Sipas Hoxhajt, Dumani i kishte thënë se për 'kokën' e Sanxhaktarit jepeshin 200 mijë euro. Po ashtu Hoxhaj ka treguar edhe planin për vrasjen e Ismet Boriçit, konflikti me të cilin sipas tij kishte nisur për një 'pse më sheh' disa vite më parë.
-
Abuzime me tenderët, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për zyrtaret e AKSHI-t, 3 biznesmenët dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës
5 Shkurt, 15:15Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat për dy zyrtaret e AKSHI-t, 3 biznesmenët dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, pas hetimeve për abuzime me tenderët.
-
Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine
5 Shkurt, 15:11Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine, pas dyshimeve se ai është mbytur në Lumin Vjosë.
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Tirana nën ‘pushtetin’ e parkimeve dyshe, shoferët nuk i tremben as burgut! Eksperti: Bllokimi i korsive të autobusëve të trajtohet si kundravajtje penale
5 Shkurt, 14:23Nëse parkon makinën dysh dhe ke bllokuar qarkullimin e mjeteve të emergjencës, policisë dhe institucioneve të rëndësishme, rrezikon deri në 1 vit burg, dhe jo thjesht një gjobë të policisë rrugore. Në pak ditë pritet të hyjë në fuqi ndryshimi i Kodit Penal, por shoferët nuk i tremben burgut dhe vijojnë të parkojnë dysh në rrugët e Tiranës.
-
Ditëlindje në komisariat, arrestohet autori 14-vjeçar i 150 vjedhjeve në Tiranë! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor (VIDEO)
5 Shkurt, 14:22Një djalë i mitur është arrestuar nga Policia e kryeqytetit si autor i dyshuar 150 vjedhjeve gjatë 2 viteve të fundit.
-
Gjirokastër/ Mbajtën me forcë dhe dhunuan 30-vjeçaren, arrestohet vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti! Një tjetër në arrest shtëpie
5 Shkurt, 13:55Sipas hetimeve, këta persona për shkak të një konflikti familjar, kanë marrë peng në automjet 30-vjeçaren dhe më pas e kanë dhunuar.
-
Belsh/ Po kërkonte kunatën dhe u rrëzua në oborrin e banesës së saj, 65-vjeçarja vdiq pas sulmit nga qeni! Vuante dhe nga diabeti (VIDEO)
5 Shkurt, 13:44Sipas fqinjëve, 65-vjeçarja është rrëzuar pranë qenit në oborr dhe në atë moment është sulmuar nga qeni, që në ato momente ka qenë i lidhur. Fqinjët tregojnë gjithashtu se viktima vuante nga sëmundja e diabetit dhe nga varicet.
-
Goditi me grushte dhe sende të forta një person, policia arreston 41-vjeçarin në Sarandë! I plagosuri dërgohet për mjekim te Spitali i Traumës
5 Shkurt, 13:2841-vjeçari Gëzim Preçi u arrestua nga Policia e Sarandës, pasi plagosi rëndë 48-vjeçarin Gentjan Mustafa. Mustafa ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.
-
Hetimet për përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentacionin për tenderin e rehabilitimit të argjinaturës së lumit ‘Erzen’
5 Shkurt, 12:26Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sekuestrimin e dokumentacionit për tenderin e rehabilitimit të argjinaturës së lumit Erzen. Ky vendim vjen pas situatës katastrofike nga përmbytjet masive që regjistruan gjithashtu dhe 1 viktimë duke nxitur Prokurorinë për të nisur hetimet.
-
Banorët e Këlcyrës në protestë, kërkojnë ujë, drita dhe rrugë të asfaltuara! Kryebashkiaku për Report Tv: Kërkesat janë të drejta, i janë përcjellë institucioneve qendrore
5 Shkurt, 12:13Në protestën e radhës, banorët paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje, do të bllokojnë aksin nacional Këlcyrë–Përmet. Për Report Tv, kryebashkiaku i Këlcyrës Klement Ndoni, tha se kërkesat e fermerëve i janë përcjellë institucioneve përkatëse.
-
Reshjet e borës/ Bllokohet aksi Qafë Thore-Theth, shkak ortekët pranë tuneleve panoramike! ARRSH: Qytetarët ta shmangin (VIDEO)
5 Shkurt, 11:59Reshjet e dëborës kanë bllokuar këtë të enjte aksin Qafë Thore-Theth. ARRSH u bën apel qytetarëve që të shmangin këtë aks, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
-
Banorët e Velabishtit protestë për rrugën, takohen me përfaqësues të Bashkisë së Beratit: Na thanë që nuk kemi fonde, u treguan arrogantë
5 Shkurt, 11:42Banorët e fshatrave të njësisë administrative Velabisht protestuan para Bashkisë së Berat për gjendjen e amortizuar të rrugës së fshatit. Ata patën takim me përfaqësues të bashkisë, të cilët sipas tyre, u treguan arrogantë, duke u thënë se nuk kanë fonde.
-
-
Reshjet e shiut shkatojnë rënie gurësh në segmentin Kukës-Bushtricë, autoritetet apel drejtuesve të ecin me kujdes
5 Shkurt, 10:54Vendi ynë është përfshirë mëngjesin e sotëm nga reshjet e shiut. Në qarkun e Kukësit në disa akse rrugore janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore
-