Kronikë
-
Rrjeti social TikTok është i mbushur me video të të rinjve që lëvizin me shpejtësi të çmendur, duke u mburrur para ndjekësve. Më shpejtësi më shumë se 270 km/h, këto video postohen sikur të jetë diçka normale, ndërsa komentuesit janë të ndarë në mbështetës të adrenalinës dhe të tjerë që paralajmërojnë se prindërit i presin në shtëpi.
12 Mars 2023, 12:28 -
Së bashku me djalin e tij 14 vjeçar kishte kryer 14 vjedhje, arrestohet 52 vjeçari në Vlorë! Nën hetim i mituri dhe një tjetër bashkëpunëtor
12 Mars 2023, 12:22Janë zbardhur 14 vjedhje të ndodhura në banesa të ndryshme të fshatit Nartë të Vlorës. Në pranga ka rënë 52 vjeçari, Tahir Çela dhe janë vënë nën hetim një 14 vjeçar dhe Haxhi Dervishi.
-
Kërcënoi me armë 32 vjeçarin në Tropojë dhe i mori makinën! Shpallet në kërkim i riu, braktisi automjetin kur kuptoi se po ndiqej (EMRI)
12 Mars 2023, 10:08Një 22 vjeçar në Tropojë i identifikuar si Emiljan Pepkolaj, është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 32 vjeçar për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
-
Shembet ura në Berzane të Lezhës, 6 familje të izoluara: Të ndërhyhet me urgjencë, s'kemi ku të kalojmë
12 Mars 2023, 08:516 familje në fshatin Berzanë të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë janë izoluar, pasi ura e ndërtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 është fundosur.
-
DailyMail: 2 agjentë të SHISH kanë dhënë informacione sekrete një grupi kriminal për të ekzekutuar anëtarin e klanit Kastrati
11 Mars 2023, 19:50Prestigjozja britanike Daily Mail ka zbuluar se agjentët shqiptarë të shërbimit sekret informativ, të financuar nga Britania e Madhe, u kanë shitur informacione një grupi kriminal.
-
Pas sherrit për pronat në Kurbin, plagosi me armë shokun me të cilin doli për gjah! Arrestohet 56 vjeçari i shpallur në kërkim
11 Mars 2023, 15:40Ka rënë në prangat e policisë, Besnik Selmani, 56 vjeçari i cili është autori i plagosjes së ndodhur në 7 mars të këtij viti në Kurbin.
-
7 viktima brenda 2 ditëve! Tjetër aksident i rëndë në Dibër, makina me dy të rinjtë del nga rruga dhe bie në përrua! Ndërron jetë pasagjeri 20 vjeçar (VIDEO)
11 Mars 2023, 15:06Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Melan në Dibër ku makina ka përfunduar në përrua. Për pasojë nga aksidenti i rëndë, ka ndërruar jetë, pasagjeri 20 vjeçari i identifikuar si Armend Spahiu.
-
Dosja ‘Babale’, Apeli pranon kërkesën e Salianjit për përjashtimin e gjyqtares së çështjes
11 Mars 2023, 13:52Gjykata e Apelit ka vendosur të pranojë kërkesën e deputetit Ervin Salianji dhe të përjashtojë nga gjykimi i çështjes penale gjyqtaren Edlira Petri.
-
Përfitoi 344 mijë euro duke mashtruar biznesmenët në Korçë për grantet në shtet, lirohet Viola Sterjo, ka 2 fëmijë dhe është sëmurë
11 Mars 2023, 13:50Gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur dhe për shkak të gjendjesh shëndetësore. Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”.
-
Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin gjerman
11 Mars 2023, 13:32Një qytetar gjerman është ndihmuar nga Policia Kufitare e Vlorës paraditen e sotme pasi kishte humbur kontaktet me familjarët, pasi kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq. Policia ka njoftuar se mjeti lundrues u lokalizua në grykëderdhje të lumit Vjosë dhe kishte ngecur në cekëtinë.
-
6 të vdekur brenda 48 orëve nga aksidentet rrugore, policia: Të gjitha makinat inteligjente, dronët dhe radarët do jenë në funksion gjatë gjithë kohës
11 Mars 2023, 13:25Pas aksidenteve rrugorë më pasojë vdekjen 6 personave në vetëm brenda 48 orëve, policia Rrugore ka marrë masa me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë
-
Aksidenti te mbikalimi i TEG-ut/ Del VIDEO tjetër, i riu me shpejtësi skëterrë çan barrierën dhe ‘fluturon’ nga mbikalimi
11 Mars 2023, 12:51Report Tv ka siguruar një video tjetër të aksidentit tragjik që ndodhi te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj. Klevis Ruçaj, i cili drejtonte makinën tip ‘Audi’, po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe tej normave të lejuara, duke rrezikuar edhe makinat e tjera
-
Dhunoi mjekun në spital, prangoset 59-vjeçari në Gramsh
11 Mars 2023, 12:42Një 59-vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një mjek në spitalin e qytetit. Policia thekson se i arrestuari, shtetasi me iniciale, Sh.R, ka dhunuar një mjek në spitalin e Gramshit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
-
Vodhi një makinë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës! E kishte parkuar para shtëpisë
11 Mars 2023, 12:22Mensur Islamaj 23 vjeç, banues në fshatin Topojan, është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka vjedhur një makinë
-
Trëndafila të bardhë dhe qirinj, studentët e Filologjikut kryejnë homazhe për Sikela Perroi që ndërroi jetë nga aksidenti te mbikalimi i TEG-ut
11 Mars 2023, 12:03Trëndafila të bardhe dhe qirinj janë ndezur në dritaret e fakultetit Filologjik në përkujtim të Sikela Përroi, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, nga aksidenti fatal që ndodhi pasditen e së enjtes (10 mars) te mbikalimi i TEG-ut
-
Ishte shpallur i zhdukur pak muaj më parë, gjendet në një kanal trupi i një 60 -vjeçari në Divjakë
11 Mars 2023, 11:23Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në zonën e Divjakës, ndërsa raportohet se ai i përket një të moshuari të zhdukur rreth 2 muaj më parë
-
Vidhnin lopë në Greqi e i fusnin kontrabandë në Shqipëri, 5 në pranga, mes tyre veterineri i bashkisë në Sarandë (VIDEO)
11 Mars 2023, 11:105 persona janë vënë në pranga të policisë në Sarandë, pasi vidhnin lopë në Greqi dhe i fusnin kontrabandë në Shqipëri
-
EKSKLUZIVE/ Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë, SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë
11 Mars 2023, 11:08SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi lidhet me denoncimin e Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë dhe është marrë një vendim i tillë për të mos lejuar tjetërsimin e pronës.
-
E kishin fshehur në një kishë, 2 vëllezërve shqiptarë iu gjenden 16 kg kokainë me vlerë 1.5 mln euro! Njëri tenton të arratiset me shpejtësi drejt Shqipërisë, kapet në avion
11 Mars 2023, 10:33Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi akuzohen se kishin fshehur në një kishë 16 kg kokainë. Karabinierët e Monzas në vendin fqinj kanë sekuestruar sasinë e drogës, me 16 kilogramëve kokainë dhe 800 gram hashash, dhe kanë prangosur dy vëllezërit shqiptarë 43 dhe 47 vjeç.
-
Shpërndante heroine në Fier, arrestohet 35-vjeçari (VIDEO)
11 Mars 2023, 10:33Eriseld Ngresi është arrestuar nga policie e Fierit pasi është kapur duke shpërndarë heroine në disa lagjje në Fier
