Kronikë
-
Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar në Cueres të Italisë mbrëmjen e së martës pasi u kap duke grabitur një shtëpi. Shqiptari në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët ende nuk janë arrestuar, kanë grabitur një të moshuar në Itali.
12 Janar 2023, 20:18 -
Aksident në Korçë, 3 mjete përplasen me njëra-tjetrën, asnjë i lënduar (VIDEO)
12 Janar 2023, 19:35Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Korçë, në vendin e quajtur "Dritat e verdha".
-
Pastruesja i vodhi 120 mijë €, kontroll shtëpisë së Alda Klosit! Zyrtarja merret në pyetje, i qëndron deklaratës: 400 mijë € e tjera s’janë të miat
12 Janar 2023, 18:44Policia dhe Prokuroria nuk e kanë gjetur ende se kujt i përkasin 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e pastrueses Rozeta Dobi. Me qëllim gjetjen e provave të mundshme nëse kjo shumë i përket zyrtares Alda Klosi, grupi hetimor zbarkoi një ditë më parë në shtëpinë e saj. 24 orë më vonë, hetuesit e morën në pyetje sërish zyrtaren, e cila i ka qëndruar deklaratës paraprake.
-
Gërdeci/ Ja pse akuza e SPAK-ut ndaj Mediut nuk është parashkruar, ndjekja penale nisi në 11 shkurt 2009! Gjykata do vendosë vetëm për faktin penal
12 Janar 2023, 17:03Arsyetimi i Gjykatës së Apelit konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë se pse vepra penale për të cilën akuzohet Fatmir Mediu për Gërdecin nuk është parashkruar.
-
Arrestimet te ‘Financa’, kush ishte ish-kryebashkiaku i Tiranës që iu vodh toka nga Ilir Thana
12 Janar 2023, 16:27Report Tv ka mësuar se pronari i vërtetë i magazinës që ia ka marrë Ilir Thana, ka qenë Servet Libohova. Ky i fundit nuk është një emër i zakonshëm. Kjo sepse ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës në vitin 1915-1916. E ndërsa nga një kërkim në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit rezulton se trashëgimtarë janë të tij janë Asaf, Enver, Insan Libohova.
-
Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës pas rrjedhjes së gazit! Përfundon në spital 22 vjeçari
12 Janar 2023, 16:10Një apartament në lagjen 13 të Durrësit është përfshirë nga flakët rreth orës 15:20 të ditës së sotme. Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga bombula që përdorej për gatim.
-
Apeli i GJKKO-së konfirmon vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për anëtaren e KPK-së! Etleda Çiftja shpallet e pafajshme, bien dy akuzat ndaj saj
12 Janar 2023, 15:26Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga GJKKO në 16 shtator ku anëtarja e KPK Etleda Çiftja, u shpall e pafajshme mbi akuzat që rëndonin ndaj saj për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh.
-
Qendra e masazheve bazë prostitucioni në ‘Astir’, i riu për Report Tv: Kam çuar shokët e mi, paguanin nga 10 mijë lekë! S’punonin vetëm 2 vajza, klientët zgjidhnin
12 Janar 2023, 15:23Report Tv ishte në qendrën e masazheve “Eden” e cila ishte kthyer në një vatër prostitucioni dhe intervistoi banorë të zonës. Një i ri tha se ka dërguar shokët e tij për të përfituar shërbimet, për të cilat paguanin deri në 10 mijë lekë. Sipas tij në qendër nuk ishte vetëm një vajzë që ushtronte prostitucion ndërsa në ditë mund të shkonin deri në 7 klientë.
-
-
Në kërkim për spiunazh, Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofeevës, 33-vjeçarja ruse refuzon
12 Janar 2023, 14:04Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja ruse e cila u la në burg bashkë me dy të tjerë, Mikhail Zorin dhe ukrainasi, Fedir Alpatov, pas sulmit në ish-uzinën e Armëve në Gramsh ndaj ushtarëve shqiptarë në gusht të vitit të kaluar, rezulton në kërkim në Rusi
-
Iu gjetën disa doza kokainë brenda një lokali në Shkodër, arrestohet i riu, nën hetim pronari
12 Janar 2023, 14:03Një 32-vjeçar me iniciale A.B., është arrestuar në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen “Salo Halili” të qytetit, atij iu gjet disa doza lënde narkotike të llojit kokainë.
-
Vodhi 4 automjete në disa qytete të vendit, në pranga 35-vjeçari në Pogradec
12 Janar 2023, 13:36Ardian Isufi 35 vjeç, banues në Pogradec ka rënë në pranga pasi është akuzuar si autor i disa vjedhjeve. Isuf është akuzuar si autor i 4 vjedhjeve në Pogradec, Elbasan dhe Përrenjas.
-
Kërkohet si spiune, Rusia dëshiron ekstradimin e Timofeevës, 33-vjeçarja ruse refuzon! Zbardhet akt-ekspertimi, ushtarët që u sulmuan në Gramsh me djegie në lëkurë e dorë
12 Janar 2023, 13:20Autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e shtetases së tyre, Svetlana Timofeeva, e arrestuar në vendin tonë bashkë me dy të tjerë, Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov, të akuzuar për sulmin në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh ndaj dy ushtarakëve shqiptarë në 20 gusht të vitit të shkuar
-
Në kërkim për organizim të lojërave të fatit, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari në Malësinë e Madhe
12 Janar 2023, 13:05Lidio Gojçaj, 26-vjeç është arrestuar në Malësinë e Madhe pasi ishte i shpallur në kërkim për përfshirjen e tij në aktivitetin e palIgjshëm të lojërave të fatit.
-
Vonesa në ngarkimin dhe shkarkimin e konteinerëve, shoferët e kamionëve protestë në Portin e Durrësit
12 Janar 2023, 12:54Shoferët e kamionëve janë ngritur në protestë në Portin e Durrësit pasi prej ditësh kanë qenë në pritje për ngarkim-shkarkim të mjeteve në terminalet përkatëse.
-
Hetimet për Gërdecin përfunduan me Mediun? Avokati i familjes Durda: Mbetet në dorë të GJKKO! Provat janë aty, s’ka vetëm shpërdorim detyre
12 Janar 2023, 12:51Provat për ta gjykuar Fatmir Mediun për akuza më të rënda se sa vetëm ‘Shpërdorim detyre’ janë aty dhe është çështje interpretimi, ndaj i takon GJKKO që ta vlerësojë këtë. Ky është qëndrimi i avokatit të familjes Durda, Dorian Matlija, i cili për Report Tv tha se Mediu ka firmosur urdhra që kanë ndikuar në ndodhjen e shpërthimit.
-
Zbulohet ferma e kanabisit me vlerë 163 mijë paund në Skoci, arrestohet i riu shqiptar
12 Janar 2023, 12:50Bledjan Buci, një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Skoci pasi u gjet duke ruajtur bimët e kanabisit në një ambientet e një zyre, që ishte përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike.
-
Mashtroi klientin dhe i mori 1.7 milionë lekë, arrestohet avokati shqiptar në SHBA
12 Janar 2023, 12:44Avokati shqiptar, Gazmir Xhurxhiu është arrestuar më 9 janar në Nju Jork. Më 3 tetor 2018 ai kishte udhëtuar drejt SHBA si vizitor dhe nuk duhet të qëndronte më gjatë se data 2 prill 2019. Ai shkeli vizën turistike dhe qëndroi në SHBA pas kësaj date pa autorizim.
-
-
Biznesmeni grek përdhunoi të miturën shqiptare që ishte praktikante te kompania e tij, dënohet me 4.5 vite burg
12 Janar 2023, 12:35Një biznesmen grek, 53-vjeçar është shpallur fajtor pasi ka abuzuar seksualisht një të mitur shqiptare, 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në vitet 2017-2018, kohën kur e mitura ishte praktikante në kompaninë e tij.
