Kronikë
-
Një automjet tip ‘Benz ML’ ka marrë flakë në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë mesditën e sotme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale.
30 Prill 2023, 14:02 -
Kishte mbjellë 80 fidanë kanabis, kapet 16 vjeçari në Malësinë e Madhe! Hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës
30 Prill 2023, 12:36Një 16 vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës pasi dyshohet si autori i mbjelljes së 80 fidanëve të kanabisit në Malësinë e Madhe.
-
Kontrolle anti kanabis nga toka e ajri në Krujë, në aksion 50 forca policie, operacionalja dhe 4 dronë! Asgjësohen 224 kubikë, në kërkim të 2 autorëve (VIDEO)
30 Prill 2023, 11:48Më shumë së 50 forca policie të Krujës, forcat operacionale të Durrësit dhe 4 dronë janë përdoru në aksionin e fundit anti kanabis të policisë së shtetit në zonën e Cudhit në Krujë. Kontrolle intensive janë zhvilluar nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
-
Tentuan të trafikonin drejt Italisë 13 kg heroinë të fshehura në autobusin e linjës ‘Durrës-Milano’, arrestohet pronari dhe shoferi i mjetit (EMRAT)
30 Prill 2023, 10:01Dy persona janë arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pas zbulimit të më shumë se 13 kilogramëve heroinë të fshehura në autobusin me destinacion Italinë. Në pranga kanë rënë Mikel Pici, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.
-
Dhunoi vjehrrën dhe nipin e saj në Vlorë më pas u dogji shtëpinë, ish dhëndri nga Kosova ende në kërkim! Policia arreston shokun e tij në Morinë (VIDEO)
30 Prill 2023, 09:15Haki Bajrami, 51 vjeçari nga Kosova që dhunoi ish-vjehrrën dhe nipin e saj në Llakatund të Vlorës më pas u dogji shtëpinë, është ende në kërkim. Ndërsa policia ka arrestuar në Morinë bashkëpunëtorin e tij, Gëzim Bacajn së bashku me Durim Kelmendin i cili nuk kallëzoi krimin.
-
FOTO/ Në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt, zbulohet e shkuara kriminale e britanikut që është ende në arrati! I dënuar për shitje droge, iu kap kokainë me vlerë 40 mijë paund
29 Prill 2023, 20:26Harry Simpson, është një prej britanikëve i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill në Shëngjin.
-
Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani ‘fut në lojë’ të shkarkuarit nga Luan Daci: Të rishikohen vendimet i ish-anëtarit të KPA
29 Prill 2023, 16:21Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që i dha të drejtën prokurorit të shkarkuar Besnik Cani të kalojë sërish në vetting, edhe 19 kolegë të tij, i kërkojnë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të rishikojë vendimin për shkarkimin e tyre, pasi në trupë ka qenë anëtari i dënuar, Luan Daci.
-
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, arrestohet dhe britanikja, Harriet Bridgeman
29 Prill 2023, 15:14 -
Kroaci/ Presidenti Bajram Begaj, takohet me përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës (Zadar-it)
29 Prill 2023, 14:30Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, takohet me përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës (Zadar-it)
-
Vrasja e biznesmenit në Lezhë, policia jep njoftim zyrtar
29 Prill 2023, 14:01 -
-
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 3 bashkëpunëtorët anglezë! Në kërkim ekzekutori portugez dhe një tjetër
29 Prill 2023, 12:1010 ditë u ka zgjatur arratia e grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisë, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë. Gjykata në Londër, caktoi masën arrest me burg për tre ndërsa seanca për ekstradimin e britanikëve, u caktua në 5 maj.
-
-
Vrasjet e vëllezërve Haklaj, avokati i familjes në Report Tv: Ishte krim shtetëror, kemi dorëzuar në SPAK video të reja! Berisha të merret i pandehur
29 Prill 2023, 11:55Beqiri theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Sipas Beqirit SPAK ka vonuar dhe duhet të kishte marrë të pandehur tashmë Berishën. Duke u ndalur tek dëshmitarët, Beqiri u shpreh se janë 27, e shtoi se atyre duhet të sigurohet jeta pasi janë të trembur, ndrësa pohoi se disa janë të gatshëm që të dëshmojnë
-
Rinas, po fusnin në Shqipëri 94 mijë dollarë të padeklaruar, nën hetim 2 libianë
29 Prill 2023, 11:41Dy të huaj, me shtetësi libaneze u vunë në hetim nga autoritetet në Shqipëri, pasi duke tentuar të kalojnë pikën kufitare përmes Rinasit, iu zbuluan 94 mijë dollarë të padeklaruar.
-
VIDEO/ Bënin namin duke vjedhur në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari, në hetim dy të mitur! Pamjet teksa futen në biznese
29 Prill 2023, 11:20Një18-vjeçar është arrestuar dhe 2 të mitur janë vënë në hetim, pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje në biznese të ndryshme në Tiranë.
-
VIDEO /Dyshohet se ka parcela me kanabis, policia kontrolle në Malësinë e Madhe, angazhohen 100 forca policore të pajisur me 6 dronë
29 Prill 2023, 10:38Policia e Shkodrës po kryen një operacion anti-kanabis në Malësinë e Madhe. Në operacion janë angazhuar 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor
-
VIDEO/ Kamioni përplas këmbësoren në Lezhë, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë
29 Prill 2023, 10:24Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhe-Balldre, ku një kamion ka përplasur një këmbësore teksa kalonte vizat e bardha.
-
Himarë/ Vodhi një makinë luksoze në Llaman, dhe tentoi t’i ikë policisë, arrestohet pas ndjekjes 40-vjeçari (VIDEO)
29 Prill 2023, 10:12Florian Mehmeti është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi vodhi një makinë dhe më pas tentoi që t’i ikë forcave blu. Pas disa minutash ndjekje nga policia, 40-vjeçari u arrestua dhe nga verifikimet rezultonte edhe më parë i dënuar për vjedhje