Kronikë
-
Jani Rustemaj, 27 vjeçari i arrestuar për vjedhje, ndodhet ende në reanimacionin e QSUT-së. Nëna, e cila ka bërë kallëzim për të zbuluar se çfarë e çoi djalin në këtë gjendje, vijon të lutet që ai të zgjohet, por mjekët për Report Tv thonë se i riu mund të ketë kaluar në koma nga mbidoza e metadonit, që i është dhënë për ta qetësuar nga varësia e heroinës.
3 Maj 2023, 12:33 -
Makina luksoze, biznese e pasuri të paluajtshme, Apeli i GJKKO-së konfiskon dhjetëra prona të Ben Qimes dhe Altin Çuçajt të përfituara nga krimi
3 Maj 2023, 12:22Dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro, janë konfiskuar nga Apeli i GJKKO-së në pronësi e Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja dhe Altin Çuçajt, pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e përfituara prej aktiviteteve kriminale
-
Kundër aktivitetit të guroreve në fshat, banorët e Borizanës në protestë: Na dëmtojnë banesat
3 Maj 2023, 12:21Dhjetëra banorë të fshatit Borizanë janë ngritur këtë të mërkurë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën e disa guroreve që ushtrojnë aktivitetin në këtë fshat. Prej vitesh, banorët pretendojnë se ky aktivitet u ka shkaktuar dëme në banesat e tyre. Ata janë ankuar nëpër institucione por askush nuk u ka dhënë zgjidhje.
-
Arrestohet shefi i policisë në Pustec, ishte i dehur në timon dhe u përfshi në aksident me autobus
3 Maj 2023, 12:04Shefi i policisë në Pustec, Spartak Fejzaj është arrestuar në qytetin e Korçës se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident me autobus.
-
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 28 vite burg Selmanin dhe 7 vite Gacajn! Rrëzohet akt-ekspertiza private e vëllezërve Duka
3 Maj 2023, 11:51Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe me 7 vite burg për Elvis Gacajn për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019. Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme në GJKKO pati debate të shumta.
-
-
Vdekja e Joy Ayoko, dërgohet në Kenia letërporosia! S'përjashtohet asnjë pistë hetimi: Vrasje, aksident apo shtyrje drejt vetëvrasjes! Të pyeturit heshtën
3 Maj 2023, 10:32Ministria e Drejtësisë konfirmon dërgimin e letërporosisë në Kenia lidhur me vdekjen misterioze të Joy Ayokos, ndërsa po pritet përcaktimi përfundimtar i shkaqeve të vdekjes.
-
Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër për qiranë, në pranga pas 21 orësh arrati autori 34-vjeçar! U strehua në banesën e një gruaje dhe e kërcënoi
3 Maj 2023, 09:59Autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani është vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Pas 21 orësh kërkime, 34-vjeçari u arrestua në bashkëpunim me forcat RENEA i fshehur në një banesë.
-
Përgatiste kanabisin në shtëpi dhe e shiste në Kamzë, arrestohet 29-vjeçari
3 Maj 2023, 09:34Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi shiste kanabis në lagjet e Kamzës në Tiranë.
-
Hodhi në treg kartëmonedha false, në pranga 37-vjeçari në Tiranë! Sekuestrohen 2 mijë dollarë
3 Maj 2023, 08:58Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë për falsifikim parash. Fatlind Ahmetaj ra në pranga pas një hetimi disajavor pasi kishte hedhur në treg kartëmonedha të prerjes 100 dollarë të falsifikuara.
-
Protestuan në Tiranë për gjetjen e Thodhorit dhe Sulovarit, Rrumbullaku takohet me familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë
2 Maj 2023, 19:29Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Muhamet Rrumbullaku ka mbërritur ditën e sotme në Sarandë ku është takuar me familjarët e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dy 46 vjeçarëve të zhdukur prej javësh në Sarandë.
-
13 kg heroinë në autobusin e linjës Durrës-Milano, lihen në burg pronari i kompanisë dhe shoferi i mjetit
2 Maj 2023, 16:20Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pronarin e linjës së autobusëve ‘Durrës-Milano’ Mikel Picin dhe Piro Rushin shoferin e autobusit ku u zbuluan 13 kg heroinë në Portin e Durrësit.
-
Transportonin emigrantë të paligjshëm me makina luksi kundrejt fitimit, arrestohet 27-vjeçari në Himarë! Në kërkim bashkëpunëtori
2 Maj 2023, 15:22Nikolin Kolovata ka rënë në pranga nga policia e Himarës ndërsa Alfred Bala është shpallur në kërkim pasi transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave. Ata përdonin makina luksi tip ‘Range Rover’ për të mos të rënë në sy.
-
Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një ballkon, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Fier
2 Maj 2023, 14:57Një debat mes fqinjësh për një ballkon ka përfunduar në një konflikt fizik, ku njëri prej tyre të marrë çekiçin dhe ka bërë për spital tjetrin.
-
Vrasja e Nikulajt, eksperti në Report Tv: Duhet bindur gjykata për ekstradimin e britanikëve! Përpos gjakmarrjes, mund të jenë prishur interesa
2 Maj 2023, 14:48“Krimi po evoluon, policia të ndërroj metodologjinë.” Kjo ka qenë “porosia” e ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu së bashku me gazetarin e kronikës Sokol Dema dhe avokatin Arbër Hoxhaj, ata folën për ekzekutimin e Ardian Nikulajt dhe vrasjeve të tjera në vendin tonë të cilat janë bërë edhe më të shpeshta
-
Harta e re gjyqësore, Kasmi për Report Tv: E parakohshme dhe e panevojshme! Apelit do t’i duhen 6 vite që të shqyrtojë dosjet
2 Maj 2023, 14:25Ish zëvendës ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi thotë se krijimi i hartës së re gjyqësore, me shkrirjen e gjykatave të Apelit në rrethe dhe përqendrimin te një e vetme në Tiranë, ishte diçka e panevojshme dhe e parakohshme. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Kasmi u shpreh se për sa kohë që numri i proceseve gjyqësore na tregon se ka mangësi për gjyqtarë, kjo hartë ishte e panevojshme
-
Dhunuan gjyshen e nipin në Llakatund e i dogjën shtëpinë, arrest në burg për 2 kosovarët! Në kërkim ish dhëndri
2 Maj 2023, 14:08Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Gëzim Bacajn dhe Durim Kelmendin, shtetas nga Kosova pasi morën pjesë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Llakatund. Ata së bashku me Haki Bajramin, i cili është në kërkim, dhunuan gjyshen dhe nipin e më pas i dogjën shtëpinë.
-
Iu gjet 6 kg kokainë në kamion, vihet në pranga shqiptari në Itali
2 Maj 2023, 13:43Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë një kontrolli në kamioni e tij u gjetën 6 kg kokainë dhe 3 mijë euro cash.
-
VIDEO/ Plagoset me thikë 47-vjeçari në Vlorë! Kapet autori 34-vjeçar
2 Maj 2023, 13:37Një konflikt ka ndodhur në zonën e quajtur Kapelja në Vlorë. Një 47-vjeçar është qëlluar me thikë pas një konflikti të nisur për një telefon
-