Kronikë
-
Në mjediset e policisë në Shkodër është hapur zyra e intervistimit audio-vidio për të miturit që shkelin ligjin
12 Mars 2023, 19:45 -
Aksident i rëndë te ‘Ura e Gajdarit’ në Sarandë, përplasen 'kokë më kokë' dy mjete! 2 të plagosur (VIDEO)
12 Mars 2023, 19:04Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Urën e Gajdarit në hyrje të Sarandës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
-
Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit në Tiranë! Inxhinieri: 'Audi' ishte me 194 km/h! Të vendosen me urgjencë barrierat e kategorisë së lartë
12 Mars 2023, 16:20Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit tragjik në Tiranë, ku automjeti tip ‘Audi’ afër rreth rrotullimi të TEG-ut doli nga rruga. Skema është realizuar nga inxhinieri Alfred Hasanaj, i cili thotë se drejtuesi i automjetit që po lëvizte me 194 km/h ka frenuar por nuk ka arritur të parandalojë goditjen.
-
U kap me 324 kg kokainë në Portin e Durrësit, shoferi i kamionit dënohet me 12 vite burg! Përfiton gjykim të shkurtuar, do vuajë vetëm 8 vite
12 Mars 2023, 15:36Gjykata e Posaçme dënon me 12 vite burg Nazif Ajrofskit, maqedonasin që u arrestua në vitin 2021 për sasinë 324 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, shofer i kamionit.
-
Shoferët nuk ‘zënë mend’, për një javë gjobiten 234 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat, 83 të tjerëve u pezullohet patenta
12 Mars 2023, 14:50Ndonëse pak ditë më parë një aksident për shkak të shpejtësisë tej normave të lëjuara i mori jetën tre të rinjve tek mbikalimi i TEG-ut, duket se drejtuesit e mjeteve nuk kanë zënë mend por vijojnë ende të lëvizin me shpejtësi të lartë.
-
Aksident në Korçë, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! Një prej pasagjereve dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
12 Mars 2023, 14:03Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Korçë-Ersekë në afërsi të Drenovës. Dy mjete janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e përplasjes njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.
-
Të çmendur pas shpejtësisë e mjeteve të luksit, TikTok 'pushtohet' nga videot e të rinjve me mbi 270 km/h! Shoferi i ri: Është rrezik, por më jep adrenalinë
12 Mars 2023, 12:28Rrjeti social TikTok është i mbushur me video të të rinjve që lëvizin me shpejtësi të çmendur, duke u mburrur para ndjekësve. Më shpejtësi më shumë se 270 km/h, këto video postohen sikur të jetë diçka normale, ndërsa komentuesit janë të ndarë në mbështetës të adrenalinës dhe të tjerë që paralajmërojnë se prindërit i presin në shtëpi.
-
Së bashku me djalin e tij 14 vjeçar kishte kryer 14 vjedhje, arrestohet 52 vjeçari në Vlorë! Nën hetim i mituri dhe një tjetër bashkëpunëtor
12 Mars 2023, 12:22Janë zbardhur 14 vjedhje të ndodhura në banesa të ndryshme të fshatit Nartë të Vlorës. Në pranga ka rënë 52 vjeçari, Tahir Çela dhe janë vënë nën hetim një 14 vjeçar dhe Haxhi Dervishi.
-
Kërcënoi me armë 32 vjeçarin në Tropojë dhe i mori makinën! Shpallet në kërkim i riu, braktisi automjetin kur kuptoi se po ndiqej (EMRI)
12 Mars 2023, 10:08Një 22 vjeçar në Tropojë i identifikuar si Emiljan Pepkolaj, është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 32 vjeçar për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
-
Shembet ura në Berzane të Lezhës, 6 familje të izoluara: Të ndërhyhet me urgjencë, s'kemi ku të kalojmë
12 Mars 2023, 08:516 familje në fshatin Berzanë të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë janë izoluar, pasi ura e ndërtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 është fundosur.
-
DailyMail: 2 agjentë të SHISH kanë dhënë informacione sekrete një grupi kriminal për të ekzekutuar anëtarin e klanit Kastrati
11 Mars 2023, 19:50Prestigjozja britanike Daily Mail ka zbuluar se agjentët shqiptarë të shërbimit sekret informativ, të financuar nga Britania e Madhe, u kanë shitur informacione një grupi kriminal.
-
Pas sherrit për pronat në Kurbin, plagosi me armë shokun me të cilin doli për gjah! Arrestohet 56 vjeçari i shpallur në kërkim
11 Mars 2023, 15:40Ka rënë në prangat e policisë, Besnik Selmani, 56 vjeçari i cili është autori i plagosjes së ndodhur në 7 mars të këtij viti në Kurbin.
-
7 viktima brenda 2 ditëve! Tjetër aksident i rëndë në Dibër, makina me dy të rinjtë del nga rruga dhe bie në përrua! Ndërron jetë pasagjeri 20 vjeçar (VIDEO)
11 Mars 2023, 15:06Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Melan në Dibër ku makina ka përfunduar në përrua. Për pasojë nga aksidenti i rëndë, ka ndërruar jetë, pasagjeri 20 vjeçari i identifikuar si Armend Spahiu.
-
Dosja ‘Babale’, Apeli pranon kërkesën e Salianjit për përjashtimin e gjyqtares së çështjes
11 Mars 2023, 13:52Gjykata e Apelit ka vendosur të pranojë kërkesën e deputetit Ervin Salianji dhe të përjashtojë nga gjykimi i çështjes penale gjyqtaren Edlira Petri.
-
Përfitoi 344 mijë euro duke mashtruar biznesmenët në Korçë për grantet në shtet, lirohet Viola Sterjo, ka 2 fëmijë dhe është sëmurë
11 Mars 2023, 13:50Gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur dhe për shkak të gjendjesh shëndetësore. Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”.
-
Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin gjerman
11 Mars 2023, 13:32Një qytetar gjerman është ndihmuar nga Policia Kufitare e Vlorës paraditen e sotme pasi kishte humbur kontaktet me familjarët, pasi kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq. Policia ka njoftuar se mjeti lundrues u lokalizua në grykëderdhje të lumit Vjosë dhe kishte ngecur në cekëtinë.
-
6 të vdekur brenda 48 orëve nga aksidentet rrugore, policia: Të gjitha makinat inteligjente, dronët dhe radarët do jenë në funksion gjatë gjithë kohës
11 Mars 2023, 13:25Pas aksidenteve rrugorë më pasojë vdekjen 6 personave në vetëm brenda 48 orëve, policia Rrugore ka marrë masa me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë
-
Aksidenti te mbikalimi i TEG-ut/ Del VIDEO tjetër, i riu me shpejtësi skëterrë çan barrierën dhe ‘fluturon’ nga mbikalimi
11 Mars 2023, 12:51Report Tv ka siguruar një video tjetër të aksidentit tragjik që ndodhi te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj. Klevis Ruçaj, i cili drejtonte makinën tip ‘Audi’, po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe tej normave të lejuara, duke rrezikuar edhe makinat e tjera
-
Dhunoi mjekun në spital, prangoset 59-vjeçari në Gramsh
11 Mars 2023, 12:42Një 59-vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një mjek në spitalin e qytetit. Policia thekson se i arrestuari, shtetasi me iniciale, Sh.R, ka dhunuar një mjek në spitalin e Gramshit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
-
Vodhi një makinë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës! E kishte parkuar para shtëpisë
11 Mars 2023, 12:22Mensur Islamaj 23 vjeç, banues në fshatin Topojan, është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka vjedhur një makinë