Kronikë
-
Një zjarr ka rënë nga rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale
20 Janar 2022, 08:01 -
Nxjerrja e banorëve nga shtëpitë në lagjen ‘5 Maj’, reagon Gledis Nano: Nuk ka pasur asnjë ankesë për dhunë, do të kryhen verifikime në rast shkelje
20 Janar 2022, 07:38Nga Korça, ku ishte i pranishëm për të bërë një analizë të punës 1-vjeçare të policisë në këtë qark, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me nxjerrjen e banorëve nga banesat nga Policia e Shtetit, një ditë më parë në lagjen e ‘5 Majit’ në Tiranë
-
Përplasja me policinë te 5 Maji, 4 në hetim, mes tyre dhe subjekti i OFL-së, Elson Marku që kërcënoi Veliajn
19 Janar 2022, 22:00Për përplasjen te 5 Maji mes banorëve dhe policisë në kuadër të prishjes së disa banesave për rikualifikim urban dhe rindërtimin, 4 shtetas janë nën hetim në gjendje të lirë. mes të hetuarve është edhe Elson Marku, i cili është subjekt i OFL-së dhe kërcënoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se do i hidhte acid në fytyrë.
-
Komisioni i Jashtëm miraton marrëveshjen e ekstradimit Shqipëri-Spanjë! S'aplikohet për kërkesat e ekstradimit të paraqitura para hyrjes në fuqi të marrëveshjes
19 Janar 2022, 21:48Marrëveshja e firmosur në 4 tetor të vitit të kaluar në Madrid mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij spanjoll për ekstradimin e ndërsjellë të të arrestuarve është miratuar edhe në komisionin parlamentar të politikes së Jashtme. Miratimi i saj i hap rrugën ekstradimit reciprok mes dy shteteve.
-
Aksident në aksin Elbasan-Papërr, makina përmbyset në rrugë, shpëton për mrekulli shoferi (VIDEO)
19 Janar 2022, 18:14Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Papërr, por fatmirësisht pa viktima. Aksidenti u regjistrua në fshatin Papërr, ku një automjet u përmbys në rrugë, ndërsa shoferi shpëtoi mrekullisht.
-
Një ditë pasi u fal nga ILD, del para vettingut gjyqtarja e 'Tik-Tok': Për videot, u arrit në konkluzionin se nuk cenuan besimin e publikut! Mbi mua po hidhet baltë
19 Janar 2022, 17:18Në lidhje me skandalin e publikimit të videove në Tik Tok, gjyqtarja u shpreh se ajo është ndjerë përgjegjëse dhe se është vetëofruar të ndëshkohet përballë kolegëve, por theksoi se organet kompetente, kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Sipas saj, për videot ka dhënë një vendim KLGJ, që e pezulloi nga detyra, dhe se për këtë ajo nuk mund të gjykohet dy herë.
-
Zbardhen porositë e Nanos për policinë e Elbasanit: Zero tolerancë për goditjen e krimit! Të zbardhen ngjarjet kriminale të ndodhura më parë
19 Janar 2022, 17:03Mësohet se Nano u ka ka kërkuar strukturave vendore në Elbasan, rritjen e forcës goditëse dhe zbuluese, zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, parandalimin e kultivimit të kanabisit. Sipas tij, duke treguar zero tolerancë në parandalimin e krimit dhe goditjen me ashpërsinë e ligjit, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në çdo fushë, duke sjellë pasoja për jetën dhe pronën e qytetarëve.
-
-
-
Prej disa ditësh e zhdukur, gjendet 16-vjeçarja në Vlorë
19 Janar 2022, 13:45Është gjetur Eliza Tozaj, 16-vjeçarja nga Vlora, e cila ishte zhdukur nga banesa para disa ditësh. Lajmin e ka konfirmuar edhe mamaja e saj
-
Dhunoi gruan, arrestohet 43-vjeçari në Durrës! Një tjetër në pranga pasi u kap i dehur në timon, makina pa targa
19 Janar 2022, 13:41Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit. Një 43-vjeçar u arrestua pasi dhunoi gruan ndërsa një tjetër ra në pranga pasi u kap i dehur në timon në një makinë pa targa.
-
-
'Antenat' prangos një trafikant droge në Tepelenë! Me precedent penal për 8 krime më parë
19 Janar 2022, 12:49Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me komisariatet e Tepelenës dhe Fierit, ka prangosur një person të rrezikshëm të shpallur në kërkim.
-
-
Goditja e grupit që trafikonte klandestinë, dalin pamjet e arrestimeve në Shqipëri
19 Janar 2022, 12:39 -
-
-
Protestuesi i '5 Majit kërcënon publikisht Veliajn: Të marrim acid dhe t'ia hedhim në sy! Kryebashkiaku: Peshkaqen fajdesh! Koha e 'të fortëve' ka mbaruar
19 Janar 2022, 11:55Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot është kërcënuar publikisht nga një prej protestuesve të banorëve të '5 Majit'. Për mediat, protestuesi i quajtur Elson Makurm, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë objekt i OFL-së, u ka bërë thirrje banoëve që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid dhe t'ia hedhin acidin në sye kryebashkiakut.
-
Shiste drogë në dyqan, arrestohet 26-vjeçari në Fier! I gjenden 88 doza kokainë dhe 40 grirëse kanabisi (EMRI)
19 Janar 2022, 11:59Mësohet se në dyqanin e tij tabakino, 26-vjeçari shiste edhe kokainë. Sakaq, gjatë kontrollit të dyqanit dhe banesës së të riut janë sekuestruar 88 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 40 grirëse kanabisi.
-