Kronikë
-
Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon në Lezhë një operacion antidrogë. Report Tv mëson se deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.
20 Tetor 2021, 09:01 -
Aksident i rëndë në Sarandë, ‘Benzi’ plagos rëndë 29-vjeçarin që kishte ndaluar në rrugë
19 Tetor 2021, 22:10Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në në Qafë Gjashtë, ku i plagosur ka mbetur një person. Report Tv mëson se i aksidentuari kishe parkuar makinën dhe po ngarkonte disa kova me bojë.
-
U raportua për njerëz të armatosur në Manastirin në Dhërmi, kapet murgu me pistoletë lodër çakmak
19 Tetor 2021, 20:45Murgu i një manastirit "Burimi Jetëdhënës" në Dhërmi të Vlorës është kapur me një pistoletë lodër çakmak. Efektivët e policisë ushtruan një kontroll në manastir, ku pistoleta lodër çakmak u gjend përkatësisht në dhomën e murgut.
-
FOTOT e laboratorëve të shqiptarëve, shkatërrohet banda e kokainë në Belgjikë, 27 të arrestuar dhe 2.1 ton drogë e sekuestruar! Në operacion edhe ushtria
19 Tetor 2021, 16:54Një bandë e madhe e drogës u shkatërrua pas 'Operacionit Sky' të zhvilluar nga autoritetet belge ku janë arrestuar 27 persona dhe është sekuestruar sasia rekord e drogës, 1.6 ton me vlerë 80 milionë euro. Policia bastisi 23 vende këtë mëngjes, me mbështetjen e ushtrisë. Rrjeti u shkatërrua pjesërisht falë mesazheve të koduara nga telefonat Sky ECC.
-
Gledis Nano paralajmëron drejtuesit e rinj të policisë: Jeni në provë, do vlerësoheni në bazë të meritokracisë
19 Tetor 2021, 13:49Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano teksa ka prezantuar drejtuesit e rinj të strukturave vendore, i ka paralajmëruar se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet
-
Shfrytëzonin për prostitucion vajza shqiptare, shkatërrohet grupi në Itali, 11 shqiptarë dhe italianë të arrestuar
19 Tetor 2021, 13:16Vajzat të reja nga shqiptaria janë shfrytëzuar për prostitucion në zonën e Bolonjës, nga një grup i cili tashmë është shkatërruar nga autoritetet. Policia italianë ka zbatuar 11 urdhër arreste personale me akuzat për tentativë rrëmbimi, shfrytëzimi, ndihme dhe mbështetje të prostitucionit, dhunës seksuale dhe përndjekjes.
-
Gledis Nano në Elbasan, prezanton Ardian Çipën si drejtor të ri të Policisë së Qarkut
19 Tetor 2021, 11:06Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, ku ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të Qarkut, Ardian Çipën
-
-
Përfitoi mbi 23 mln lekë me kontrata të falsifikuara qiramarrje, arrestohet 39-vjeçari në Korçë
19 Tetor 2021, 12:40Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve, është arrestuar nga policia e Korçës
-
FOTOLAJM/ Makinat e policisë me kamera te fenelinat, salla operative ndjek live operacionet e efektivëve
19 Tetor 2021, 12:20Tashmë operacionet kundër krimit dhe çështjet e trafikut në rrugë do të ndiqen live nga salla operative e Policisë së Shtetit. Kjo vjen përmes risisë në makina e policisë ku në fenelinat e saj janë vendosur kamera.
-
Tiranë/ E zuri korrenti teksa po punonte, përfundon në spital elektricisti 55-vjeçar
19 Tetor 2021, 12:14Një elektricist e ka zënë korrenti teksa po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë, në rrugën “Fehmi Agani”. 55-vjeçari me iniciale K.G, ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
-
'Shfryhet' dosja 'Toyota Yaris' ku u gjetën 3.4 mln euro, dënohet me 1 vit burg Ervis Vladi! U gjykua vetëm për mosdeklarim parash
19 Tetor 2021, 11:34Elvis Vladi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg për gjetjen e 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit brenda një makine "Toyota Yaris" në 2018. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg.
-
Kush po i vret 'adoleshentët' e bandës së Lushnjes?
19 Tetor 2021, 10:24Mëngjesin e së dielës u gjet i pajet në afërsi të lumit Shkumbin Alban Simaku, viktima i cili ishte qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Nga kamerat mendohet se viktima ishte rrëmbyer fillimisht në Lushnjë dhe pasi e vranë brenda në makinë, ia hodhën trupin në Peqin.
-
Vihen nën hetim 60 abonentë, vidhnin energjinë elektrike në mes të ditës (VIDEO)
19 Tetor 2021, 10:00Kriza energjetike, ka bërë që inspektorët e OSHEE-së të rrisin kontrollet në terren për të evidentuar lidhjet e paligjshme në sistem, për vjedhje të energjisë elektrike
-
Përplaset nga makina teksa drejtonte biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari në Shkodër
19 Tetor 2021, 09:47Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë pasi teksa i jepte biçikletës është përplasur nga një makinë.
-
Nxori në pritë shokun e fëmijërisë për ta ekzekutuar, prokuroria e Lezhës kërkon 30 vite burg për Mikel Alinë
19 Tetor 2021, 08:50Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes në bashkëpunim, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar
-
Sot në mbrëmje devijohet trafiku në Unazën e Re, shkak punimet në rrugë (HARTA)
19 Tetor 2021, 08:45Për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Re, mbrëmjen e sotme do të ketë devijim të trafikut. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të devijojë qarkullimin tek Unaza e Re për shkak të punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.
-
Kryehetuesi i Rusisë merr në dorë çështjen! Misteret e vdekjes në Qerret të 4 turistëve, trupat i tërheq djali i familjes
19 Tetor 2021, 08:29Rusia ka angazhuar për vdekjen e 4 turistëve në Shqipëri, kreun e Komitetit Hetues, për të marrë çdo informacion nga autoritetet shqiptare që hetimet i kanë nisur për vrasje.
-
Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën njëri nga shoferët dhe plagoset tjetri! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar
19 Tetor 2021, 07:07Makina me drejtues shtetasin Zyhdi Meti, është përplasur me automjetin me drejtues Vilson Tola, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Zyhdi Meti dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Vilson Tola. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar