Kronikë
-
12 Shtator 2021, 09:25
-
23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, 'Heroi i Demokracisë'! Rudina Hajdari i 'shigjeton' të gjithë ata që sot 'e nderojnë': E zvarritën vendin pafund, i shërbyen interesave të ngushta
12 Shtator 2021, 09:1723 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri
-
Tiranë/ Bie ashensori në Astir, 2 të plagosura, njëra shtatzënë! Arrestohet tekniku i mirëmbajtjes, nën hetim i vëllai administrator i firmës! Aksidenti zbuloi skandalin, ISHMT: S'ishte certifikuar
12 Shtator 2021, 08:542 gra kanë mbetur të plagosura pasi i janë këputur kavot ashensorit në një pallat në Astir dhe ka rënë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetra është rikthyer në banesë. Policia arreston teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të pallatit Dëfrim Shabani, ndërsa ka vendosur procedim në gjendje të lirë për vëllanë e tij Dritan Shabani, administratori i firmës së mirëmbajtjes.
-
20 vjet më pas: Tre shqiptarët që u vranë në 11 shtator, pasionet dhe amanetet! Njëri prej tyre ishte pastrues i dritareve në katin 107
12 Shtator 2021, 07:5120 vjet më parë, në 11 Shtator 2001, një sulm terrorist rrëzoi dy kullat e famshme binjake në Qytetin e Nju Jorkut (New York City) dhe vrau mijëra amerikanë. Mes të vrarëve ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj, dhe Simon Dedvukaj. Tre njerëz të dashur për familjet dhe komunitetin tonë. Tre dëshmorë që nuk do të harrohen kurrë.
-
Paradite me mot të kthjellët por mesdita vjen me rrebeshe shiu dhe luhatje temperaturash sot në Shqipëri
12 Shtator 2021, 07:22Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat jugore-juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.
-
Elbasan, shoferi humbet kontrrollin e automjetit dhe bie në kanal, lëndohet pasagjeri
12 Shtator 2021, 00:48Një aksident ka ndodhur në aksin rugor Elbasan-Peqin ne fshatin Paperr.
-
Lëkundet toka, tërmet 3.8 ballë në Vlorë
11 Shtator 2021, 23:04Sipas EMSC, lëkundja ka qenë 3.8 ballë, me epiqendër 5 kilometra nga Orikumi dhe thellësi 2 kilometra. Nga lëkundja nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa dridhjet e tokës kanë shkaktuar frikë te banorët.
-
20 vjet nga sulmet terroriste, Tirana vishet me ngjyrat e flamurit amerikan
11 Shtator 2021, 22:14Në 20-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat në Nju Jork, Tirana ka vendosur të përkujtojë sakrificat e atyre që humbën jetën në atë 11 shtator duke projektuar mbi kolonat tek Rektorati dhe Akademinë e Arteve ngjyrat e flamurit amerikan.
-
E rëndë në Prishtinë, kamioni përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçar
11 Shtator 2021, 21:45Një fëmijë 1-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur për vdekje nga një kamion në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë
-
Aksident në Tiranë, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital
11 Shtator 2021, 21:23Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.
-
Mbushi furgonin me rreth 335 kg marijuanë në Shqipëri dhe e çoi në Greqi, arrestohet 51-vjeçari grek në Selanik! Anëtar i rëndësishëm i një grupi kriminal të trafikut të drogës
11 Shtator 2021, 19:45Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e sotme në Greqi, e cila vinte nga Shqipëria. 335 kg marijuanë janë kapur në një furgon, pas një operacioni që u zhvillua në Amfiloxia nga anti-droga e Selanikut në bashkëpunim me policinë e Artës dhe Amfiloxise
-
'Më ke zënë pamjen e TV' , shqiptari godet me thikë tifozin britanik, dënohet më 9 vite burg
11 Shtator 2021, 19:07Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Plumb Hysa, është dënuar më 9 vite burg pasi ka goditur tre herë me thikë një tifoz britanik, në një prej ndeshjeve të Anglisë në Euro 2020
-
Drejtësia dështoi, në tetë muaj, gjashtë gra u vranë nga burrat! Gjyqtarët dhe prokurorët liruan nga burgu vrasësit, disa nga viktimat me urdhër mbrojtjeje
11 Shtator 2021, 18:08Gjashtë gra janë ekzekutuar nga bashkëshortët në tetë muajt e parë të vitit. Shkaqet kanë qenë nga më të ndryshmet, në disa raste sistemi i drejtësisë u ka dhënë lirinë burrave vrasës, ndërsa disa gra kanë qenë me urdhër mbrojtjeje gjatë kohës që janë vrarë.
-
-
Situata nga pandemia, 4 viktima dhe 869 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend! 175 pacientë të shtruar në spital, 33 në gjendje të rëndë
11 Shtator 2021, 17:194 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 869 raste të reja infeksioni. Janë 12,585 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar.
-
Aksident në Sukth të Durrësit, do kalonte në anën tjetër të rrugës, makina përplas për vdekje 77-vjeçarin
11 Shtator 2021, 17:06Një 77-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, në Sukth, ku viktima ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, në momentin që është përplasur nga një automjet tip "Ford", me drejtues 62-vjeçarin Andrea Liko nga Lushnja.
-
Arrestohet për korrupsion punonjësi i policisë në Tiranë, nën hetim penal dy të tjerë
11 Shtator 2021, 16:59Zyber Halili, 54-vjeçar, punonjës policie është arrestuar nga SHÇBA, për korrupsion, ndërkohë që dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
-
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i skandaleve Piro Sota! Liroi vrasësin e Sabrina Bengajt, 4 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt dhe Avni Gashit! U hapi qelinë kokave të drogës
11 Shtator 2021, 16:42Një ditë para se Elton Meta të vriste ish bashkëshorten Sabrina Bengaj në Fier, gjyqtari Piro Sota që e kishte liruar nga burgu u përjashtua nga drejtësia për 15 vjet. Sota liroi edhe 3 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt në Ballsh. I hapi derën e burgut anëtarit të ish bandës së Durrësit Sardian Sulejmanit. Liroi para kohë nga burgu nipin e Enver Hoxhës i dënuar për dosjen e drogës ‘Xibraka’, ndihmoi të linte qelinë edhe Fatmir Kajollin, mikun Fatmir Mediut, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg
-
E reja në mëshirë të fatit, ura provizore drejt shembjes! Kompania ndërpret punimet për urën e re Darëzezë-Fier
11 Shtator 2021, 16:29Ura e re që lidh bregdetin e Darëzezës me qytetin e Fierit duhej të përfundonte në korrik të këtij viti, por punimet janë ndërprerë dhe nuk dihet se kur mund të rifillojnë. Ndërkohë banorët ankohen pasi një urë provizore e ndërtuar nga ushtria rrezikon të shembet sërish për herë të tretë
-
Kanabis dhe muzikë jashtë orarit, gjobitet pronari i një lokali të paregjistruar në QKR në Sarandë! Policia nuk 'fal' as 23 klientët
11 Shtator 2021, 16:26Pavarësisht shifrave të larta të infeksioneve me COVID në vend dhe rrezikut nga varianti Delta, një biznes në Sarandë, i paregjistruara në QKR, ka parë të arsyeshme të vijojë muzikën përtej orarit të përcaktuar për mbyllje.